Hazir Mehmeti/
Ndërsa shfleton këtë libër, përjeton menjëherë një mini enciklopedi mbushur me ngjarje, personazhe, fotografi, dokumenta, art, të cilat flasin për kontributin e studiuesve austriakë për\ dhe mbi \shqiptarë, të shpërndarë në kohë dhe hapsirë, por në brendësi të kapitujve, na përcjellë disi më thellë ndaj këtij vëzhgimi emirik e fotografik. Si rrathë danteske përfshihen nën kapituj, që përmbajnë një vastë të gjerë tematikash ; etnia shqiptare autokton në territorin e saj, gjuha shqipe si një nga gjuhët më të vjetra të njerëzimit, copëtimi i Shqipërisë dhe shakatarët e saj, gjenocidi serb mbi popullsinë shqiptare, rregjimi komunist dhe viktimat e tij, diaspora, ekselenca e saj në Austri dhe kontributi i saj në ruajtjen e identitetit dhe të gjuhës shqipe.
Struktura e librit; ka një renditje asimetrike në kohë dhe hapësirë dhe e rradhitur në formën e një Antologjie. Gjuha me të cilën janë shkruar këto përmbledhje përmban një stil jo pompoz, informativ- narrativ-citues- kulturor, i thjesht, depërtues dhe fotografik për lexuesin.
Përmbajtja
Libri hapet me një citim të Fan Nolit –
“I vetmi shtet që ka mbajtur një politikë të mënçur në Shqipëri ka qenë Austria merhume e Hapsburgëve…. S’duhet t’ia hammë hakun!”
Shpesh thuhet se, për ne shqiptarët nuk egziston koncepti i “ i huaj”, për faktin se ne shqiptarët të karakterizojmë në “Mik”, dhe “Armik” dhe në fakt për ne shqiptarët nuk ekziston kombësi, për ne je o mik ose je armik . Mikut nuk i hamë hakun, mikun nuk e presim në besë, dhe mirënjohjen për të e kemi gjithë jetën.
Më tutje Fan Noli në analizën e tij vijon:
…”Ja kush ishin Arsyet e suksesit që Austria arriti të na mbronte deri diku nga fuqitë e mëdha.
a)Austria bazonte politikën e saj mbi Shqiptarët nacionalist.
b) Austria ngarkonte me punët e Shqipërisë ata njerëz që e dinin shqipen më mirë se çdo arnaut! “
Është pikërisht binomi “shqipja” dhe miku”, çelsi i leximit të përmbledhjes të këtyre faqeve .
Dritare të tjera hapen dhe pyetje të njëpasnjëshme lindin kur vazhdon e lexon gjithë ata studiues, hulmtues, filozof, albanolog gjermanë dhe austriakë që dhanë kondributin e tyre të madh në fushë të alabanologjisë.
Pse pikërisht kaq shumë studiues të Austrisë lëvruan në këtë degë?
- Ndoshta, sepse Austria e dinte shumë mirë që gjuha shqipe ishte gjuha më e lashtë në Europë, gjë e cila konfermon atomatikisht se ky popull ishte autokton në trojet e tij!?
- Ndoshta…përgjigjen autori na i përcjellë nën forcën e sinergjive të vargjeve Naim Frashëri.
Gjuhë që fletë ky popull flisjin Perënditë
Atë flisjin Pellazgjitë…
Greqishten ajo e polli
Llatinishtja andej dolli …
Shpesh nga studiues shqiptar dëgjojmë të thuhet se Rilindësit ekzagjeronin vërtetësinë e fakteve dhe çështjes mbi gjuhën shqipe për shkak romaticizmit që i karakterizonte, por autori Hazir Mehmeti, si një “comparat”, vendos në paralelizmë me vargjeve e Naimit deklaratën s albanologut, studiuesit, diplomatit gjerman Johan Georg Von Han, në “Studime shqiptare, Jena 1954; Shqipja rrejeth nga Ilirishtja e cila në vetvete ishte gjuhë pellasgjike.
Lind pyetja: Nëse rregulla e treshit në matematikë është e vlefshme, si ka mundësi që nuk është e tillë kur ndjekim llogjikën se; nëse gjuha rrjeth nga ilirishtja, dhe ilirishtja është me prejardhje pellazgjike, atëherë përse nuk pranohet që gjuha shqipe rrjedh nga pellazgjikja?.
Dinastia e Hasburgëve ishte një dinati iluministe, para se të sythonte humanizmi në Europë. Kjo dinasti kishte një vizion shumë të përparuar përsa i përket kulturave të kombeve përfshirë edhe atë shqiptare dhe për këtë shumë studiues prekën territorin.
I pari studjes rezulton Arnold Von Harff(1471-1505) i cili më 1491( një vit para se të zbulohej Amerika) përshkoi nga Ulqini deri në Sazan dhe krijoji fjalorin me 26 fjalë..
Më vonë kemi hisorianin gjerman Johannes Thunman krijoi Veprën e tij “Hulumtime mbi historinë e popujve të Europës lindore më 1774. Jemi në periudhën kur në Itali në pushtet është papa me origjinë shqiptare i cili nuk është indiferent ndaj mësimit në gjuhën shqipe, dhe vendos të hapi në 1732 Kolegjin “Corsini”, i cili për shkak të numërit të madh të shqiptarëve në këtë kolegj trasferohet në 1794 në San Demetrio Corona\ Cosenza\Itali dhe interesi për sudime albanoogjike shtohet.
Do të jetë historiani austriak Jakob Filipp Falmerajer (1790-1861) i specializuar në periudhën bizantine që do ti interesoj tema e Moresë dhe do të shkruaj mbi Morenë: Historia e Gadishullit të Moresë gjatë mesjetës dhe Elementi shqiptar në Greqi, Munshen 1857-1861.
Një tjetër mik; udhëtar, kronist, ulumtues, do të përshkonte territorin e shqipes, dhe ai është Pedersen, i cili këto kujtimet do ti shtronte në dy veprat e tij,“Udhëtimet në viset e Drinit dhe kulturës shqiptare” si dhe vepra “Udhëtime nga Beogradi deri në Selanik”, ku shpreh hapur autoktonia e popullit shqiptar.
Autori informon me personalitete me origjinë shqiptare që kanë dhënë një ndihmesë konkrete në zhvillimin ekonomik, art dhe kulturë në Austri, informacione që shpesh nuk i gjejmë në tekstet shkollore . Figurat si Giorgio Basta, governator i Vjenës ( 1550- 1607) komandant i ushtrisë gjermane në Austri, Karl Gega inxhiniri i rrugës hekurudhore Simeringut i cili rradhitet ndër 100 austriakët më të mëdhenjë përfshirë këtu Moxart, Froidin,Kafka etje. Alexander Moissi 1879-1935, me tonalitetin e zërit dhe përfshirja në rolet e tij të sukseshëm si ajo Hamletit, bëri këtë artist me origjinë shqiptare të famshëm në skenat e teatrit Gjerman.
Edhe sot janë një mori figurash të shquara austriake sot për sot në hulumtime albanologjike; Wilfred Fiedler, me vëllimin e tij “ Këngë Çame” , apo vepra e tij madhore “Sistemi foljor i shqipes në gjuhën e Gjon Buzukut, Kurt Gostenschnigg studiues në kërkimet albanologjike, Basil Schader Prof, Dr me aktivitetin e tij në Zyrih, Peter Paul Wiplinger, publicist, kulturë, art dhe fotograf.
Shqiptarët ishin miq të ebrejve.
Historia ka rrëfyr se si shqiptarët mbrojtën dhe shpëtuan me qindra e qindra ebrej. I vetmi vend në Europë që nuk dorëzuan ebrejtë.
Përmendim këtu dy personalitetet me origjinë ebrej të madhin Norbert Jokli, themeluesi i studimeve albanologjike dhe Robert Shwarz me origjinë edhe shqiptare prej nënës.
Rradhitja e presonazhve në këtë libër i ngjan një piramide sa sublime aq edhe astronomike.
Në bazë të kësaj piramide qëndrojnë figurat austriake,të cilat mbështetën gjuhën kulturën, ndërsa si planete rreth tyre, janë kontributi i shqiptarëve e në të gjithë këtë kozmo, bie në sy mirnjohja e autorit për rolin pozitiv të Austrisë mbi çështjen shqiptare, por mbi të gjitha detajet dhe renditja e informacioneve në këtë libër flasin një himn atyre bashkëatdhetarëve të autorit që dhanë një kontributë për atdheun e tij, për gjuhën dhe kulturën shqipe, për të gjithëata që nuk u kursyen për të mbajtur gjallë emrin shqiptar
Shpesh dëgjojmë shumë kritikë të cilët thonë që historinë tonë e shkruan të huajt.
Në fakt të njëjtën gjë mund të themi edhe edhe për gjuhën tonë shqipe, që e studjuan e vlerësuan më tepër të huajt se sa ne vet shqiptarët. Ishte lbanologu austriak Gustav Meyer(1859-1900) që përpunoi i pari Fjalorin etimologjik, botuar në Strasburg më 1891, fjalor i cili përmban 1540 fjalë, ndërsa themeluesi i filologjisë shqipe konsiderohet studiuesi tjetër Austriak, filologu Franc Xaver Ritter Miklosich.
Studiuesit Austriak e njihnin rëndësinë e gjuhës shqipe
Nëpërmjet veprave të veprave të studjuesve austriak se ata e dinin shumë mirë rëndësinë e kësaj gjuhe, të lashtë sa vetë njerëzimi, dhe mbi madhështinë e tij lexojmë deklaratën e Maximilian Lambertz 1882-1963:
- Historia e plot e njerëzimit do të shkruhet atherë kur shqiptarët të marrin pjesë në shkruarjen e saj”
Mendoj se kjo deklaratë nuk vetëm një shënjë fisnikërie dhe sublime siç është gjuha jonë në vetvete, por edhe një shuplak morale për ne shqiparët që akoma nuk kemi shkruar historinë tonë të lashtë të vjetër sa njerëzimi.
Ndihma e drejpërdrejt e Austrisë në investimin mbi kapitalin human
Të mbash një shtet, alfa e tij është të investosh mbi kapitalin human. Këtë linjë ruajti edhe Austria me shtetin tonë të ri, të drobitur, të vobekët për shak të rolit të ndyrë të politikës së Rusisë në akordet me shtetin otoman tashmë i kapitulluar ku territoret shqiptare shiheshin nga fuqitë e mëdha si një copë gjigande, Austria u mundua që ti jepte asaj frymë nga mushkria e saj gjigande. E ardhmja janë të rinjtë, prandaj shteti austriak gjatë viteve 1917\ 1918 nis kontigjentet e para shqiptare nga Elbasani në drejtim të Austrisë. Kjo arritje edhe në saj të forcave të brendëshme intelektuale, si falë angazhimit të Luigj Kurakuqit por edhe të Sali Butka e Hajdar Kolonja.
Në 23 mars 1917 austriakët duke parë nevojën e madhe për mësues hapën Shkollën Normale në Shkodër, ku drejtor emërohet Gaspër Baltoja.
Deri në Kongresin e Lushnjes sistemi arsimor në Shqipëri u mbështet tërësisht në sistemin arsimor austrohungarez.
Kjo periudhë në libër është evidencuar nga autori Hazir Mehmeti , me data historikë, dhe shoqëruar nga shumë figura të shquara. Ai përmend Hilë Mosi, Dr Nush Bushati, Çatin Saraçi, Remiz Baçe, Sokrat Dodbiba, Karl Gurakuqi, Irakli Buda, Lec Çurçia, Kolë Rrota.
Në këtë fazë autori na informon që drejt Austrisë u nisën shumë të rinjë shqiptarë me bursa për të studjuar në universitetet austriake; Vjenë , Klagenfurt, Graz, Linz, Villah.
Shtypi dhe organet
Intelektualë e student me mbrritjen e tyre në Austri gjetën liri veprimi dhe mbështetje nga vendi Mik austriak . Autori e plotëson këtë pazëll dike na bërë të ditur me shtypin dhe organet e asaj kohe. Përmendim Gazeta “Albanisch Correspondenze” 1912-1918 si dhe Shoqëritë e asaj kohë. Veçojmë Shoqëria “ Dija” 12 Janar 1916; Gazeta Vllaznija 1917; Shoqëria studentore “ Albania”; Revista “Djalëria”; Gazeta Ora e Shqipnisë; Gazeta Bashkimi Kombëtar; Revista “Dardania” me dr Skender Gashi; “Djelli Demokristjan”.
Gjuha, është arsyetim dhe vetëtidije, por në të njëjtën kohë është, histori dhe kulturë.
“Arsimi është shpirti i një kombi” deklaronte Hasan Prishtina (1873-1933), cili me të ardhurat e tij siguronte mbajtjen e 10 shkollave në Kosovë dhe të 60 nxnësve në Normalen e Elbasanit.
Është pikërisht detyrimi moral që kemi ndaj të gjithë atyre që shpenzuan energji ndaj gjuhës mëmë, kulturës, dhe çështjes shqiptare, ndaj dhe autori pa kursyer përcjellë një mori personalitesh të njohur dhe më pak të njohur me origjinë shqiptare që kanë frekuentuar Vienën. Përmendim; Hilë Mosi, Gergj Pekmezi, Eqerem Çabej, Pandeli Sotiri, Eqerm Bej Vlora, Aleks Buda, Xhevat Korça, Skënder Luarasi, Pandel Sotiri, Gasper Pali, Gasper Beltoja, Ndue Paluca, Filip Llupi, Gasper Shoshi, Hilmi Doko, Hivzi Xeka, Halit Narzani, Ibrahim Babmusta, Ismail Nishani Kodra, Izet Bibeziqi, Karl Larja, Kel Kolë Vila e shumë e shumë të tjerë
Austria hapi dyert edhe për gratë intelektuale
Marie Paluca Kraja artiste e popullit, e nderuar me urdhërin Naim Frashëri e shumë çmime e nderime të tjera. Studjuese në Graz\ Austri dhe është një patriote e shquar. Në formë të detajuar flet për figurën e saj edhe si patriote. Nga rreshtat e këtij libri mësojmë që ajo Arratiset nga burgu ku ishte dënuar për 5 vjte dhe nëpërmjet Dalmacisë shkon e vazhdon aktivitetin e saj në Vjen .
Agni Todhri (1894-1982) Mësuese e merituar. Ishte gruaja e parë elbasanse që studjoi jashtë vendit.
Matilda Çarkaxhiu, studioi në kolegjin e Kremsit pranë Vjenës, pas vdekjes u nderua me titullin mësuese e merituar
Rregjimi Komunist dhe studentët e Austrisë
Për shumë intelektualë të cilët u kthyen nga vendi mik Austria në atdhe regjimi u tregua i pa mëshirshëm.
Një pjesë e tyre u burgosën, të tjerët u internuan dhe disa u pushkatuan. Autori rradhit një numër viktimash të rregjimit. Përmendim disa prej tyre si Fadil Gurmani, Ethem Haxhiademi, Venermin Dashi, Kolë Margjin, Sokrat Dodbibaj, Lasgush Poradeci e shumë të tjerë e midis tyre edhe një grua Marie Taci.
Gjenocidi serb ushtruar mbi etninë shqiptare.
Në kapitujt e këtij libri autori Hazir Mehmeti nuk është aspak indiferent në shtimin e informacionit mbi gjenocidin serb ushtruar mbi etninë shqiptare. Politikë kjo e theksuar akoma dhe më tepër pas rënjes së Perandorisë Osmane. Këtë argument autori na përcjellë nëpërmjet kronistit të asaj kohe të sheteti austriak, Leo Freundlich i cili me veprën e tij “ Albanische Golgota”(Golgota Shqiptare),dhe evidencon artikullin, Die Albaneses mussen ausgerottet werden! (Shqiptarët duhet të shfarosen!) të datës 12 nëntor 1912.
Leo Freundlich në kronikën e tij shkruan:
Se në afërsi të Shkupit u masakruan 2000 shqiptar muhamedan, e jo larg Prizërenti u mbytën 5000 mijë e shumë shqiptar janë therur nga serbët.
Një gjenocid i tmerrshëm! Lexojmë qart jo vetëm indinjatën, revoltën, por edhe dhimbjen dhe padrejtësinë që i është bërë këtij populli mbi këtë hemoragji të shumë dekadave, kanë mbirë vetëm lulkuqet.
Një nga njohësit e mirë i rrethanave shoqërore, politike në trevat shqiptare e në veçanti atyre në Kosovë ishte edhe prof Dr. Hermann Olberg.
Tematika e mohimit të të drejtave dhe gjenocidit në këtë përmbledhje merr përpasa të gjera në kohë dhe hapsirë.
Mësojmë mbi një letër të e Hasan Prishtinës së vitit 1931 ku deklaronte se ”Afër një miljon shqiptar që banojnë në Kosovë dhe Maqedoni nuk kanë asnjë shkollë në gjuhë amtare. Ju është ndaluar të themelojnë shkolla me mjete private.
Nga hulumt e historianit të njohur Sir Noel Malcolm, në veprën e tij “Kosova a short Hystori “, shumë fakte mbi represionin serbosllav ndaj shkollave shqipe në ish Jougosllavi autori merr nga një mësues Dr Xhevat Hasani , kryetar i mësuesve shqiptar në Austri i cili i ka përjetuar nga afër këtë represion.Po nga autori Malcolm mësojmë se në perandorinë Osmane ishte një numër i konsiderueshëm skllavrish të krishterë por edhe një numër mysliman për rreth 100 000 mijë nëpër Europë.
Diaspora sot në Vjen
Elemente bazë i “identitetet shqiptar” në diasporë, ngelet gjuha e mëmës dhe kultura shqiptare. Gjuha shqipe edhe pse e reduktuar dhe e asimiluar në shumë treva, nuk humbet, por ngel tek ajo pjesë e shuar, si gjuhë e martirëve dhe e shenjtorëve, e ëndërrimtarëve apo kabalistëve, një gjuhë e pasur me zgjuarsinë dhe me kujtimin që njerëzimi nuk mund t’i harrojë kurrë. Gjuha shqipe edhe sot mban idjomën e njerëzimit
Autori Mehmeti duke qenë i profilit të mësuesisë është i ndërgjegjshëm se në emigrim\diasporë, gjuha, si çdo përbërës tjetër i kulturës materiale dhe intelektuale të një populli, është një pasuri gjigande por edhe brishtë, ndaj shumë formave të “ndotjes” për hirë të mos pasjes kontakt drejpërdjet me tokën mëmë, shkak të hibrizimit e bilinguzimit gjë e cila po nuk u kurua paraqet rrezik asimilimi, prandaj së bashku me disa miq të tij morën pjesë në ngritjen si të shkollave po ashtu të shoqërisë së Lidhjes së shkrimtarëve dhe e krijuesve shqipatrë “ Aleksandër Moisiu” në Austri, shoqatë kjo e gjallë, me botime, me orë letrare, e binjakëzim shoqatash të tjera motra.
Autori Mehmeti me disa dromza na rrëfen si u njoh me poetin e madh Ali Podrimen, që i bashkonte jo vetëm vena artistike por ndoshta dhe fati ku, Vlora ( bejëza e tij) me Lum Lumin do të ishin në një Valcer mes reve të bardha qiellor. Eshtë krenar autori që është takuar me Ibrahim Rrugovën, e kush nuk do ishte.
Ky personalitet i quajtur “ Gandhi i Kosovës” për anti violencën që atë e karakterizonte. Autori Hazir nuk anashkalon, por si shqiptar që është nuk harron të nderoj mikun e madh të shqipatarëve Albeer Rohan i cili pak kohë më parë kishte humbur jetën.
Autori Promovon, personalitet miq, shokë; Dr Eqerem Zenelaj, Nuhi Bytyqit” Libri i luftës”; rrëfen për veprën e dr Nustret Pallana Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët e dhjetra të tjerë.
Të rinjtë intelektual në diasporë
Në gjuhën e popullit shqiptar qëndron zemra e identitetit të tij, të atij populli që ka lindur shumë përpara se të krijonin shtetin\ kombin dhe ku gjuha përfaqëson legjitimitetin më të lartë të tij”, dhe këtë autori na e përcjell nëpërmjet autorit austriak Holgher Pedersen i cili citon për gjuhën shqipe:
Gjuha shqipe është i vetmi mjet i ndriçimit dhe përparimit moral.
Ajo është një gjuhë e fuqishme dhe e bukur që duhet të jetë krenaria e folsëve të saj…
Është pikërisht ky mesazh, që duhet ti arrijë diasporës. Në fakt në Austri autori na informon me shoqatën e mësuesve shqiptare si edhe me kryetarin Dr Xhevat Hasani human që energjitë e tij ja dedikojë rritjes së numrit të nxënësve për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë. Një numër të konsiderueshëm nxënës mesojnë gjuhën shqipe.
Si një shuplakë morale, autori me një “stil –nirvane”rradhitë fjalët e Fishtës për të gjithë ata shqipfolës në mërgim që nuk u mësojnë gjuhën e mëmës shqipe:
“Pra, Mallkue njaj bir shqyptari..” të cilat goditin me forcë çdo shqiptar dhe cdo bir shqiptari të cilët nuk i mësojnë fëmijës që në djep gjuhën shqipe.. “ dhe ju thaftë, po, goja, që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
Në këto faqe, autori mbështjellë në gjirin e tij figura të rinjë e të reja shqiptare intelektuale në Vjen të cilat jo vetëm nuk humbën lidhjet, nuk u asimiluan por kërkojnë me çdo kusht të mbajnë gjallë botën shqiptare në gjuhë, në artë, në krijmatari, mësimdhënie si Ina Arapi, prof e gjuhës dhe e letërsisë shqipe në Vjenë; Elona Kamberi gazetare, përkthese dhe politologe; Shpresa Musaj e cila vazhdon veprimtarinë në Austri dhe merret me studime rreth prejardhjes, vjetërsisë dhe lidhjes së shqipes me gjuhët e tjera; Ardita Statovici artiste , pianiste e talentuar; Astrit Alihajdari aktor dhe autor; Eno Peçi , balerin solist dhe korograf; Fater Velaj piktor, fotograf në arenën ndërkombëtare; Shkelzen Doli, violinist. Autori skalit në ato rreshta emrin e skulptorit Destan Gashi skulptor, ngjyros me nuanca bukolike piktorin Gazmend Freitag e spërkat me stilistikë grimca të oreve letrare që zhvillojnë në Vjenë
Vlora Mehmeti –Tërshani. Një humbje e madhe për familjen, kombin dhe shkencën.
Autori, na sjellë për lexuesin një artikull gazete ku flitet për një figurë ekselent në Austri, një vajzë 35 vjeçe, Vlora Mehmeti- Tërshana. Vlora, me prindër z. Hazir dhe zonjën Nexhmie, lind në fashatin Beçiq të Drenicë nga një familje arsimdashëse. Studimet i mbaron në Vjen. Imagjinoni këtë vajzë shqiptare, lindur në ditën e ekuinoksit të pranverës, 20 Mars, dhe njëkohësisht né vitin i levizjes politike për çlirimin e Kosovës (1982). Vlora që në moshë adoleshenciale niset në mërgim në Vjen. Ajo ka ide të qarta. I futet rrugës së studimeve. Dipllomohet, ndjek studimet e doktoraturës, dhe me forcat e saj brilante arrin në ekselencën shkencore të sferës mikrobiologjike në Universitetin e Vjenës. Vlora është e shkëlqyer, por jeta e saj si një orkide e brishtë në ditë acari ndërpritet në moshën 35 e vjeçe.
Nëse nuk do të kishte patur mbiemrin e autorit askush nuk do ta merrte vesh se Vlora ishte e bija e mësuesit dhe publicistit Hazir Mehmeti. Ndoshta të atin dhimbja nuk i lejonte falangjet e” buta” mbi tastjerë, të shkruante për të, por ai arriti të skaliste mbi “alabastrën e trishtimit” vetëm emrin e të bijës, me dy rreshta, si një epitaf mbi një “copë-paradis”. U mjaftua vetëm me një dedikim ky prind, ndërsa për të tjerë shkroi me dhjetra e dhjetra rreshta, ndoshta se për këtë Yll, ishin arritjet e saj që flasin.
Si të gjithë yjet, edhe Vlora tashmë i përket qiellit. Yjet na orjentojnë, dhe Vlora është një simbol orjentimi për të gjithë të rinjtë në përgjithësi, por në veçanti për të gjithë ata të tjerët që janë në diasporë. Yjet kanë karakteristikën e pavdeksisë, dhe Vlora do të jetë e tillë, ashtu siç është edhe gjuha e mëmës që ajo fliste, të përjetshëm.
Falenderoj Zotin Hazir Mehmetin, për këtë punë të palodhur, të madhe në dhënin e informacionit të gjerë, si dhe për këtë kopje në Bibliotekën tonë A. Blluasci.
Ornela Radovicka,
Qëndra albanologjike, pranë Bibliotekës A. Bellusci
Frascineto\ Cosencë\ Itali