Filip Guraziu/
Simbas të dhanave arkeologjike prej gërmimeve në Trakën e herëshme , sot Bullgari, në nji basoreliev që daton rreth 500 p.k. paraqitet nji mbret trak i veshun me uniformë, në të cilën dallohet e varun në bel nji armë ( në formë thike, por ma e madhe, ndoshta në masën e nji ‘gjysë shpate’ ) me shënimin përkatës në basoreliev ” SICA”, që në gjuhët latine lexohet ShIKA ( Burimi, revista ‘Focus Storia’)
Gjithashtu kemi edhe nji tjeter dëshmi që vjen prej Prof. Massimo Pittau në librin e tij ” Studime mbi gjuhën etruske” ku mësojmë se: ” Ilirët kishin armë efektive si psh. ‘Sica’, nji shpatë me maje të përkulun me origjinë ilire e cila kohë mbrapa u përdorue në të gjithë ballkanin si dhe prej romakëve”
Për objektin e këtij shkrimi nuk asht e randësishme me përcaktue me saktësi origjinën fillestare të prodhimit të kësaj arme ( Iliri apo Trakë ?), por i randësishëm asht argumentimi që kjo armë me emnin Sica – Shika vjen prej dy popujv të lashtë të ballkanit.
Historia dëshmon se trakët e Ilirët ishin dy popuj jo vetëm kufitarë, por edhe të afërm me gjuhë dhe me shumë komunikim ndërmjet tyne. ( Në Wikipedia – Italisht, në faqen “Traci” shkruhet: “Gjuha trake asht gjuhë indoeuropiane e zhdukun e tipit ‘satem’ e ngjajshme me gjuhët e tjera të popujve të ballkanit që egzistojshin përpara ardhjes se sllavëve e të bullgarëve. Nuk njihet ndonji alfabet i gjuhës trake edhe dëshmitë e rralla janë të shkrueme në alfabetin grek ose latin )
Kujtojmë se edhe për ilirët, ashtu si për trakët nuk njihet alfabeti i tyne, por vetem shkrime me alfabet grek ose latin. Kur konstatojmë se edhe sot mbas 2500 vjetëve, 95% e popujve të Europës për shkrimin e gjuhës së tyne përdorin vetem dy alfabete, fakti që trakët , ilirët, maqedonasit etj. nuk disponijshin ( në atë kohë) alfabetin e tyne bahet i kuptueshëm dhe konsiderohet krejtësisht normal…
Si u shprehëm ma nalt, në gjuhët latine ” SICA” lexohet ‘ Shika ‘, kurse sot në gjuhën shqipe shqiptohet dhe përdoret në fjalorin e përditëshëm ‘ Thika’.
Evolucioni gjuhësor, si rezultat i bashkëjetesës së popujve, pasojë e migrimeve. dyndjeve dhe gjeopolitikave labile gjatë historisë 2500 vjeçare, shqiptimin ‘Shika’ e ka transferue në “arkivë”, në kuptimin se nuk përdorohet ma. Sot në italisht ‘thika” emnohet – ‘coltello’, në latinisht – cultro, në anglisht – ‘knife’, në greqisht – ‘makairi’, në gjermanisht – messer, në sllavisht – ‘nozh’ etj.
Kujtojmë se në Wikipedia – italisht, në faqen ‘ Sica (arma)’ gjejmë shënimin: ” Në shqip ‘ il coltello’, pra ‘ sica ‘, quhet ‘thika’, çka evidenton qartë origjinën e popullit shqiptar në bashkësinë e popujve të tjerë të gadishullit ballkanik në përiudhën e lashtë klasike: Ilirët, Dakët, e Trakët)
Përfundimi: Vetem gjuha shqipe ruen të gjallë edhe sot në përdorimin e përditëshëm emnin e vjetër të përdorun prej trakëve dhe ilirëve rreth 2500 vjet ma parë! ( “Shika” – “Thika”), çka, pa asnji dyshim, dokumenton autoktoninë e popullit shqiptar në hapsinën ballkanike e mesdhetare.
Filip Guraziu