Nga Gëzim Llojdia*/
1.
Fakti :Lidhja u mblodh në 10 qershor 1878 në Xhaminë e Bajraklisë dhe në medresenë e Mehmet Pashës në Prizren. Treguesi i parë për mbështetjen fetare të saj. Teqeja e Frashrit dhe kuvendi në këtë teqe është pikënisja për ngjarjen e Prizrenit.
Është përmendur, por nuk është vlerësuar sa duhet teqeja në Frashër dhe arsyeja gjendet te misioni fetar i saj?Kur flitet dhe përmendet kjo e fundit,anashkalohet kontributi i këtyre strehëve shpirtërore në çështjet tona kombëtare.Ndërsa një palë luftonte në pararojë,pjesa tjetër vepronte në prapaskenë. Janë të njohur krerët e Lidhjes shqiptare të Prizrenit. Janë ende të panjohur figurat shpirtërore, që nxiten dhe krijuan situatën në favor të çështjes kombëtare. Pyetja se :cili ishte patrioti që udhëhoqi shpirtërisht Lidhjen e Prizrenit,merr një përgjigje dhe pyetja e dytë kush u dërguar në Prizren dhe cili ishte kontributi i Adem Vexhhi ,(shqiptarë nga Kosova) një vit përpara ngjarjes madhore?
Kush ishte Adem Vexhhi Babai?
Adem Vexhhi Babai është një nga vjershëtorët dhe baballarët e mëdhenj bektashinj të shekullit të XlX-të ka shkruar në kleriku Rexheb Beqiri. Është shiptar nga Kosova. Ka lindur n qytetin e Jakovës me 1841. Në moshe të re hyri nëshkollën fillore të vendit dhe, si e mbaroi atë, hyri në kolegjin fetar atje. Në moshe të njome i vdiq i ati dhe mbeti bonjak, duke u kujdesur për ‘të vetëm e ëma e tij. Qysh i ri vizitonte shpesh Teqenë Bektashiane në Jakovë, e cila kryesohej në atë kohe nga Adem Baba Prizreni.
Duke e vizituar shpesh Teqenë, i hyri dëshira për Bektashizmi dhe mori dore nga Adem Babai, me 1860, në moshën19 vjeçare. Dashuria shpirtërore sa vente i shtohej me tepër, kështu qe, me pas, e la botën fare dhe vendosi të behej dervish. Për këtë qëllim shkoi tek Baba Ademi në Melçan, ku shërbeu dy vjet atje.
Baba Adem Melçani nuk ishte në gjendje shëndetësore të mirë dhe, pas dy vjetëve, e dërgoi vetë me rekomandim tek Baba Alushi në Frashër, ku beri premtimin solemn dhe, pas një kohe, u vesh dervish prej tij. Me qene se ishte dervish imësuar dhe i shkathët, Baba Alushi e mbante pranë tij dhe i kishte lënë në dorën e tij edhe sekretarinë eadministratës se Teqesë.
Pasi u internua Haxhi Hasan Dedei, ne vitin 1872, Baba Alushi, i ftuar andej, shkoi në Teqenë e Madhe te Haxhi Bektashit, duke marre me vete edhe Baba Ademin bashke me dy dervishë te tjerë. Në atë kohe Adem Babai pa edhe ceremoninë e virgjirimit.
Kur u kthyen përsëri ne Teqenë e Frashrit, Baba Ademi mori leje nga Baba Alushi dhe beri vizitat e shenjta ne Meke, Medine, Qerbela, Nexhef, Palestine, Persi dhe Indi. Kur ishte ne Meke kreu edhe detyrën e Pelegrinazhit Islam, ku mori titullin Haxhi.
Kur filloi çështja shqiptare, Baba Alushi e dekretoi Baba Adem Babanë dhe e dërgoi si Baba ne Prizren, me 1877, kuhapi një teqe të re në atë qytet dhe, përveç detyrës fetare, ushtronte edhe detyrën e frymëzimit te ndjenjavekombëtarë në popull. Përgatiti kështu terrenin për mbledhjen e madhe kombëtare me emrin “Lidhja e Prizrenit”, e cila u-mbajt atje më 1878.
Dhe më pas Adem Vexhhi Babai kishte marrë pjesë në çdo veprimtari dhe lëvizje fetaro-kombëtare. Bile dhe në vitin 1921 morri pjesë sianëtar, përfaqësues Bektashi, ne Organizatën Islame që u themelua në atë kohë me titullin Komuniteti Islam(Xhemaati Islamije). Më 1922, kur mbeti vakant posti i Teqesë së Jakovës, shkoi si Baba atje dhe qëndroi gjer nëvitin 1927, kur nderoi jete.Haxhi Adem Babai ka qenë një personalitet mjaft i cilësuar. Njihte mirë tri gjuhë klasike: turqishten, arabishten,persishten. Fama e tij ishte përhapur pothuaj ne çdo ane. Dhe në kohën e Fejzi Dedeit ne Haxhi Bektash, para luftës së parë botërore, e kërkuan për kryegjysh atje, por nuk ndejti.
Ka patur talent poetik të shquar dhe ka shkruar shume vjersha me frymë mistike.
3.
Teqeja në Frashër ishte kryeqendra e degës jugore për lidhjen shqiptare të Prizrenit. Strehë atdhetare. Vendi i Baba Alushit. Ndërsa Baba Alushi ishte zëri i shqiptarizmës së vërtetë.Baba Alushi ishte kolona ruajtëse e bektashizmës shqiptare. Filozofia e teqesë së Frashërit .Teqeja malore e baba Alushit,mbështetej tek filozofia “Ku gjendet mirësia,është perëndia” . Teqeja e Frashrit historinë e saj shpirtërore e kalon në disa momente,por në dy periudha mbetet stoike,në ndihmesë me kontributin atdhetar.
Teqeja në Frashër mbajti peshën qendrore në vitë-rilindje shqiptare .Shumë dervishë të bektashizmës shkuan,përhapën çështjen kombëtare nëpër katunde të Shqipërisë. Por vetëm ,një vit përpara se në Prizren të mbahej kuvendi lidhës,Baba Alush Frashëri dërgoi në këtë qytet dervishin e tij,Adem Vehxhin duke e graduar baba. Dërgimi në Prizren, aty nga viti 1877,një vit përpara aktit final të lidhjes është fakt i pakundërshtueshëm,që tregon se baba Alushi e kishte paracaktuar vendin,pra qytetin dhe kohën kur do të mbahej kuvendi i lidhjes shqiptare.
Kështu Baba Alush Frashri ishte me prezencën e tij,në kryeqendrën shqiptare nëpërmjet mesazheve,që i dërgonte,një mënyrë e veçantë komunikimi është e shenjtorëve,që të përgatiteshin kushtet dhe mjedisi për kuvendin shqiptar të lidhjes.Adem Vehxhi,ndoqi të gjitha udhëzimet e Baba Alushit,kur u realizua lidhja në Prizren,nga shqiptarët e mirë.
Alush Frashri ka një ndikim të madh në lidhjen e Prizrenit. Burrat u mblodhën vërtet në Prizren,por esenca e asaj fryme ishte në Frashër. Baba Rexhebi,një filozof mistik,baba teqeje në Detroit,ka thënë :” Po të mos ishte Baba Alushi,mund të mos realizohej dot,ideali i Abdylit “…
Ky ka shqyrtuar rastin e Abdylit të vëllait të Naimit,mirëpo faktet flasin edhe për ndikimin e tij të thellë tek Naimi.Alush Frashëri ishte i biri i patriotit Dalib Frashëri. Ky baba teqeje pagoi shkollimin e tre frashëllinjave në Janinë. Nxori të hollat nga arka e teqesë,për pasurimin me dije të tre djemve të Halidit që përpara vdekjes kishte shkuar në teqe dhe i kishte lënë amanet,tre djemtë e tij ti arsimonte .Por ky baba teqeje më frymë imami jo vetëm i shkolloi,por investimin që bëri për tre frashëllinjtë u ngjizi shqiptarin duke e kthyer njëqindfish. C’ka do të shqyrtojmë,se ata frashëllinjtë u bënë,por me frymën e këtij baba teqeje,që ishte po nga ai katund me emrin Frashër. Ishte tregues domethënës,për të lëvizur një çështje të madhe si mëvetësia. Një shqyrtim tjetër është se fryma ka ecur nëpër kohëra mundet,që pas Skënderbeut për të rivënë në vijë një çështje të madhe shqiptare. Këta dervishë ngrohën venat e ngrira. Përmes kësaj force u thellua dhe shpirti i i Naimit,që gjëmoi me poetikën e tij. Thelluesi i shpirtit naimjan,quhet Baba Alush Frashëri. Thuhet se rilindësit bekuan vendin. Po të ndiqen udhëzimet,duhet ndrequr pakëz fjala: rilindësit u bekuan për të bërë Shqipërinë. Rilindësit nuk ishin njerëz me frymë,ishin intelektual të ditur e të shkolluar,por morën bekimin e njerëzve me frymë për të ndërmarr misionin më të pamundur,po ti referohemi kohës,që të vinin gjithë “arsenalin” e tyre në mbështetje të çështjes tonë kombëtare. Po të ndiqet harta e këtyre lëvizjeve do të deshifrojmë se ç’punë titanike të pashëmbshme ,atdhetare ka bërë Baba Alush Frashri ,me dërgimin e dervishit të tij si dhe me koordinimin e teqeve të tjera në rilindje,futjen në këtë valë të shumë baballarëve të tjerë,ku rastësia nuk mund të regjistronte një numër kaq të madh baballarësh, ose faktin se që nga rilindja deri në vitet ’12,u shtuan 50 teqe të reja. Nënkuptimi është i ndriçuar me sloganin e bektashinjëve :Pa atdhe,s’ka fe”
4.
Shifra. Tridhjetë vite të para shek. XIX.Ali Pasha në jug dhe në veri Bushtalinjtë. Kryengritja e Dibrës vitet 1833,1834-136,1838-1839. Kryengritja e Prishtinës dhe Vuciternës.Vitet-1834-1835. Kryengritja e Vlorës-1836. Kryengritja e Myzeqesë 1837. Kryengritja e Tepelenës 1837. Kryengritja e Beratit 1839 .Kryengritja e Prizrenit –1839.
5.
Në arkivin e shtetit,thuhet: “Baba Alushi biri i Dalip Frashrit,nismëtar i mbledhjes së Frashrit. Pati si shoke që e ndihmuan në atë vepër,Sami,Abdyl,Naim Frasheri, Orhan bej Pojanin, Pandeli Calen,Nasuf Novoselen, Ismail bej Zharkovijn,Hysni bej Leskovikun ,Muhamet Ali Pashë Beratin (Vrionin),Ismail Pashë Dibrën, Kostandin Kristoforidhin,Jani Vreton, Hoxhë Tahsimin, si dhe shume parti të viseve të ndryshme.”..
Shqyrtim .Çfarë shprehin dokumentet. Në korrik të vitit 1878 në Prizren,një komision nën drejtimin e Iliaz Cokut me përfaqësi të gjysmës së vendit.Në të njëjtën kohë,pohon E.b.Vlora u mblodhën fillimisht në teqenë bektashiane të Gjirokastrës,dhe në atë të Frashërit. Përfaqësitë i takonin Beratit, Gjirokastrës, Përmetit, Vlorë, Tepelenë,Korcë, Kolonjë, Janinë, Margëlliç, Ajdunafit,Pargës,Artës,Prevezë.
Dëshmia e këtij personaliteti hedh dritë mbi një fakt. Përfaqësuesit ishin ose nga shtresa e lartë,ose klerikë. Dëshmia e fakteve të sjell një moment tepër delikat,por shumë të hollë.
Arkivi Qendror i RSH
Arkivi Qendror i Republikës së Shqipërisë. Fondi 270. Dosja 49.faqe 118-119
“Baba Alushi ,bir i Dalib Bej Frashërit,nismëtar i mbledhjes së Frashërit.Pati si shokë që e ndihmuan në arë vepër,Sami ,Abdyl,Naim Frashëri,Orhan Bej Pojanin,Pandeli Calen,Nasuf Novoselën,Ismail Bej Zharkonji,Hysni Bej Leskkovikun,Mehmet Ali Pashë Beratin(Vrionin),Ismail Pashë Dibrën,Konstandin Kristoforidhin,Jani Vreton,Hoxhë Tahsimin, si dhe shumë pari të viseve të ndryshme të Shqipërisë……”
“Lidhja e Prizrenit dhe veprimet e saj”.Xhafer Belegu në mesin e viteve 1934,verë qershoru ka përcjell , shqiptarëve dokumente me të dhëna nga historia e lidhjes së Prizrenit. Dritën,botimit ja ka dhënë botuesja “Kristo Luarasi”:”Lidhja e Prizrenit dhe veprimet e saj 1978-1881”.Nga veprimet e marsit 1878 faqe 148 shkruhet: Lidhja në jug…
Lidhja shqiptare duke i parë këto veprime të Greqisë e duke marrë njoftime për kërkesën e saj në kongres vendosi me zhvillue një aktivitet të madh në jug. Organizoi këshillat krahinor dhe përgatiti një fuqi mbrojtëse kundër Greqisë. Mbledhja e parë si mbas dëshirës së Abdyl Bej Frashërti i cili ishte faktori më kryesor në jug,u ba në teqenë e Frashrit,nën kryesin e Baba Alushit i cili vuri në dispozicion të Lidhjes një shumë të madhe të hollash. Në këtë mbledhje të parë të jugut u bisedua organizimi i këshillave krahinor e masat,që do të merreshin kundër Greqisë. Burrat me rëndësi të Lidhjes në Jug.Abdyl Bej Frashëri,Mehemet Ali bej Vrioni.Sulejman Ali Kuci, Myslim Vasjari,Mustafa Pashë Vlora,Muslim Gjoleka. Sheh Mahmuti nga Kolonja e Kurveleshit,Xhafer bej Vlora,Thanas Ekonomidhi prej Sopiku disa bejlerë prej Libohove,Vasil Hido,Petro Meksi prej Tepelene,Mihal Haritua nga Përmeti,Vasil Linavori e Eustrat Tasho Duka nga Berati Dhimitër Kolea………….
Lidhja në Jug u mbajtë në 11 kallnuer 1878 vendosi :
1-Që të dërgojë një telegram pushteteve që muarrën pjesë në kongresin e Berlinit,për me shfaq keqardhjen e vet për lëshimin e Epirit,Greqisë e për me u lut që të hiqnin dorë nga kjo gjë. Dhe për të deklaruar që nuk merrej parasysh kjo kërkesë,atëherë do ta mbronte vetë me çdo mënyrë.
2-Dorëzimet të një pjese të Thesalisë,mos me i kundërshtue.
3-N.q.s se mjetet e veta nuk do të mjaftonin,atëherë të ngrihet e gjithë Shqipqria.
4-Të merren me forcë armët e municionet e depovet të ushtrisë turkëvet,sidomos sa më parë ato të Artës dhe Prevezë.
5-Preveza e Arta të bëhen qendra ushtarake të Lidhjes.
Xh.Belegu në këtë vëllim me karakter humulues,përmend edhe vargje nga folklori. Në hapësirën e pafundme të këngëve të rilindjes ,ai ka përzgjedhur. Përmend,këngën më të kënduar në Labëri,që autori thotë se këndohet në Kurvelesh.:Kurvelesh e Gegëri/C’u mblodhën në Ergjërli/Tek Abdyl Be Frashëri/Cu përpoq i varfëri/C’u përpoqe e bej për na/dy hejbe me hasina/Në frëngji se ç’i trete…..
Në 100 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit,aty rreth viteve 1978,një botim i një enti shtetëror “8Nëntori”.8000 kopje tirazhi.
Telegram
Telegram i Ibrahim Dervish Pashës nga Selaniku,dërguar portës së lartë mbi veprimtarinë e shehlerëve bektashinj në favor të Lidhjes shqiptare. Lidhja e Prizrenit në dokumentet osmane. Njoftohet aktiviteti anti-osman i Baba Alushit dhe Baba Ademit në teqetë e Frashrit dhe Korçës dhe kërkohet zëvendësimi i tyre me klerikë nga Anadolli.12/5/1881.
*Msc.Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve