Studiuesi Thanas Gjika i dhuroi kryetarit të Vatrës me dedikim personal librin e tij “Mosdënimi i krimit është krim i ri”, libër me artikuj, ese, biseda, kujtime etj,/
Mesditën e së hënës, 27 gusht 218, studiusi Thanas Gjika, njëkohësisht sekretar i degës së Vatrës në Worcester- MA ,vizitoi selinë e Federatës VATRA. Ai u prit nga kryetari i Vatrës Dritan Mishto me bashkëpunëtorët e tij. Z. Gjika shoqërohej nga anëtarët e Këshillit të Vatrës, biznesmenë dhe aktivistët e komunitetit, Sergio dhe Sabit Bitici. Në takim morën pjesë edhe arkëtari dhe anëtari i kryesisë Marjan Cubi, anëtari i kryesisë Zef Balaj, editori i Diellit, ish nënkryetari i Vatrës Asllan Bushati dhe gazetari Ilir Buçpapaj.
Studiuesi Thanas Gjika i dhuroi kryetarit të Vatrës me dedikim personal librin e tij “Mosdënimi i krimit është krim i ri”, libër me artikuj, ese, biseda, kujtime etj, për botimin e të cilit kanë dhënë kontribut dhe Federata Vatra, ndersa gazeta Dielli e nderoi me cmim ne Konkursin”2016-Viti i Faik Konicës”.
Gjatë bisedës u diskutua edhe rreth librit të autorit Gjika”Shën Pali punoi edhe në brigjet e Adriatikut”, ku Prof.as.dr. Thanas Gjika mbron tezën se krishtërimi në Iliri është përhapur nga goja e vet apostujve të Krishtit. Sipas tij, trojet shqiptare duhet të jenë patjetër në hartën e Vatikani dhe ai ka skicuar hartat e udhëtimit të apostullit Pal. Deri më sot kjo tezë është përjashtuar edhe nga vete Vatikani, por Gjika, sjell fakte të reja për jetën dhe veprën e Shën Palit.
Autori synon që këtë libër ta botojë në gjuhën angleze të përmbledhur duke i kushtuar vëmendje veçanërisht hartave dhe për këtë qëllim kërkoi që Vatra të shohë mundësitë për kontribut financiar, pasi libri në gjuhën angleze do të ketë efekte pozitive për identitetin e shqiptarëve.
Diskutimi i lirë i pjesmarrësve debatoi dukuritë e fundit në trojet shqiptare, ku vihet re një agresion i theksuar kulturor,veçanërisht nga kultura turke dhe rrymat eksteremiste fetare.