nga Ilir Levonja/
Përmbi të gjitha. Çfarë ka zënë prej ditësh. Përmbi të gjitha, çfarë po thonë studiove. Dijeni…, dhe thuajeni hapur, 21 Janari i vitit 2011, është faqja jonë e zezë.
Nuk e di se si ndihesh ti, sot, vëlla socialist. Se unë ndihem i shtrydhur. Edhe i përdorur. Dhe kokë mënjanë me ty. Pa të drejtën e dashurisë me njëri-tjetrin. Madje i privuar edhe nga krushqitë. Por dua të kujtojë midis të tjerave se, nuk po më duket, se është përvjetori i 21 Janarit. Jo. As mos e çoni nëpër mend. Biles mos bëj çudi që nuk e di se si në oborret tuaja, shërbehet akoma kafe. Dhe akoma ju i hidhni ujë shpresës për gjetjen e fajtorit. I hidhni ujë vështrimit të ngrysur duke shenjuar njëri-tjetrin me nofkën socialist apo demokrat. Megjithatë të paktën nuk vriteni nga poshtë. Dhe e dini pse-në. Sepse keni në fund të fund një farë sqime për njëri-tjetrin. Nuk i thoni as qelbësirë, as kriminel, as rrumpallë. Se po t’i thoshit sysh, do ishit vrarë masivisht. Dhe masivisht do ishit shojtur. Fjala vret njësoj si plumbi. Kështu thoshin të parët tanë. Po ne, si klasë e ”ulët” që jemi, zgjedhim turpin e heshtur. Shajmë njëri-tjetrin, por prapa krahëve. Se e thashë, po ta shanim në sy, rrugës kur shkëmbehemi. Do nxirrnin brezit koburet. Do i kthenim mjetet e punës në armë. Dhe normalisht, nuk do uleshim kurrë bashkë. Do i mungonim përjetësisht në gëzime shoqi-shoqit. Kurse pas krahëve, është ndryshe. Një soj fryme që është bërë e jetës, Do themi diçka zë ulët. Të pakëtn kështu, sharja ngjan me atë ajrosjen magjike. Mbi njerëzit. Ndaj në këtë aspekt, ne, ju, vetëm sa e cilësoni njëri-tjetrin, socialist apo demokrat. Edhe, edhe, më keq akoma. Por janë nga prapa. Zakon i ditës. Por vetëm kaq. Pak përbuzje dhe ca paragjykim.
Kurse ata në tribuna, edhe pse shajnë para e mbrapa. Me prag shtëpie. Me farë e me fis. Me fjalorin më të ulët të pas shpinës suaj. Nuk vriten asnjëherë. U vrasin ju. Madje edhe darkojnë sëbashku. Bëjnë deklarata po ashiqare, për tradhtarë të kombit, vrasës etj. Kurse ne vazhdojmë të ndajnë kafe. Ta shohim shtrëmbtas njëri-tjetrin. Eshtë përvjetori i llomotitjeve. Kësaj fryme turkoshake e kohës së dovletit. Eshtë faqja e zezë e gazetarisë shqiptare. Sepse ata që denoncuan, u dekoruan. Eshtë faqja e zezë e politikës për shkak të dështimit. Eshtë faqja e zezë e jonë që nuk u bëmë zot të vetes. Pranojmë tribunat. Dekorimet dhe daljet publike në krah të palltove të pushtetit. U shërbejmë kafe kur na vine oborr. Eshtë faqja e zezë e drejtësisë. Eshtë faqja e zezë e intelektualëve…, historian, mjekë, profesorë, akademikë, shkrimtarë, muzikantë, artistë pamorë e të skenës. Çfarë tjetër mund të përmend. Ka një battalion të tërë syresh pranë partive. Dhe shfaqen si gjithmonë nxënës shembullore të dështimit të Njëshit. Eshtë faqja e zezë e një fryme njerëzore që nuk ndjen aspak pendesë. Ka vrarë, vret dhe duket se do të vazhdojë kështu.
Eshtë faqja e zezë e një fund shekulli. Dhe e këtij fillim të ri.
Nuk e di se si ndiheni sot ju, familje. Ju që humbët njerëzit. Por siç e shikoni. Ndërsa ju çoni lule, I kujtoni… skena është po ajo. Dielli lind, shkon, perëndon. I pari do rrahi gjoksin, I pari premton. Kurse vazhdoni e vrituni!
Shkambi says
Askush nga shkruesit, nga parlamentarë, gazetarë nuk e hapë kutinë e krimit të 21 janarit, por fajsojnë gjykatën e nalt se nuk dha drejtsi tash 2 vjet e kusur. Kjo s’asht e vertetë. Fajtori që nuk munden gjykata e naltë me e arrestue; asht në krye të pushtetit sot, prandej i demaskon Gjykatën e naltë me turli epitete rrugash kryeministri jo i Shqipnis, por i dikujt tjetër,……… Gjykimi fillon me kryeorganizatorin që u fsheh te kullat perballë kryeministris dhe i urdhnoi të rrihnin policat e gardës me barbari sikur të mos ishin kta bij shqiptarësh. E sot nji pjesë e tyne të hunit e gurve janë në krye të policive në ministri e në qytete dhe kryetarë partish socialiste. Mandej fillohet me urdhnat e gangsterit Lulzim basha si ministër i Brendshëm, autor i vjedhjeve të mbi 200 milion eurosh dhe në fund te ish kryeministri berisha. Garda nuk duhej prekë absolutisht se u keqperdorë mizorisht nga turma të droguem dhe nga banda Basha-Berisha. Jini realista dhe njerzor ne gjykime se nuk ecet tuj i ra rrumbullakë 21 janarit!