NGA ALFONS GRISHAJ/ Foto me Dr. Sali Berishen- 1991/
Sekretari i shtetit Amerikan, shpall non grata ish-Presidentin dhe ish-Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.
Sekretari i Shtetit Amerikan , Antony Blinken , shastisi mbarë opinionin publik shqiptar, duke shpallur “Non Grata” , ish- Presidentit Sali Berisha . Padashur, Blinken bie në një gabim infantil dhe aspak profesional , duke bërë rolin e hetuesit, prokurorit dhe gjykatësit , ku indirekt suprimon Homeland Security, FBI dhe Presidentin e SHBA . Vetë gjykatat amerikane nuk guxojnë të bëjnë fajtor të akuzuarin pa provuar fajësinë . Atëherë, si ndodh që Blinken shpall fajtor një personalitet dhe burrë shteti, aleat të amerikanëve?
O tempora ! O mores ! Kjo ndodh vetëm në “Përrallën e Shllavarisë”… dhe me të vërtetë më vjen keq që kjo ndodh në Amerikë , që për mua dhe shumë ëndërrimtarë , Amerika mbetet tempull i demokracisë.
Kohë më parë, i njëjti person (Blinken) në një takim me ish-Kryeministrin Berisha , ngriti lart punën e tij , masat e marra kundër trafikut , korrupsionit etj.
Tani , pas dashurisë së gushëkuqëve , ai ia bëri fora .
Ai nuk denoncon krimin e vjelljes së votës , drogën , ikjen biblike të shqiptarëve, korrupsionin e qeverisë në pushtet , por merret me Sali Berishën ( një legjendë që respektohet nga 5 milion shqiptarë anë e mbanë globit , duke përjashtuar simpatizantët e PS-së ) , që ka tetë vite larguar nga të gjitha detyrat . A nuk duket nonsense dhe shumë e vonuar kjo akuzë?!
A nuk duket kjo fishy , siç thonë amerikanët, e kjo pikërisht në këtë situatë politike që po kalon Shqipëria? Kujt i shërben kjo ? A nuk kulmon kjo në një lojë të rrezikshme e skandal diplomatik?
Sali Berisha , miku i disa Presidentëve, Senatorëve , Kongresmenëve. Njeriu që firmosi anëtarësimin në NATO, ndihmoi mvetësinë e Dardanisë, liberalizoi vizat, nxorri jashtë ligjit Partinë Komuniste të Shqipërisë (ku disa “antikomunistë” nuk e dinë akoma ), të bëhet “Non Grata” ?!
Jam kurioz të di , që pas padisë së z. Berisha , çfarë do paraqesë DASH në gjyq për të bindur trupin gjykues fajësinë e tij ?! Mendoj se këtë herë , Departamenti i Shtetit është ngutur keq. DASH nuk duhej t’a merrte të mirëqenë dosjen që serviren eksponenetët e Partia Socialiste , të cilën nuk i zë gjumi duke menduar se po të kthehet Berisha në PD , ata i kanë ditët e numëruara.
Kjo shkarje e dhimbshme , më sjell në mendje ( në kohë të ndryshme), Charlie Chaplin dhe John Lennon , që u shpallën “Non Grata” nga autoritetet amerikane dhe më vonë bash këto autoritete u kërkuan ndjesë .
I kërkoj Sekretarit të Shtetit , Blinken : Na sjell vetëm një fakt , që ne demokratët shqiptarë ta “sikterisim” Saliun !
Por, unë besoj se , z. Blinken nuk do mund të na servirë asgjë tjetër përveç çorbës së gatuar keq në zyrat e Partisë Socialiste ( Joint Venture me Soros), flamurtarja e korrupsionit vdekjeprurës në Shqipëri. Blinken gaboi rëndë! Ai nuk duhej të bazohej kurrësesi tek akuzat e pozitës kundër opozitarit. Sepse i pushtetëshmi neo-komunist nuk ka mundësi më të vrasë si dikur , por prodhon mekanizmin e vrasjes së karakterit , SHPIFJEN!
Unë mendoj se, titulli apo grada nuk është definicion i zgjuarsisë dhe bindjes, por produkt i shkallës së pozicionit . Sapo kjo shkallë të ndryshojë … definicioni shpërbëhet në një tjetër trajtë dialektike ku përbën sens , orientim , humor apo humbje.
Veshja sado e bukur të jetë nuk mund të mbulojë defektet e lindura, ndërsa rritja nuk mund të korigjojë aderencat negative të trashëguara.
Majmunëria është produkt i instiktit dhe kurrë bon sens (savvy) i arsyes. Kur delikti ndërtohet në mënyrë artificiale dhe që nuk ka themel delikuent , sfumohet si shkuma në rërë.