
Gëzuar pensionin Dr. Elez Biberaj!
Së bashku me Qemalin dhe gjithë nxënësit e Shkollave Shqipe “Alba Life” kemi kënaqësinë t’ju urojmë në daljen në pension nga Zëri i Amerikës, një ndër mediet më prestigjioze në botë. Ju me majën e penës brilante vutë një jetë të tërë gati një gjysmë shekulli në shërbim të së vërtetës, u bëtë frymëzues për miliona shqiptarë që vuanin nën diktaturë duke sjellë dhe ju mësuar parimet e demokracisë amerikane.
Ne i besuam zërit tuaj të kthjellët që sillte këngën e Lirisë nga tempulli i demokracisë botërore dhe vazhdojmë t’i besojmë akoma, sepse mjergullat ende mbulojnë një pjesë të mirë të qiellit… Me zërin e së vërtetës ju arritët të fitonit “qeverisnit” zemrat e shqiptarëve të cilët mezi prisnin t’ju dëgjonin në radiot e tyre pranë apartamenteve të vogla. Dhe ashtu sic thotë Oscar Wilde ju e arritët si:
“In America, the president reigns for four years, and journalism governs forever and ever.” –
Ju e keni fituar besimin dhe ky është misioni më i lartë i një gazetari NJERI!
Jetë të gjatë dhe punë edhe më të vyera në kapitullin tjetër të jetës!
Kozeta dhe Qemal Zylo,
30 Tetor, 2023
New York