-Studiuesi Salihi do te jete i pranishem edhe ne Seminarin Perkujtimor Kushtuar 50 Vjetorit te vdekjes se Nolit, qe organizohet ne Vater te Premten me 13 Mars, ne oren 6 pasdite/
Sot, e Merkurë 11 Mars, u paraqit në arkivin e Vatrës studiuesi Rufki Salihi,i lindur në Shkup, i rritur dhe i arsimuar në Kosovë, me banim në Texas, SHBA. Ai është duke grumbulluar material për Doktoraturën e miratuar nga Universiteti i Texasit në Arlington. Tema e doktoraturës së tij është: “Imigracioni Shqiptar në Amerikë, Nacionalizmi i Distancës dhe Shtetformimi”.
Studiuesi ka shfrytëzuar arkivin e ish editorit të Diellit dhe sekretar i Vatrës, Qerim Panariti, që ndodhet pranë Universitetit të Cikagos, ka shkuar në Qendrën e Emigracionit në Nebraska dhe tash është duke shfrytëzuar arkivat dhe libraritë në New York.
Studiesi Salihi, u prit nga Editori i diellit. Ai vizitoi arkivin e Vatrës, pa nga afër rekordet origjinale dhe kërkoi që për një javë, në muajin qershor 2015, t’i vihen në dispozicion materialet arkivore në ndihmë të doktoraturës së tij.
Z. Salihi do të jetë i pranishëm edhe në sesionin Shkencor përkujtimor që organizon Vatra këtë të Premte me 13 Mars në orën 6 të pasditës në Shtëpinë e Vatrës. Të interesuarit që duan të jenë të pranishëm në këtë Perkujtimore, janë të lutur të telefonojnë ne: 917-254-6103
Në këtë veprimtari do të shfaqet nje dokumentar nga TV Kultura Shqiptare dhe do të mbahen kumtesa nga zotërinjët: Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu, Frank Shkreli, Idriz Lamaj, Anton Cefa, Sinan Kamberaj dhe Dalip Greca. Nje mesazh pershendetes vjen me kete rast edhe nga At Arthur Liolin, Kryekancelar i Kishes e Shen Gjergjit. Të pranishëm klerikët fetar.