Ditën e djeshme ka qenë i pafundëm radha e bashkatdhetarëve që bënë homazh pranë arkivolit të atdhetarit, ikonës së shqiptarizmit, vazhduesit të veprës të Nolit, të cilin pati rastin ta takonte dhe të bashkëbisedonte, madje dhe ta përcilltë për në banesën e fundit. Pranë arkivolit, krahas kurorave të shumta me lule e dedikime nga familja, miqtë, bashkatdhetarët, Vatra, qëndron dhe Flamuri Kombëtar, të cilit ai iu përkushtua gjatë të gjithë jetës.
Krahas familjes, miqëve dhe të afërmëve, ishte i madh numri i vatranëve që bënë homazh pranë arkivolit, ku qëndronte trupi i pajetë i ing. Agim Karagjozit. Kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto, i shoqëruar bashkëpunëtorët e tij të Kryesisë dhe të Këshillit si dhe nga shumë vatranë, u përkul me nderim para trupit të Presidentit të Nderit dhe ngushëllojë zonëjn Rozi, djemtë Zyhdinë dhe Shpëtimin, vajzën Angel, vëllanë Vesim, nipër e mbesa, dhe gjithë të afërmit.
Sot në orën 9 e 30 fillon ceremonia e varrimit në:
Thomas F. Dalton Funeral Homes, Inc
29 Atlantic Ave.
Floral Park, NY 11001
Pas fjalimeve dhe Lutjeve, organizohet varrimi në : ne Pinelaën Cemetery,
2023 Wellwood Ave, Farmingdale, NY 11735
(Per me shume foto shko ne fb dielli vatra-Foto Kortezi-Ramiz Mujaj)