Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave/
Ai është poeti kontemporan i vargjeve elegjike. Lindi në Zvërnec të Vlorës dhe studimet e larta për ekonomi i kreu në Sofje. Për sensin e tij të kritikës antiburokratike dhe analizës që zhvilloi në vitin 1973 në Pleniumin e IV-rt për kritikën e veprës “Drama e një partizani pa emër”, zhvendoset nga pozicioni i pedagogut drejt shkollës së mesme të natës “Sami Frashëri” të Tiranës. Arapi ka botuar vëllimet “Shtigje poetike”, “Poezi dhe vjersha”, tregime të shkurtra si: “Në Tiranë kur s’ke ç’të bësh”, “Horrat e ndershëm” etj.
Arapin e hasim edhe si përkthyes në veprat e Nerudës, të Safos, si edhe si studiues të temave historike (“Çështja shqiptare dhe kriza ballkanike”). Bashkëngjitur një foto e shkrimtarit dhe fragmente të një materiali informues për vëllimin me poezi të titulluar “Drejt qindra shekujsh shkojmë”, ku ishin konstatuar “disa vargje të gabuara nga ana ideore”.