DOLI NGA SHTYPI ANTOLOGJIA E 60 POETËVE SHQIPTARË, SUEDEZË DHE TË TJERË/FESTIVALI VII I POEZISË ”SOFRA POETIKE” – BORÅS, 2018/
Botues: Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI – Albani” në Suedi, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Shqiptare ”Migjeni” në Borås./
Nga Hysen Ibrahimi – kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI – Albani”, Suedi./
Antologjia e tretë me radhë e Festivalit VII të poezisë ”SOFRA POETIKE” në Borås, 2018, doli nga shtypi me poezitë e përzgjedhura të 60 poetëve shqiptarë, suedezë dhe të tjerë, para disa ditësh, e që do të përurohet më 31 mars 2018 në Borås gjatë festivalit.
Poezitë e përzgjedhura arrijnë të mbrojnë qëllimin e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI – Albani”, (SHSHASHS) në Suedi dhe Qendrën Kulturore Shqiptare ”Migjeni” në Borås, (QKM), që përmes kulturave në fushën e poezisë të afrohemi me njëri-tjetrin, që ka bërë përshtypje te të gjitha nacionalitet, në veçanti te sudezët. Pra, mund të themi se është bërthamë për shkëmbimin dhe njohjen e kulturave tona – si krijues të pavarur në tërësi. Insistimi për bashkëpunim të asociaconeve në fjalë ka qenë i hershëm, por tanimë i theksuar. Për të realizuar në plotëni këtë bashkëpunim, meritë të veçantë ka prof. Sokol Demaku, i cili me meritë përfaqëson si koordinator i shkëlqyer të dy asociacionet, që është nënkryetar i SHSHASHS-së dhe koordinator i QKM-së. Duhet theksuar se, me plot meritë ka një mbështetje të fuqishme nga këto dy asociacione kulturore shqiptare në Suedi.
Në brendinë e librit të titulluar ”ANTOLOGJI”, Borås 2018, do të hasim në poezi të preokupimit të poetëve me kultura të ndryshme, madje mund të dëshmohet bindshëm se ka afërsi kuptimesh dhe ndjenjash njerëzore të botës së qytetëruar kulturore nga poetët shqiptarë, suedezë dhe të tjerë, që janë përfshirë në këtë libër me poezitë e tyre, si: Anna Mattsson, Louise Halvardsson, Kristin Bjarnadóttir, Henrik Mimersson, Jana Ëitthed, Vllasova Musta, ThomaidhaCullufe, Vera Stremskovskaya, e të tjerë. Në këtë rast do të shohim se poetët, përmes poezisë së tyre, hedhin të gjitha dilemat e ndasive në kategori kuptimesh – se kinse poetët nuk bashkëpunuakan.
Poezia e poetes Louise Halvardsson, e titulluar Korsstygn (Punë kryq), në strofën e parë të saj, (poezi kjo e cila është vlerësuar me çmimin e parë në Angli), ndër të tjera shkruan:
Korsstygn
Min mormor broderade ord
på bonader
ord som blev till språk:
Egen härd är guld värd
Var dag är en sällsam gåva
Punë kryq
Gjyshja ime mbante fjalë të qëndisura
në pëlhurë
fjalë që u bënë thënje:
Vetë fortësia është vlera e arit
Çdo ditë është një dhuratë e rrallë.
Tri strofat e marra nga poezia e titulluar ”Poçet e gjyshes” të poetit tonë të madh, Dritëro Agolli, do të shohim se harmonizohen me idenë për të shkruar për gjyshërit tanë dhe thëniet e tyre.
Poçet e gjyshes
Në dimër, në fshatin tim me thëllim
Pëlcisnin nga akulli poçet me ujë.
Për mua ky ishte vërtet një dëfrim,
Për gjyshen – një kujë.
“Gëzohem kur poçja pëlcet”-
Thosh gjyshi dinak te oxhaku.
Dhe gjyshja tërbohej vërtet,
Ndaj kthehej: “të plastë si poçja dhe barku.”
Ah, ç’poçe! Kaluan kaq vjet…
Tani sa gjyshja ime jam plakur.
S’pëlcet asnjë poçe këtu në qytet,
Kam mall për krismën e tyre në akull.
Botëkuptimi i poetëve në rrafshin human, rrjedhimisht marrëdhëniet ndërnjerëzore, është i qëndrueshëm dhe përafron kulturat që hasim në ide të përafërta, sikurse ideja e poetes Halvardsson me idenë e poetit tonë të madh Dritëro Agolli dhe poetëve të tjerë shqiptarë.
Prandaj, është i justifikueshëm bashkëpunimi që pasqyron elemente të poezisë shumëtradicionale, me pikëpamje të përafrimit përmes kulturuave. Madje, poezia e sotme mund të themi se është moderne dhe e veçuar në frymën e hapësirave njerëzore falë teknologjisë së informatikës për shpërndarjen dhe përkthimin e saj.
Lista e pjesëmarrësve në librin e titulluar “ANTOLOGJI”:
1.Vllastova Musta
2.Jana Witthed
3.Drita Kosumi
4.Fatbardha Alimeti
5.Ibrahim Gashi
6.Ismet Tahiri
7.Kadrije Gurmani
8.Lumturi Plaku
9.Zamira Korance
10.Ndue Lazri
11.Semine Hasani
12.Thomaidha Cullufe
13.Fetah Bahtiri
14.Gladiola JORBUS
15.Viron Kona
16.Zyhdi Dervishi
17.Remzi Basha
18.Emine S. Hoti
19.Sadije Aliti
20.Shqipe Hasani
21.Linditë Ramushi Dushku
22.Ndue Dragusha
23.Lindita Topalli
34.Bajame Hoxha (Çeliku)
25.Perparim Hysi
26.Elheme Gjyrevci
27.Kleo Lati
28.Kadri Tarelli
29.Alma Sinani Feruni
30.Jozefina Traboini
31.Lili Bimi
32.Vera Stremkovska
33.Luljeta Selimi
34.Louise Halvardsson
35.Hamit Gurgur
37.Majlinda Nana Rama
38.Ariana Bytyqi
39.Anxhela Ziso
40.Jonida Lila
- Kujtim Mateli
42.Nexhmije Hasani
43.Teuta Haziri
- Sveza Daceva
- Vaso Papaj
46.Anna Mattsson
- Rovena Shuteriqi
- Ibrahim Aliu
- Kristijan Dukaj
- Diana Çelepia Topaku
- Viola Jusufaj
- Dijana Toska
- Kristín Bjarnadóttir
- Henrik Mimersson
- Diamanta Zalta Nikolaou
56.Nikollë Loka
57.Idriz Gashi
58.Elida Rrusta
59.Selvete Abdullahu
60.Hysen Ibrahimi