Nga Albano Kolonjari.
Skënderbeu do te luaje diten e enjte ndeshjen e pare ne Ligen e Europes. Perballe korcareve do te jete skuadra e njohur turke Beshiktash. Kjo eshte hera e pare qe nje skuader futbolli shqiptare merr pjese ne ndeshjet e vlevshme per fazen ne grupe te Liges se Europes. Skënderbeu eshte ne Grupin H, ku marrin pjese Beshiktash (Turqi), Lokomotiva e Moskes (Rusi) dhe Sporting i Lisbones (Portugali).
Tekniku i Skënderbeu Mirel Josa do te kete ne dispozicion ne kete takim edhe sulmuesin e Kombetares Shqiptare Hamdi Salihi. “Shkodrani” qe ka vendosur qe ne kete sezon te luaje me Skënderbeu u demtua gjate takimit Vllaznia- Skënderbeu 0-2. Tekniku Mirel Josa ende nuk eshte shprehur per kete ndeshje. Por presidenti i Skenderbeut Takaj shprehet optimist:” Beshiktashi eshte nje emer i madh ne futbollin turk, por ne do ta befasojme. Kam shume besim ne kete qe po them dhe nuk e bej per tu dhene zemer lojtareve. Ata jane profesioniste dhe e dine mire punen e tyre, nderkohe qe ne presim edhe mbeshtetjen e tifozeve tane te mrekullueshem”. “Dëshiroj t’iu konfirmoj se do të jem i gatshëm për të dhënë kontributin tim për ndeshjen e vlefshme për UEFA Europa League ndaj Beshiktashit. Rikuperimi ka ecur mjaft mirë dhe jam riaftësuar plotësisht” thote vete Hamdi Salihi gjate nje postimi ne faqen e tij ne Facebook.
Nga ana tjeter mesohet se Beshiktashi ne kete takim do te kete kater mungesa kryesore.Ne takimin e fundit ne Kampionatin Turk u demtua mesfushori i talentuar Özyakup Oğuzhan. Por jashte planeve te tekniku te Beshiktashit Senol Gunes jane edhe futbollistet, Tolgay Arslan, Veli Kavlak dhe Ramon Mota. Me skuadren turke luan edhe lojtari i njohur gjerman Mario Gomes, i cili ne kater ndeshje ka shenuar dy gola. Gomes u dha ne forme huazimi per kete sezon nga Fiorentina. Kapiten i skuadres eshte Veli Kavlak, qe per kete ndeshje eshte ne listen e te demtuarve. Beshiktash ka ne gjirin e saj futbolliste te tille si argjentinasi Jose Sosa, portugezin Ricardo Quaresma, brazilianet Motta dhe Rhodolfo. Klubi i Beshiktashit eshte krijuar 112 vjet me pare, me 19 Mars 1903. Uniforma e Beshiktashit eshte bardhezi. Beshiktash zbret ne stadiumin “Elbasan Arena” duke mbajtur mbi supe 13 tituj Kampion, 9-te Kupa te Turqise dhe 8 Super Kupa.