Nga Eduard M. Dilo/Nju Jork/
Vëllimi poetik “PERGAMENE E FJETUR” i poetes Selvie Ternava – Silva, është një libër me vlera të mëdha sa artistike aq dhe shoqërore, edukative, atdhetare. Ç’fleton faqet dhe shikon që vargu i saj plot ngjyra, i brumosur me ndjenjë të theksuar patriotike, (brumosur me aktualitetin që kalon Kombi ynë), e Kosova në veçanti, është një varg tërheqës, varg që të ndez ndër deje gjakun e të bën ta ndjesh veten të detyruar për sa nuk ke kontribuar për Kombin, për lirinë e Kosovës…
“Pesë minuta ne shtëpinë time gjysh e babagjysh
sytë e zgurdulluar me erë baroti të etur për pikë gjaku të njomë
Pesë minuta me bakllaven e ndotur
si ujkonja e vërsulur mbi shtatin e pafajësisë…
Pesë minuta në butësinë e fëmijës pa buke, pa ujë, ne çmenduri…
Pesë minuta në token e Bekuar të Arbërisë
dem baba dem pa emër, pa shenja mbi dhe…
Pesë minuta shkretëtirë e trishtuar përcjellur me tymin e zi
Pesë minuta hienat gjakatare holokaust mbi trupin e ri
Pesëmijë vjet lashtësie mbi shtatin e Parajse Iliri..”
Gjithçka ne kete poezi vjen thjeshte, realisht, me një te vërtetë te pa mohueshme, tejet prekëse e tmerronjëse, ne atë pese minutash qe poetja bukur ka shpalosur gjithçka. Është një merite tepër e madhe e poetes qe ne pak rreshta te flasë aq shume, te zhvilloje ngjarjen me ngjyra tejet realiste.
E pra ne vargun e saj, ajo është thjesht vetvetja, është thjesht Silva! Stili i saj tepër i veçante, e bën qe ajo te ece me një hap te sigurt ne shtigjet poetike sa te bukura aq te vështira.
Ajo, derdhet ne varg ashtu e virgjër neper deje te shpirtit, dhe lundron me ta ne boten e pafund me ngjyra te shkëlqyera te ylberta, duke shikuar me kthjelltësinë koralet ne fund te oqeanit, te shpirti qe shpërthen e arrin yjet duke u kthyer ne horizonte. Me vargun e saj plot shije dhuron, përcjell secilit një buzëqeshje te çiltër ashtu si është e thjeshte e brishte…
Derdhet si kroi me gurgullimën e vete, rrjedh si ujëvarat e bjeshkëve qe zbukurojnë mjediset tona, dhe shuan etjen e shtegtarit qe vapa i ka plasaritur buzët…, vargu i saj zgjat jetën, i jep vazhdimësi vazhdimësisë… , te tille e gjejmë ne ketë vëllim poetik poeten tone Silva.
Vargu i saj prek gjithçka, ne te gjejmë dashurinë si Nene, gjejmë dhimbjen për ngjarjet e trishtuara qe kane lëne gjurme, njëkohësisht gjejmë dhe vargjet e ëmbla e te bukura për te ëmblën e te dashurën dashuri.
Sinqeriteti ne vargun e saj, e si e tille vjen thjesht, pa buje, me një buzëqeshje te ndrojtur, por me një hap qe që dita -ditës shkel ne siguri.
Vargjet e saj të çojnë në bankat shkollore, në auditorët, te çojnë aty ku Nenat lotojnë për fatin e bijve të tyre që nuk u dihet, të çojnë larg deri në Zelandën e Re, aty ku ka emigruar…
Janë vargje të mbushura plot mesazhe dashamirëse domethënëse, me to shëtit sa në bulevardet plote drite e shkëlqim, aq dhe në ato rrugicat plot pluhur e gurë, që kane një bukuri tejet te veçante, se janë rrugicat e femërisë, janë rrugicat e Atdheut ne rindërtim…. Janë ato rrugica ku gjendet pragu i shtëpisë, ku hodhëm hapat e pare, ku u rrezuam e ku lozëm, janë rrugicat ku pragu i shtëpisë ka marre ngjyrën e dheut qe nga lashtësia…
Nuk është rastësi te shkruarit e saj aq bukur, aq me ndjenje, qysh e vogël, ashtu me atë urtësinë qe e karakterizon, merrte lapsin e shkruante poezi, ku ja lexonte motrave, Nënës, Shoqeve dhe vëllezërve. Zjarri i luftës mori mes flakëve shume ditarë e kujtime, mori me vete plot vargje te lëne përgjysmë, zhuriti dhe zhduku romanin qe ishte gati për botim. Qysh ne moshe te re, u vlerësua me çmime te ndryshme, Radio Prishtina lexonte pjese nga krijimtaria e saj, etj.
Dhe vjen pra Silva ne ketë vëllim te pare poetik, shkruar thjesht, kuptueshëm edhe pse ne dukje duket sikur nuk do ta kapesh vargun e saj, por kur zhytesh ne te, bëhesh pjese e tij, bie ne mendime, se ka një gjykim te thelle, te menduar, te studiuar e lëmuar mjeshtërisht.
Ne prezantimet qe ka bere me lexuesit sa nëpërmjet medieve virtuale aq dhe gazetave, ka marre vlerësime qe do ti deshifronte gjithkush qe shkruan. Poezitë e saj janë vlerësuar perla dhe te domosdoshme për tu përkthyer ne gjuhe te huaja, nëpërmjet tyre lexuesi i huaj do mësoje do te për kulturën traditën dhe përjetimet e popullit tone,për gjenocidin e ushtruar mbi popullsinë civile shqiptare, ne mijëvjeçarin qe kaloi, nga gjakataret shfarosjes serbe.
Një prezantim dinjitoz ne ketë vëllim poetik, një libër qe zbukuron çdo biblioteke te lexuesve dhe admiruesve te saj te shumte kur e kane prone te tyre.
Gjuha e përdorur është një gjuhe e ëmbël, një gjuhe e konsideruar “Gjuhe Hyjnore, Gjuhe Perëndish”.Pra si përfundim themi qe vargjet e saj janë te freskëta, te brishta, impresive, te ëmbla, e gurgulluese si ujët e Valbonës. Janë vargje zemre, vargje me mendime magjike, vargje margaritarë.