Nga Alfons GRISHAJ/ Njëherë e një kohë pata lexuar një tregim, ngjarje e vërtetë ndodhur në Berlin, tregimi titullohej: “Shuplaka e Zotit”, përkthyer nga një nga kolosët tanë (në mos gabohem), Ernest Koliqi.
Historia e atij tregimi ishte pak a shumë kështu: Në vitin 1936 , Berlin, në një spital katolik, një nënë çifute priste të lindte fëmijën e vet. Përballë shtratit të lindjes, në murin karshi qëndronte varur kryqi i Krishtit. Çifutka i tha murgeshave që shërbenin t’a hiqnin kryqin e Krishtit, se ajo nuk kishte dëshirë që fëmija e saj që do të lindte të shihte figurën e Jezusit.
Murgeshat i thanë nënës që po priste fëmijën, që ata nuk mund të bënin asgjë, sepse ishin vetëm shërbëtore, porse ato do t’ia drejtonin kërkesën drejtuesve të spitalit ose mjekut. Çifutka këmbëngulte në të sajën. Ndërsa dhimbjet i shtoheshin dhe fëmija ishte në rrugë e sipër për të lindur, ajo vazhdonte t’i kërkonte doktorit të njëjtën gjë: “Hiq kryqin e Jezusit!”. Doktori vazhdonte detyrën pa i kthyer përgjigje deri në lindjen e fëmijës . Pasi përmendi fëmijën iu kthye të ëmës : “ Zonjë mos u shqetëso… se fëmija juaj nuk do ta shohë kurrë kryqin e Jezusit!” – “Po përse ?” – e pyeti e ëma e fëmijës e çuditur ”- “Sepse fëmija ka lindur i verbër.” – ia ktheu doktori.
Për mendimin tim, kjo është redemption !!
Që fëmijë besova në Zot, jo në format e stisura dhe të servirura keq, por në Librat e Shenjtë, dhe bazuar në eksperiencën e pranisë së Zotit në jetën time. Asnjëherë nuk u luta kur isha keq, por gjithmonë e lëvdova dhe e falenderova kur isha mirë, duke u lutur dhe për të tjerët deri në sakrificë…
Sot alemi po përjeton çaste të parashikuara në Bibël dhe të rishfaqura në subkoshincën e besimtarit. Për herë të parë, në mënyrë globale, shtetet e tmerruara e shohin veten të pafuqishme në përballjen me “Shuplakën e Zotit”. E pra, Zoti e dinte që njeriu do bëhej si gjeli, i cili do mendonte se po nuk këndoi ai, nuk vjen mëngjesi, nuk lind dielli. Ndërsa tani, ai nuk ka kohë për urrejtje , për cmirë , e sheh veten të pafuqishëm, një gjel gënjeshtar, të strukur, të frikësuar, të gjunjëzuar me shpresën për të zbardhur… dhe jo për ta sjellur mëngjesin.
Dikur një nga poetët tanë shkruante pak a shumë kështu:
Prej një gojëvogli që asht vetë krymi
Që për të sot thu nuk ka fuqi,
Prej ktij gojvogli tash t’thithet tlyni
Sa dhe kockat ka me t’ i shkri!
Mikrobi i sotëm as që nuk shihet, nuk është as sa krymi, por një armë e tmerrshme, e padukshme ndëshkuese që shkurton jetë njerëzish…, se me vdekje jemi të dënuar të gjithë! Pas kësaj … është zgjidhja e Hyut.
Eshtë koha të kthehemi tek Zoti.
Le të lutemi… !!!