Historiani dhe publicisti Arben Llalla denoncon publikisht Titullin Qytetar Nderi të Anastas Janullatos dhënë nga Komuna e Alikos. Ai thotë se ky titull nuk vlen juridikisht, por është një tallje e madhe që i bëhet në rradhë të parë Hirësisë Anastasit, sepse i është dhënë atij në gjuhën greke, kur dihet se shqipja është gjuha zyrtare e Republikës së Shqipërisë. Në bazë të nenit 14, pika 1 thotë se Gjuha Zyrtare në Republikën e Shqipërisë është shqipja. Prandaj mendoj se organet kompetente duhet të ngrenë procedurë gjyqësore ndaj kryetarit në ikje të Komunës Aliko, Kristo Kaishit i cili zyrtarisht në dokumentet zyrtare të kësaj komune përdor vetëm gjuhën greke. Bile ai para disa ditësh për mediat e Athinës pati deklaruar se ska burrë nëne që e arreston dhe ia ndali përdorimin e gjuhës greke të shkruar në dokumentat e komunës Aliko sepse ajo i përket Greqisë. Më vjen keq të them se si Anastas Janullatos si Kryepeshkop i Shqipërisë ka pranuar një Titull të tillë që bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë, ky është një Titull Ilegal. Është tragjike të shikosh se dëshmitar i këtij skandali janë edhe diplomatët grek të cilët që në vend ti hedhin ujë zjarrit, ata i hedhin beznis, u shpreh historian Arben Llalla.
Me duket se i ka ardhe koha qe me Janullatesin te hapet zarfii trete dhe i fundit.-Largimi urgjent nga Shqiperia. Bolle me,misionin per te cilin ka ardhe nuk mundet ta kryej.
Po vjen vete koha qe Janullatos do largohet nga Shqiperia,pasi ai eshte plak dhe mjaft i dha jo vetem komunitetit Ortodoks,por ka ndihmuar dhe njerez ne nevoje te besimeve te tjera.Por mendoj qe ne Aliko nuk do mesohet shqip perseri.Kam mbaruar shkollen e mesme ne Sarande 1975-79,na ka rene bretku ne aksione ne fushen e Vurgut dhe i njoh mire fshatrat Finiq dhe Aliko deri Livadhja afer kufirit.Mosha e vjeter nuk dinin fare shqip ne ate kohe,nxenesit kur vinin ne shkolle te mesme kishin nje shqipe te cunguar mesuar nga kl.5 ne te 8 en.Ne dokumente dihet qe kryetari i Komunes eshte i detyruar me kushtetute te perdore shqipen.Te tjerat jane lajme per lajme.