
NGA DALIP GRECA*
Tё nderuar miq dhe tё afёrm tё poetit Uran Kostreci; Ndjehem i privilegjuar qё mё bёtё pjesё tё kёtij takimi pёrkujtimor siç ndjehem me fat qё rrethanat jetёsore mё takuan dhe mё miqёsuan me njeriun e mirё Uran Kostreci.Boshllёkun qё na la Urani ёshtё i ndjeshёm dhe i pazёvendёsueshёm.Ky boshllёk ndjehet edhe nё Vatrёn Shqiptare tё Amerikёs, ku Urani ishte pjesё aktive. Ai mbetet jo vetёm njё simbol i qёndresёs antikomuniste tё burgjeve tё diktaturёs, por dhe njё antikumunist qё nuk bёri kompromis deri nё fund tё jetёs sё tij, duke mbetur nё kujtesё tё kohёs si njё kampion Lirie. Me Uranin u takuam 23 vite tё shkuara nё Nju Jork. Ishte nje takim i rastёsishёm nё njё nga kafenetё shqiptare nё Bronks, Nju Jork. Nё tavolinat ku ulej Urani do tё gjeje pёrherё shqiptarё tё mirё dhe antikomunistё. Ai u printe debateve duke u dalluar pёr qёndrim tё ashpёr ndaj tё majtёve por nuk kursente as nga krahu i tij, kur bёhej fjalё pёr interesa kombёtare. Antikomunizmi ishte dhe mbeti deri nё fund pjesё e jetёs dhe karakterit tё tij. Urani ndjehej mirё mes vatranёve dhe aty kalonte pjesёn mё tё madhe tё kohёs. Vatranёt e vjetёr, idealistё e çmonin, e dёgjonin e ia respektonin mendimet. Vatra ishte shtёpia e tij. Aty pushonte,mes librave lexonte e shfletonte, shkruante e rishkruante sontetet. Duke qenё se me shtёpi isha jo larg Vatrёs shkoja pasditeve dhe bisedoja gjatё me Uranin, flisnim pёr Letёrsinё, pёr gazetarinё, pёr jetёn. Jo rrallё, veçanёrisht nё ditё tё shёnuara e ftoja nё shtёpi dhe ai vinte me dёshirё. Madje, kishte raste, veçanёrisht nё ditёlindjet e fёmijёve, kur ai nuk mungonte dhe nuk vinte duarbosh. I ruajmё me dashur librat-dhuratё tё autorёve italianё, me dedikim nga ai, kartolinat, siç ruajmё edhe librat e Uranit.Fёmijёt e mi e dёgjonin me dashur dhe dhimbje kur ai rrёfente jetёn e tij tё vёshtirё nё burgje, dёnimet dhe ridёnimet nё biruca, rebelimet e tij, dhe koha kalonte pa u ndjerё. Dhe netёt mbylleshin me leximin e poezive mё tё fundit tё shkruara prej tij. Shpesh herё Urani na lexonte me zё sontet tё saposhkruar dhe kёrkonte mendim. Nёse i bёje njё vёrejtje tё argumentuar ai tё falenderonte dhe ditёn tjetёr sillte variantin e ri. Kur i mbushej mendja bёnte bashkё disa sonetet dhe i sillte vetё nё redaksinё e gazetёs “Illyria” nё Manhattan, ndёrkohё qё gjatё rrugёtimit me tren i kishte bёrё disa ndryshime, sёrish ulej nё redaksi e rikorrigjonte, lёmonte vargjet, por pasi kthehej nё Bronks sёrish telefononte, dhe ose kёrkonte ndyshime vargjesh a fjalёsh, ose lutej qё t’ё mos ia botonim nё atё numёr sepse do tё bёnte ndryshime pёr numrin e ardhshёhёm. Ai ishte redaktor i vetёvetes.E tregova kёtё detaj sepse Urani ishte i pёrkorё nё gjithçka publikonte dhe nuk kёnaqej lehtё. Ai ishte njё mjeshtёr i vёrtetё i sontetit dhe nuk i falte vetes asnjё teknikalitet fals a tё pasakatё.Kjo mёnyrё komunikimi ka vijuar me Uranin edhe kur ai ishte nё Tiranё dhe ne botonim sontete nё gazetёn Dielli. Tё fundit shёnim qё kam nё iboxin e fb i takon 3 marsit 2020. Citoj:” Vёlla Dalip, tё uroj gjithё tё mirat e tё falenderoj pёr ciklin me sonete qё kishe publikuar… Rrofsh….Njё favor tё lyp: tek soneti MEDITIM, strofa e parё, vargu i katёrt, shto fjalёzen- “do “. Pra duhet: PO NUK DO JENE ATA QE SHOH TANI…”PёrqafimeUraniJa kёshtu ishte Urani,kёmbёngulёs deri nё perfeksion.Sa jetoi nё Nju Jork, ai nuk mungoi nё veprimtaritё e Vatrёs, por edhe tё organizatave tё tjera e personaliteteve nacionalistё; si tek Pёrkujtimoret e Heroit tё 7 Prillit, Gjeneral Abaz Kupit, por shpesh herё, kam pas nderin qё sё bashku me tё tjerё bashkatdhetarё ta shoqёroja tek varri i Mit’hat Frashёrit, siç ishte rasti me akademikun e Kosovёs Zekerija Cana, me tё tjerё personalitete. Ai nuk mungoi as nё demonstrimet e mёdha pёr pavarёsinё e Kosovёs, demonstrime pёr tё Drejtat e Çamёrisё para OKB, protestat kundёr korrupsionit tё qeveritarёve socialistё para Kombeve tё Bashkuara etj… Urani botonte nё tё dyja gazetat e komunitetit, Dielli, qё e kishte jatak, por dhe Illyria qё kishtё njё lexues mё tё shumtё nё numёr. Tek Dielli shfaqej edhe si autor kronikash, korrespondecash, recesionesh,dhe shpesh si pjesё e Vatrёs, si pjesё e bordit tё saj nё takimet qё organizoheshin nё seli.Vatra i pat sponsrizuar librin me sonete. Nё 100 vjetorin e Gazetёs sё VATRЁS, DIELLI, Urani ishte tepёr aktiv. Mori pjesё sё bashku me familjen e vёllait, Hasanit nё sesionin shkencor kombёtar. E kujtoj pёrmes njё fotografie ulur mes dy mbesave. Nё numrin e Diellit qё rinisi nё atё 100 vjetor pas njё ndёrpreje prej 2 vite e gjysёm, Urani ishte autor i reportazhit qё pasqyronte veprimtaritё 100 vjeçare tё gazetёs Dielli. Ai nuk do tё mungonte as nё 100 vjetorin e Vatrёs, duke u kthyer enkas nga Tirana.Kthimin e Uranit nё Tiranё ne miqtё e tij tё Nju Jork-ut e pёrjetuam si njё boshllёk tё thellё, por i premtuam atij se distanca nuk do tё na ndante. U pёrpoqёm ta mbanim premtimin, sa mundёm. Kur vonoheshim tё lidheshim, ai i binte telefonit:- Ku tё ka vёllait Ty,-vinte zёri i ngrohtё i Uranit nga Tirana. Sa herё vinim nё Tiranё takoheshim e çmalleshim me Uranin. Takimet tona organizoheshin tek Piazza. Njeriu i mirё Uran Kostreci dinte t’i vlerёsonte njerёzit. E kuptonte lehtё falsitetin, shtirjen, servilizmin nga sinqeriteti. Kur Urani tё thoshte mik, kur ai ta njihte nё thelb karakterin, ta kthente shumёfishin e respektit qё i jepje atij. Sjell nё vёmendje njё rast: Kur ndёrroi jetё im atё nё shtator 2018, unё njoftova miqtё pёrmes fejsbukut. Gjendja shёndetsore nuk mё lejoi tё udhёtoja nga Nju Jorku.Urani e kishte parё njoftimin, kishte pajtuar njё taksi, dhe jo vetёm kishte shkuar nё qytetin e Lushnjёs pёr tё ngushёlluar nёnёn, vёllezёrit dhe motrat e mia, por kishte ndjekur kortezhin nё fshatin e Lindjes , 2 orё larg qytetit, pёr t’i hedhur njё dorё dhe’. Mirёnjohe i dashur Uran!Ende ruaj nё inboks-in e fejsbukut mesazhin e tij: “Vёlla Dalip- edhe njёherё tё ngushёlloj pёr tё mirin Babain Tuaj .Unё nuk e pata njohur Rexhepin nё gjallje tё Tij po pamja nё foto e atij njeriu mё formoi bindjen se Ai ka qenё tёrё jetёn i ndershёm, i vuajtur, i pёrkushtuar, njeri i sakrificёs.Ai,pёr mendimin tim ka qenё fshatari tipik namusqar shqiptar,modeli i tё cilit gjendet rrallё nё kohёt e tanishme. U ndjeva mjaft i lehtёsuar nё shpirt qё hodha njё dorё dhe’ mbi varrin e atij njeriu qё besoj se pёrfaqesonte shqiptarin tonё tё traditёs.Ngushёllime!Urani Tiranё, 4 shtator 2018Ja ky ishte Urani….. Tё dshur miq tё UranitMendoj se Uran Kostreci do tё mbetet pёrjetёsisht nё kujtesёn e shqiptarёve si njё simbol i mirёsisё dhe karakterit tё fortё, njeriu qё jetёn e vet e sakrifikoi pёr t’na treguar se sa vrasёse, sa mashtruse dhe e pashpirt ishte diktatura komunniste shqiptare. Pushoftё nё Paqё Legjanda antidiktaturё , simboli i Lirisё dhe i demokracisё, Uran Kostreci!
Dalip Greca
Nju Jork, 28 Janar 2022
*Pёrshёndetja ime dёrguar organizatorёve tё veprimtarisё tё 28 Janarit 2022 -Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit- Bashkia dhe Këshilli Bashkiak Elbasan.