Të Premten e 1 Shtatorit në mëngjes “patriotët” tanë të thekur patën rastin të tregonin devotshmërinë e tyre patriotike për të mbrojtë Heroin Kombëtar, të cilin na e paskan “mbuluar” hoxhallarët gjatë faljes në Sheshin e Kryeqytetit të Kurban Bajramit. Nuk dihet se kush e dha kushtrimin patriotik i pari, por njerëzia e etur për protagonizëm e thashetheme mediatike, nuk kishin kohë të vërtetonin faktet, madje dhe ata që jetojnë në Kryeqytet, nuk e morën mundimin të shkonin dhe ta shihnin nëse Heroin kombëtar-Gjergj Kastriot Skënderbeun, e kishin mbuluar apo ishte zbuluar, por përveshën mëngët dhe nisën komentet në facebook, tweeter, Instagram, nëpër gazeta online,dhe dhanë kushtrimin për histeri kolektive….BoboOOO, çfarë i kanë punuar Heroit…TURP!
Madje, na e paskan nxehur aq keq një patriot të kohëve të fundit sa ai paska prehur thikat për të prerë fytin e hoxhës, që ka ideuar mbulimin e Monumentit të heroit…Vini, re “dot’ i pres fytin”, metodat e ISIS-it..Keqpërdorimi i fakteve nuk bën gjë tjetër veçse çorionton e përçanë qytetarët e atij vendi të keqpërdorur nga politika.
Patriotë të nderuar, ju nuk u zemruat me kaq tërbim, kur Heroin na bënë serb, c’patët, që u harbuat, kur në fakt Monumenti nuk ishte i mbuluar realisht, por dukej i tillë vetëm nga një këndvështrimi, pasi pengonte ekrani! Pra, Ju e sajuat mbulimin për të treguar patriotizmin e munguar në një vend të zotëruar nga krimi dhe droga. Bëhuni paksa realpatriotë duke e shpëtuar atë vend që po rrokulliset drejt humnerës nga pseudopatriotët qeverisës, politikanët bastardë dhe nga sehrixhinjtë e servilët….
Patriotë të thekur, hiqni dorë nga ky lloj patriotizmi dhe bëni Shqipërinë!Lejeni në qetësinë e vet harmoninë fetare, këtë këtë kryevepër të Trashëgimisë Kombëtare, dhe mos u merrni me thashetheme e përçarje!