Pavlina Ylli, emigrante në Selanik dispononte leje qëndrimi si minoritare greke. Por nga na doli minoritare Pavlina kur e dimë se ajo është korçare?
/
Javën që shkoi, Arta Dade akuzojë Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushatin se Konsullja e Përgjithshme në Selanik është caktuar jashtë çdo kriteri diplomatik. Merita e saj, Pavlina Yllit, është vetëm se paska qenë dikur vrapuese. Akuza e Dades ishte e drejtë, ne gjetëm dokumentin ku thuhet se Pavlina Ylli, emigrante në Selanik dispononte leje qëndrimi si minoritare greke. Por nga na doli minoritare Pavlina kur e dimë se ajo është korçare?
Mbetet për të vërtetuar nëse dokumenti që po botojmë ekskluzive është fallco apo i vërtetë, por ata që jetojnë në Selanik e njohin mirë Pavlinën. Për fat të keq Diplomacia shqiptare prej shumë vitesh emëron njerez jo profesionistë.(Arben.LL)
DURO says
CIPRAS NË NJË PRERJE ME “THIKË RACIALE” TË EMIGRANTËVE
Një lajm që “ngrohu” emigrantët homogjenë…
Dhe “ftohu” emigrantët heterogjenë…
Lojë helene me “kalë troje”…
Qeveria greke ka deklaruar se do të rifillojë dhënien e pensioneve të Entit të Sigurimeve Agrare, OGA, që merrnin minoritarët mbi 67 vjeç nga Shqipëria dhe ish republikat e Bashkimit Sovjetik dhe që u ndërprenë në shkurt të vitit 2013 nga politikat e ashpra të qeverisë Samaras-Venizellos.
Deklarata është bërë në Parlament nga ministri plotësues i Sigurimeve Shoqërore, Dhimitris Stratulis, në kuadrin e paraqitjes së projektligjit të qeverisë Cipras të radikalëve të majtë për të përballuar krizën humanitare në vend.
Sipas Stratuilis, brenda një muaji e gjysmë qeveria Cipras do të dorëzojë në Parlament dhe do të aprovojë një projektligj që do të rifuqizojë dhënien e pensioneve prej 360 eurosh të të moshuarve mbi 67 vjeç që nuk ishin të siguruar.
Në radhët e tyre përfshihen rreth 17 mijë minoritarë nga Shqipëria dhe rreth 14 mijë homogjenë nga ish-vendet e Bashkimit Sovjetik. Pensioni do të jepet i plotë dhe jo i reduktuar.
Nga një aritmetikë e llogaritur nga një nxënës i ciklit të ulët, i bie që për 31.000 minoritarë do të jepen mbi 11 milionë euro në muaj.
Në lajm flitet për të moshuar mbi 67 vjeç “që nuk ishin të siguruar”.
Për të tjerët, emigrantë mbi 67 vjeç që kanë punuar të siguruar, që kanë kontribuar në fuqizimin e sistemeve greke të sigurimeve (IKA, OGA, TEBE) nuk bëhet fjalë. Ata edhe pse kanë 2-4 mijë ditë sigurimi (për pension duhen 4500 ditë) nuk mund të marrin asnjë lloj ndihme, asnjë lloj pensioni, madje, po qe se nuk kanë paguar 50 ditë siguracione në vit nuk gëzojnë as të drejtën e librit të shëndetit.
Unë Durim Madhi, që kam 17 vjet mërgimtar i ligjshëm, që kam punuar në “të zezë” e që kam afro 3000 ditë siguracione në “të bardhë”, 74 vjeç, nuk kam të drejtë as të marr pension, as të marr librin e shëndetit. Një homogjen shqiptar, grek apo arumun, një homogjen rus, i njohur në publik si “rusopond” qeveria Cipras i jep të drejtën të marrë një pension jo më të vogël se 360 euro në muaj.
Unë Durim Madhi, mërgimtar shqiptar një ditë, me dosjen e plotë të pagesave të mia në entin e sigurimeve IKA, sipas një lajmi që qarkullon se OGA- jep pension për ata që janë mbi 67 vjeç, u paraqita në zyrat e entit.
Pyetjen time se “a gëzoj të drejtën e marrjes të një pensioni për vitet dhe ditët e sigurimeve të mia” e pritën tek dera “me këmbët e para”.
Përgjigja ishte me pyetje:
– A merrni pension në ndonjë vend tjetër?
– Po, iu përgjigja, marr një pension 150 euro në muaj në Shqipëri, pension i cili nuk më mjafton as për ilaçet e zemrës, tensionit, diabetit.
– Nuk merrni pension! – mu përgjigj prerë dhe u kthye për të dëgjuar e përcjellë me të njëjtën frazë ultimative një person tjetër me të njëjtin hall si edhe unë.
Ndarja në ngastra e emigrantëve në Greqi; shqiptarë, rusë, arabë… prerja me thikë racore etë drejtave të tyre, është veprim që ndodh vetëm në Greqinë anëtare të Bashkimit Evropian. Në asnjë vend tjetër në botë nuk ndodh që emigrantët me dokumente të rregullta, me leje qëndrimi shumëvjeçare, të trajtohet ndryshe nga qytetarët e vendit ku jetojnë dhe punojnë.
Qeveria Cipras që mban në dorë flamurin e ndihmës për të varfrit po jep shembullin më të shëmtuar të ndarjes në raca të emigrantëve…
ASHIKU A.
Athinë, 11 mars 2015
kodrasadikit says
Si ka mundesi nje gje e tille te ndodhe ne BE ,si ka mundesi qe Cipras nji bire shqiptari te mos e ndiej perkatesine e vete etnike,kah u treten e kah u ftohen nga ndjenja kombetare Arvanitasit e famshem qe e bene ate shtete per ta asimilu e per ta trete vetveten,qfar befasije skam fjele per ta shpjegue kete dukuri.Megjithate ne duhet ti afrijme kta njerez tane te cilet ndoshta per momentin ndihen large kombit e realitetit shqiptare.Te shpresojme se keta vllazni te zgjohen e te kendellen per tu mburre me vetveten dhe per te hapur shkolla shqipe gjithandej Greqise fqinje shekullore….