Si dhe kur mbaron kjo Pandemi?
Shkruan: DR. PASHKO CAMAJ*/
Disa muaj më parë, askush nuk e dinte që ekzistonte SARS-CoV-2 (Covid-19), dhe aq më pak, se do të kalojë në një pandemi të plotë, të përhapur në pothuajse çdo vend te botës, duke infektuar, deri më tani, sa dihet, 7 milion njerëz. Ajo ka rrezikuar ekonomitë dhe sistemet e kujdesit shëndetësor në të gjithë botën, zbrazi hapësirat tona publike dhe mbushi spitalet. Ajo ka shkaktuar një ndarje të njerëzve nga miqtë, familjet dhe vendet e tyre të punës. Me nje shpërthim, ajo ka trondit boten në një shkallë të cilën shumica prej nesh nuk e kemi parparë kurrë. Ashtu si dy luftërat botërore, ose Gripi Spanjoll i vitit 2018 më parë, kjo pandemi tashmë ka lënë një shenjë të pashlyeshme në mbarë botën.
Disa prej nesh mund të kenë dëgjuar ose mësuar se pandemia globale e kësaj shkalle mundë të ndollë. Ekspertë të shëndetit publik kanë shkruar dhe paralajmëruar për mundësinë e një shpërthimi të tillë. Por keto paralajmërime, ishin vetëm arsye e mirë për të bërë një prodhim në Hollywood (Contagion-2011). Dhe kështu, frika u bë realitet në pjesën e hershme të këtij viti, kur mbetem duke u përpjekur t’i përgjigjem pyetjes: “çka tani?”
Ndërsa shikojmë përgjigjen tonë fillestare dhe hapat që morëm për të “rrafshuar kurbën” dhe zvogëluar numrin e të infektuarve dhe për të zvogëluar numrin e viktimave, mësuam se edhe Shtetet e Bashkuara, me notën 83.5, më të larta në Indeksin Global të Shëndetit të Sigurisë, organizatë kjo qe vlerëson çdo vend në gatishmërinë pandemike. Megjithatë, tani e dimë se ne ende nuk ishim të përgatitur për një krizë të tillë. Në fakt, asnjë vend në botë nuk ishte. Qëllimi im nuk është që të përpiqem dhe të fajësoj asnjë vend, por është e vështirë të mos pyetësh “çka nëse?”, dhe se “çka nëse” duhet të fillojë me origjinën e kësaj pandemie globale! Kjo ese nuk do të merret me përpjekjen për të gjetur përgjigje për atë “çka nëse”, por do të flasë më shumë për fatin e një pandemie, veçanërisht se si mbarojnë ato.
Ne e dimë se si filloi pandemia Covid-19: kafshët, siç janë lakuriqët, në rajonin Wuhan në Kinë, janë një pellg natyrorë i llojeve të ndryshme të koronavirusit. Bazuar në ato që dimë, diku në vjeshtën e kaluar, një nga keto llojesh, ‘kapercei’ në një njeri, dhe me ketë vendosi në lëvizje pandeminë më të madhe globale, tash më shumë se 100 vjet. Ajo që ne nuk dimë, edhe pse shumë spekulojnë, është se si do të përfundojë pandemia. Kombinimet e faktorëve si transmetimi i lehtë i virusit, një sërë efektesh te njerëzit, me simptoma që shkojnë nga krejt e butë e deri në vdekjeprurës, bëjnë parashikim se si përfundon një pandemi kaq e ndërlikuar. Në këto kushte, ekzistojnë përfundime të mundshme: një që për këtë pandemi nuk është e mundshme; një e rrezikshme dhe vdekjeprurëse; dhe një që mund të zgjasë muaj dhe vite.
Mundësia e parë (që na ka kaluar tashmë) ishte një përgjigje e unifikuar globale për bllokimin, e njëkohësisht, për të menaxhimin e kontrolluar të virusit, si me SARS-in origjinal në 2003. Tani ne e dimë rezultatin e kësaj mundësie, pandeminë e përhapur të koronavirusit të vitit 2020, pothuajse çdo vend.
Mundesia e dytë për t’i dhënë fund një pandemie është që virusi të bëjnë atë që kanë bërë pandemitë e gripit në të kaluarën: kallje nëpër botë, duke lën pas viktima te shumta dhe pas imunitetin e mjaftueshëm që përfundimisht nuk lejon që virusi të gjejë strehues. Kjo do të krijonte një skenar “imuniteti të tufës”, por gjithashtu do të vinte me një çmim të tmerrshëm. Ky virus është më i transmetueshëm dhe më virulent se ai i gripit, dhe kishte lënë pas shumë miliona vdekje, në të gjithë globin. Vlerësimet vetem për ShBA ishin 1-3 milion vdekje. Prandaj u detyruam të merrën masat per te cilat tashmë dijmë të gjithë!
E treta (dhe për këtë pandemi) mundësia e vetme bazohet në një kontroll dhe vaksinë: fundi i kësaj pandemie do të arrihet me një kombinim të masave qe kan qen efektive në kontrollin a pandemive të mëparshme-duke vazhduar kontrollin shoqëror, ilaçe të reja antivirale për të lehtësuar simptomat, dhe më në fund vaksina. Taktikat epidemologjike agresive, siç janë izolimi i të sëmurëve, karantinimi i kontakteve të tyre, zbatimi i kontrolleve sociale dhe përdorimi i mbulesave të fytyrës, mund të kufizojnë shpërthimet të jenë të lokalizuara. Këto janë taktika ‘të blejmë kohë’ derisa të kemi një vaksinë të sigurt dhe efektive! Por ne e dimë që kjo do të marrë kohë – disa parashikime optimistike janë deri në fund të këtij viti. Kemi shum arsye për të besuar se vaksinë mund të funksionojë në mënyrë efektive, pra kur te jet gati. Në krahasim me virusin e gripit, koronaviruset nuk kanë aq shumë mënyra për të depërtuar ne qelizat njerëzore. Nëse kontrollojmë mekanizmin me të cilin ndërveprojnë me qelizat tona, virusi nuk mund të pushtojë dhe të replikohet në qelizat tona, dhe kontrolli i këtij mekanizmi është ajo që do të bëjë një vaksinë efektive. Ndërsa nuk jemi të sigurt nëse vaksina do të japë imunitet afatgjatë, si me fruthin, apo imunitet afatshkurtër si me gripin sezonal, ne e dimë se vetëm një vaksinë e sigurt dhe efektive do të jetë fundi i kësaj pandemie.
- Nenkryetar i Federates Pan Shqiptare te Amerikes”VATRA”