“Dëshmi, fakte dhe prova konfirmojnë se si, Emiliano Shullazi ngriti në këto tre vite një perandori të krimit, me gjoba ndaj biznesit, me rrëmbime pronash, me trafik dhe droge.
Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë pasur dijeni për të gjithë këtë aktivitet kriminal”. E nis kështu Partia Demokratike, denoncimin e radhës për lidhje të kryeministrit dhe ministrit të brendshëm me Emiljano Shullazin. Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, thotë se “nga provat dhe faktet e bëra publike, duket se Edi Rama dhe Saimir Tahiri e kanë ditur, e kanë lejuar, madje e kanë ndihmuar Emiliano Shullazin në grabitjen e Vollgës në Durrës, në marrjen me dhunë, përmes kërcënimesh, me armë e me eksploziv, të qindra mijëra eurove nga biznesmenët”.
Denoncimi i PD shkon më tej. Sipas saj, “Shullazi jo vetëm kishte çdo zyrë të shtetit të Edi Ramës në dispozicion, por mbështetja ndaj tij shkonte deri atje, sa efektivë të forcave speciale shërbenin për sigurinë e tij”.
Ristani përmendi faktin se PD e kishte denoncuar favorizimin e Shullazit nga shteti edhe në dogana.
“Makinat e tij nuk ndaleshin asnjëherë dhe nuk kontrolloheshin në dogana, siç ishte rasti i denoncuar nga ne, i futjes së makinës së blinduar pa asnjë verifikim nga Porti i Durrësit”, tha ai.
PD bëri publik edhe një tjetër fakt. Sipas saj, “përfaqësues të rëndësishëm të biznesit në vend janë ankuar tek Edi Rama për gjobat që u ka vënë Shullazi, por kanë gjetur shpërfilljen, madje edhe justifikimin e tij për Shullazin. Tek Rama, biznesi nuk ka gjetur garantin e rendit dhe sigurisë, por ortakun e Shullazit”.
PD thotë se “dinamika e rastit Shullazi flet qartë: Vështirësia më e madhe e Prokurorisë në hetimin e Shullazit ka qenë dhe është edhe sot qeveria, Edi Rama e Saimir Tahiri.
Ata i kishin dhënë Shullazit statusin e të paprekshmit. Megjithë denoncimet e qytetarëve, megjithë denoncimet e Partisë Demokratike, madje edhe të partnerit tonë strategjik, Shullazi vazhdonte të kishte mbështetjen pa rezerva të qeverisë”.
Pas ndalimit të Shullazit për gjobvënie, PD shpreht se ai, si “një prej personave më të rrezikshëm në vend, ishte mik, ortak e partner me Edi Ramën e Saimir Tahirin, dhe vazhdon të jetë, sepse as dje, as sot, ata nuk guxojnë t’i përmendin as emrin”.
Partia Demokratike bën një tjetër denoncim në deklaratën e saj, teksa i kërkon prokurorisë të hetojë aktivitetin e plotë të Shullazit, pa u ndikuar “nga presionet e Edi Ramës e Saimir Tahirit” për të nxjerrë në dritë “se nga i vinte pushteti një krimineli që vinte gjoba e grabiste prona”.
Partia Demokratike u kërkon partnerëve ndërkombëtarë e në veçanti Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, ta monitorojnë këtë proces, të japin kontributin e tyre për të ndalur ndërhyrjet e qeverisë e për të siguruar drejtës dhe nxit qytetarët e biznesmenët që janë kërcënuar, rrëmbyer e gjobitur, të denoncojnë.
Zoterinje –Prej kohesh eshte vene re qendrimi i qeverise shqiptare pro Shullazit ,megjithe paralajmerimet qe jane bere dhe ankesat kunder tij .Ja pra kush fshihej pas ketij krimineli me permasa globale .Eshte pikerisht grupi hajduteve qeveritare me te gjatin ne krye ,qe gllaberojne miljonat e shqiptareve ,prandaj atje nuk ka perparim te dukshem ne ekonomi e kudo –sepse aty bandat e tipit Shullazi (natyrisht ai nuk eshte i vetemi qe transportonte drogen qeveritare apo spekullonte haptas ),bejne kerdi .Kjo eshte arsyeja pse PD eshte cjerre deri me sot e akuzuar qe nuk do reforma ,qe i pengon ato ,qe eshte shndruar ne kritizere te qeverise hajdute .Doli se fundi e verteta me fakte plot kunder tij Por ,cdo na thote Rama tani pasi plasi bomba .Natyrisht Shullazi nuk do te jap emra te KAPOVE ,qe e kane drejtuar ,prandaj ndaj tij duhen perdorur metoda te ashpra qe te vjelli te gjitha ato qe ka ne bark .Arrestimi i tij eshte nje predhe e forte kunder grupit Ramametatahiri qe kane ndertuar perandori miljonash te vjedhura prej popullir shqiptar .PO qe se ka drejtesi te vertete ne Shqiperi ,ne bangen e te akuzuarve duhet te jene ne rrjeshtin e pare ,kapociat e qeverise qe deri me sot kane livadhisur sic kane dashur pa ju hyre nje gjemb ne kembe ,Jam me se i sigurt se ne ate proces do te kete nderhyrje nga Rama per te mos nxjerre kembetjasht jorganit dhe ti jepet nje denim fare i vogel duke ja minimizuar veprat kriminale .Maja e kupoles ,ka ardhur koha ,te bjerre per toke .Keta komunist qe kane dal haptas me flamurin e Dulles ne krye -duhen qerruar nga Shqiperia .Vendi i tyre duhet te jete erresira e perjeteshme ,atje ku duhet te perfundoje edhe vepra kriminale e EH se mallkuar nga te gjithe pervec atyre me kapelet republike qe dalin akoma me fotot e te mallkuarit ne rruge pa u trembur .Mallkuar qofte ne jete te jeteve ai rregjim kriminal qe duhet nxjerre nga rrenjet e djegur ,per mos tu perseritur KURRE ME.