Shpirti i Dashuruar/
Nga Alfons GRISHAJ/
Baron shpirti mal e shkrep/
Përmes det’ akullnajë,/
Kujdes qielli bëhet djep/
Se dashnia ndjell uzdajë./
Herë puhi , feks alle,/
Kalimthi si veri,/
Buzë muzgut hedh valle/
Pastaj tretet me magji./
Afrohet ku s’fle lumi
Sipër ure mbi parmak,
Hap krahët si pëllumbi
Pezull në ajr fluturak.
Zonjë e tij në mendime
Lehtë melodi zë libret,
Psherëtin në kujtime…
Thellë n’dej jeton ai mbret.
Shpirti kthehet shall ajri
Tejdukshëm përreth saj
Poret petla si feks zjarri
Ndjesi mall rrëke në vaj.
Hyn mes flokëve safir
Puthje ëmbël mbi sy ,
Përkëdhel në gjoks zefir,
Nga një shpirt bëhen dy !
Fluturojnë ashtu praruar
Përmes yjeve pafund,
Veç shpirt i dashuruar…
Përjetësi , kurr nuk ka fund!
Baba!
Baba ! Më mësove ç’janë çakshirët…
Burrat, ngjesh kobure me dorezë serm,
Por nuk më the se i veshin dhe laviret…
Që në mos sot …nesër u vjen erë kërmë !!!