…50% e klubeve te Kategorise Superiore marin karton te kuq../
“Ku e lam’ e ku na mbeti, Ne Europe dot nuk vemi”/
Nga Albano Kolonjari/
Pese ekipe te Kategorise Superiore kane deshtuar ne marrjen e licences per te luajtur ne Kupat e Europes. Bylisi, Vllaznia, Flamurtari, Luftetari dhe Skenderbeu ( i denuar nga UEFA), nuk mund te marrin pjese ne kompeticionet europiane pavareshit rezultateve qe mund te arrijne kete sezon futbollistik. Partizani, Tirana, Kukesi, Teuta dhe Laci jane licensuar duke patur te drejten e pjesmarjes ne kompeticionet europiane. Po te shikosh me kujdes listen i bie qe 50% e klubeve e Ketegorise Superiore deshtojne ne licensimin europian, dhe kjo perben nje skandal me vete per futbollin shqiptar. Por je vetem kaq. Bylsi mund te ndikoje negativisht ne mbarevatjen e gares. Skuadra bllashiote synon Kupen e Shqiperise. Ne rast triumfi ballshiotet nuk mund te luajne ne kompeticionet europiane, dhe vendin e tyre do ta merrte skuadra qe renditet ne vendin e katert ne kampionatin shqiptar te futbollit. Luftetari dhe Flamurtari i kane thene mirupafshim futbollit elitar dhe nje nga shkaqet kane qene financat dhe problemet ekonomike qe keto klube kane pas mosmarreveshjeve brenda klubit por edhe midis klubit dhe bashkive perkatese. Ne te njejtat ujra eshte edhe nje emer tjeter i futbollit shqiptar Vllaznia e Shkodres. Klubet kane nje liste te gjate borxhes te ish futbollisteve apo edhe rroga te prapambetura te stafeve aktuale. Pamja behet edhe me e zymte kur shikon qe keto skuadra me histori te paperseriteshme jo vetem ne futbollin shqiptar por edhe ne perfaqesimet e tyre ne kompeticionet europiane do te luajne ne ligat me te ulta te futbollist shqiptar dhe askush nuk e vendos ujin ne zjarr. Vllaznia vazhdon te jete nje skuader bashkie dhe privatizimi e saj ngelet nje mision i pamundur, per shkak te problemeve midis atyre qe kane qene ne krye te Vllaznise, atyre qe kerkojne te privatizojne, Bashkise Shkoder dhe borxheve te shumta qe ka klubi shkodran. “Turqit e Flamurtarit”, jo vetem qe nuk arriten te krijojne nje skuader elitare por e “zhyten” Flamurtarin ne ujra te turbullta dhe ne Vlore askush nuk mund te thote se cila eshte e ardhmja e kubit qe realizoi nje histori brilante ne kupat e europes. Luftetari. Duket sikur klubi gjirokastrit ka falimentuar. Ne qytetin e gurte, zgjidhja e problemeve dhe borxheve qe skuadra ka trasheguar do te jete e veshrite te zgjidhen. Gjirokatritet jane perballur dhe do te perballen me zyren e zgjidhjes se konflikteve prane FSHF por edhe atyre prane UEFA-s dhe FIFA-s per likudimin eplote te kontratave qe kane me ish futbolliste apo edhe kontratve aktuale. Vtem kur te kene sheshuar te gjitha keto mosmareveshje keto klube, por edhe probleme te tjera keto klube mund te kene driten jeshile per te mare pjese ne kompeticionet europiane. Te ardhurat nga pjesmarja ne kompeticionet europiane jane edhe te ardhurat kryesore qe kane klubet shqiptare. Per pjesmarjen ne turin e pare te skuadrat shpreblehen 280 mije euro, per turin e dyte 380 mije euro, plus te drejten televisive reklamave etj.