Kush do te jete Kampionia e dimrit ne Shqiperi. Kukesi, Tirana, Partizani apo Skenderbeu ?
Nga Albano Kolonjari
Kush do te jete Kampionia e dimrit ne Shqiperi. Kukesi, Tirana, Partizani apo Skenderbeu ? Duhen edhe 90-te minuta per ta mesuar kete. Kuksianet te cilet udheheqin kampionatin do te luajne ne Vlore, perballe Flamurtarit vendas. Kuqezinjte e Vlores, vijne ne kete takim pas humbjes ne Korce me Skederbeun 1-0. Vlonjatet do te kerkojne ta fitojne kete takim ashtu sic bene dy jave me pare me Partizanin duke ndaluar marshimin e te kuqve. Kampionet ne fuqi, Skenderbeu luajne ne Shkoder me Vllaznine, e cila nga ana e saj ka regjistruar pese fitore rradhazi. Ne Loro Borici, Vllaznia do te kete ne perkrahje te saj edhe tifozerine kuqeblu, e cila eshte e entuziazmuar sidomos pas fitores se Vllaznise ne Tirane me Partizanin. Korcaret nga ana e tyre do te synojne tre piket, vetem keshtu ata do te forconin pozitat e tyre per te synuar titullin e peste rradhazi ne nje kampionat me me shume revalitet si ky i sivjetmi. Legjenda e futbollit shqiptar, Partizani do te luaje nje ndeshje te lehte ne leter, por te veshtire ne fushen e lojes. Te kuqte do ta mbyllin fazen e pare ne Elbasan, perballe skuadres vendase qe ndodhet ne vendin e fundit ne renditje. “I mbyturi te mbyt”, tekniku i kuq Shpetim Duro e di kete shume mire, Partizani vjen pas dy ndeshjeve zhgenjyese (Flamurtari-Partizani 1-0 dhe Partizani-Vllaznia 0-1). Nje humbje ne Elbasan do te trondiste pozitat e teknikut Duro, por edhe te ekipit te Partizanit qe synon titullin Kampion. “Zonja” e kampionateve shqiptare Tirana, luan ne shtepi perballe Teutes, qe kete sezon nuk ka treguar cilesite e saj. Gjithsesi qe Tirana ta mbylle vitin ne krye te renditjes duhet qe Partizani, Kukesi dhe Skenderbeu te humbin takimet e fazes se fundit.