Nga Prof. Asoc. Dr. Thanas L. GJIKA/
Shpjegimet që janë dhënë deri sot për origjinën e emrit Tirana, duke e lidhur me emrin e qytetit Teheran, ose me fjalën Tiran-i, janë të papranueshme nga studjuesit shqiptarë dhe të huaj. Për mendimin tonë edhe mendimi se kjo fjalë mund të jetë me origjinë latine, nuk është i qëndrueshëm.
Duke vlerësuar rëndësinë e problemit, edhe pse nuk jam specialist i kësaj fushe studimore, guxova të hartoj këtë sprovë. Nuk mendoj se me këtë sprovë mund të arrihet shpjegimi përfundimtar, por po guxoj ta hap diskutimin rreth këtij problemi, duke meduar se mund të ndihmoj në procesin e ecjes drejt zgjidhjes. Guximin e mora i nisur nga shtysa që na jepte gjatë leksioneve vetë profesori ynë i paharrueshëm Eqrem Cabej, autori i Fjalorit Etimologjik më të mirë të gjuhës shqipe.
Për shpjegimin e origjinës së emrit Tirana mendoj se duhet të kemi parasysh disa të rrethana gjeografike, historike, toponomastike dhe fonetike.
1. Me merin Tirana është quajtur prej kohësh dhe vijon të quhet jo vetëm qyteti, por edhe fusha, që përshkohen prej lumit Lana, pra emri i këtij lumi duhet të ketë qenë në zanafillën e fjalës përkatse.
2. Kronologjikisht, së pari me këtë emër duhet të jetë emëruar fusha, dhe më pas qendra e banimit, e cila u krijua në atë fushë, pikërisht anës lumit Lana, aty ku ndodhet edhe sot qyteti.
3. Lumi Lana para viteve 50-të të shekullit të XX-të, kur u sistemua në shtratin e drejtë prej betoni, kalonte nëpër fushë dhe nëpër qytet si një lumë me shumë dredha.
4. Nga ana fonetike prania në fjalën Tirana e bashkëtingëllores “r” e butë në mes dy zanoresh, tregon se në kohën kur vepronte fenomeni i rotacizmit (kthimi i “r”-së në “n”) bashkëtingëllorja “r” duhet të ketë qenë një “rr” (“r” e fortë), ose një “r” e butë e shoqëruar me një bashkëtingëllore tjetër. Po të kishte qenë një “r” e butë midis dy zanoresh në fillim të erës sonë, sot do të kishim dy forma për këtë fjalë. Në gegërisht do të kishim formën Tinana dhe në toskërisht formën Tirana, ashtu si kemi dy forma për emrin Vlona / Vlora.
Duke mbajtur parasysh këto tëdhëna gjeografike, historike, toponomastike dhe fonetike, po fillojmë sugjerimet tona.
Fusha ku dridhej e përdridhej lumi Lana në fillim të erës mendoj se është quajtur “fusha ku tirret Lana”. Me kalimin e kohës, mbas përdorimesh të shpeshta kjo shprehje mund të jetë rrudhur e të ketë formuar kompozitën “Tirrlana”, si emër vendi për të emëruar fushën ku kalonte lumi Lana. Më vonë kjo fjalë është thjeshtuar edhe më në formën “Tirrana” duke asimiluar bashkëtingelloren “l”. Më pas është zhvilluar zbutje e “rr”-së së fortë në “r” të butë.
Skema e ndryshimeve të fjalës mund të paraqitet kështu: Fusha ku tirret Lana > Fusha e Tirrlanës > Fusha Tirrana (e Tirranës) > Fusha (fshati) Tirana.
Formën e sotme Tirana e hasim që në shekullin e XVI, të përmendur prej Marin Barletit në veprën Historia e jetës dhe e bëmave të Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Tommy Agolli says
Ky variant i prejardhjes se emrit Tirane eshte i ri.Deri me tani,po te lexoni Historine e Tiranes ,botim i vitit 1927,persa i perket emrit jepen dy variante:varianti i pare qe emrin ja vuri Sulejman Pasha,i cili pas nje beteje ne Iran vuri pasuri te madhe dhe per kete aresye kur u kthye ne vendlindje e emeroi Teheran qe me vone u kthye ne Tirane.Ky variant nuk qendron sepse emri Tirane eshte perdorur nga Marin Barleti shume kohe perpara Sulejman Pashes.Varianti i dyte eshte qe gjate kohes se pushtimit te Durresit nga greket furnizimi i qytetit me bylmet behej nga Tirana.Ne greqishten e vjeter bylmetit i thone tyron,dhe tirana e sotshme filloi te quhej vendi nga vjen tyron dhe gradualisht me kalimin e kohes u ndryshua ne Tirane.
Qazim Rrushaj says
RRETH EMNIT “TIRANA-TIRONA-CURRoNA”
Eshtë shkruar dhe analizuar nga shumë gjuhëtarë shqiptarë fjala “Tironë”. Cdokush ka të drejtën dhe vulen e vet. Rreth emrit Tiranë jam marrë shumëkohë më parë, dhe fjalës shqipe në përgjithësi. Librin historik e gjuhësor që po e kam përgaditur përfshin rreth 800 faqe. Nga disa halle shëndetsore ende s’ka dalë në shtyp.
Dua të shënoj vetëm disa rrjeshta rreth Kryeqytetit të Shqipërisë. Tirrona, që shqyptohet nga banorët e saj të stërlashtë të Tiranës, ka pësuar vetëm një germë “C-ën”. Pra, Tirronë, dmth Curronë. Curr dmth kodër, është një shprehje ndër më të lashtat në histografinë e letrës shqipe. Curronë: curr dhe onë (anë)dmth ana e currit; ana. Ky emër ia është ngjitë Tirronës apo Tiranës së sotme nga banorët e parë të Shqipërisë Etnike. Kur, këta fisnorë u ngulën ndër këto currane, e emnuan fshatin e tyre vetë, dhe jo nga të huaj. Tirana, është vendosur atje në kodra, dhe jo ndër fusha. Sepse ultësinat kanë qenë të mbushura plotë me mocale, këneta dhe atje n’atë fushë, jeta ka qenë e pamundëshme. Në shekujt e mëvonshëm dale nga dale me shtimin e popullsisë dhe me tharjen e kënetave, populluan këte qytet, që sot arrinë njëmilonshin.
Sa për kyeqytetin e Perësisë: Teheran, dmth Tehe: Xehe dhe ran për ranë (rërë). I është dhënë emni, se ai qytet është i nxehtë dhe i mbuluar me ranë. Nëse, dëshironi të dini rreth gjuhës shqipe, ani se lexoni broshurën e Sami Frashërit: “Shqipëria cka qënë, c’është dhe cdo të bëhet”. Ai na e spjegon aq mirë se Gjuha Shqipe në Perësi ka qenë gjuhë zyrtare e gjuhë letrare, që e quanin: burrashke.
Të fala
Qazimi