Opinion nga Ervin SHKULAKU/Historian/
Pas vizites se kryeministrit Turk ne Kosove kam ndjekur me kujdes te gjitha lajmet, opinionet dhe komentet e lexueseve ne mediat shqiptare. Per çudi mu kujtua koha kur kam pergatitur temen e diplomes. Ne ate kohe bera kerkime ne gazetat shqiptare te viteve (1906-1912). Kjo periudhe perkon me luftrat Balkanike dhe me pavaresine e shtetit tone. E theksova “Çudi” sepse edhe sot shoh qe kane ndryshuar pak gjera ne opinionet dhe komentet e shqiptareve. Perseri fillojme me opinoine boshe duke akuzuar njeri tjetrin jo grek, serb, turk. Ne nje ane politikanet dhane mendimin e tyre pro ose kunder fjaleve te kryeministrit turk, ne nje ane bashkesia Islame nxorri gjoksin te mburret, ne nje ane partite e pakices turke u munduan te perfitojne nga vizita qe te mashtronje mysliamnet duke bere mitingje, ne nje ane kisha doli menjehere kundra deklaratave te kryeministrit, gjithashtu edhe reagimi i politikes Serbe duket se nuk e ka ndryshuar ideologjine e saj keto 100 vitet e fundit dhe u mundua te perfitoje nga ky moment.
Ateher ky eshte Ballkani!? Nje deklarate e nje kryeministri te Turqise ka aq shume fuqi qe te levizi te gjithe guret ne Ballkan!? Por me e çuditçme eshte se ne Turqi kjo ngjarje perfundoj vetem me viziten e kryeministrit Turk dhe nuk u trajtua pothuajse hiç ne mediat turke. Prandaj mendimi im eshte qe situata e sotme nuk eshte e njejte me ate te para 100 viteve. Luftrat e Ballkanit me Turqine kane mbaruar qe ne vitin 1914 dhe ato pothuajse jane harruar ne Turqi. Keto 100 vjet Turqia nuk ka patur pretendime territoriale sepse kane ndryshuar kohet. Sot shtetet e trysnojne influencen e tyre nepermjet ekonomise, prandaj edhe intelektualet edhe politikanet shqiptare duhet te analizojne çeshtjen se “PSE AEROPORTI I PRISHTINES NUK U RIKONSTRUTUA NGA NJE FIRME SHQIPTARE? ” Pse ekonomia shqiptare eshte e dobet? Prandja une mendoje qe keto pyetje jane shume me te rendesishme ses a nje deklarate e nje kryeministri. Sot Turqia duke marre shembull perendimin eshte e fokusuar ne zhvillimin ekonomik dhe atje ku ka shtete te varfera atje do te investoje. Deri sa Greqia ishte nje shtet me ekonomia te forte investimet turke ishin te pakta por pasi ra ekonomia e Greqise investimet Turke menjehere u shumefishuan.
Gjitahshtu te shprehja “Kosova eshte Turqi dhe Turqia Kosove” mendoj qe nuk ka qene me qellim te keq. Para disa muajsh nje deputet Turk ka deklaruar se 50 deputete ne Parlamentin Turk jane me origjine shqiptare prandaj nuk eshte çudi nese fjalimi i Erdoganit te jete pergatitur nga nje ekspert me origjine shqiptare.
Gjithahstu keto lloj deklaratash te kryeministrit turk jane te shpeshta. Meqense partia e tij eshte parti me fryme Islamike, shpesh here i permend shtetet me popullesi myslimane si shtete te njejta me Turqine. Ne zgjedhjet me te fundit parlamentare ne Turqi ku fitoi partia e Erdoganit dhe ai shprehu se keto zgjedhje nuk i fituan vetem turqit por edhe palestina, Kosova, Malajzia, Iraku etj. Pra ketu theksoi perkatesine fetare te ketyre shteteve.
Natyrisht keto lloj fjalime jane jo-diplomatike dhe jane bere shkak shpeshhere te keqkuptimeve si ne rastin tone. Prandaj qe edhe influenca e Erdoganit ka pasuar renie ne Turqi muajt e fundit.