Fulhami! Klubi anglez kerkon portierin e Kombetares Shqiptare-Kombetarja! Elseid Hysaj drejt Fiorentines/ Vullnet Basha vishet kuqezi. Vellai i Migjen Bashes i thote po, ofertes se teknikut/PAOK. “300 mije Euro, per “Pashain” kuqezi, Andi Lila
FSH27 APR 2013SUPERLIGA “1933…..2011, 2012, 2013, To be continue”. Me këtë parrullë të tifozëve korcarë, që spikaste mes koreografisë së mirëorganizuar kuqebardhë, ka nisur e bitisur ndeshja hapëse e javës së 24-t të Superiores, mes Skënderbeut dhe Kastriotit. Ndeshje e cila ka përfunduar me fitoren 2-0 të vendësve, por ka përmbyllur njëkohësisht edhe matematikisht e zyrtarisht cështjen “titull”.
Ky trofe, më i rëndësishmi në futbollin kombëtar shqiptar, mbetet në Korcë për të tretin sezon radhazi. Vetëm një pikë i duhej skuadrës së Mirel Josës për t’u rikonfirmuar kampion i Shqipërisë, por juglindorët nuk i kanë falur krutanët, duke i bërë në njëfarë mënyre “kurban” të festës së tyre.
Goli i Ditmar Bicit, shënuar afër fundit të pjesës së parë me kokë, pas një goditjeje nga këndi, i ka zhbllokuar korcarët, pastaj ka menduar Sabien Lilaj për të “vulosur” gjithcka në minutën e 58-të dhe për ta ndezur atmosferën në stadium, e cila më tej ka vijuar dhe është përhapur në tërë qytetin juglindor, që jeton me futbollin.
Skënderbeu e ka dominuar lojën dhe kanë qenë në mënyrë persistente ngulmues në portën e Osmanit, por sulmuesit dhe mesfushorët e krahut nuk kanë arritur të jenë dhe aq efektivë në rastet e krijuara. Nëse Plaku, S.Lilaj, Caushajt e të tjerë do ta kishin shënjestrën më të kolauduar, epërsia e kuqebardhëve mund të kishte qenë edhe më e thellë.
Megjithatë, fitorja ishte bindëse, objektivi madhor u arrit. Përvec marrjes së tri pikëve, Skënderbeu rikonfirmohet për të tretin sezon radhazi kiampion i vendit, duke pasur tashmë katër trofe të tillë në palmaresin e vet, duke llogaritur edhe atë të vitit 1933.
Një sukses mëse i merituar i juglindorëve, me president Ardian Takaj dhe trajner Mirel Josa, në gjirin e të cilëve luajnë shumë prej lojtarëve më të mirë të kampionatit tonë. Po ashtu, “notën dhjetë” meriton tifozëria korcare, më e shumta në numër në stadiumin e vet, por që nuk ka munguar ta përkrahë skuadrën e zemrës edhe në transferta.
Dy javët e mbetura të kampionatit për kampionët e rikonfirmuar të Shqipërisë do të luhen tashmë sa për statistikë, sepse misioni u krye. Fazë e parë e shkëlqyer për korcarët, faza e dytë me pak oshilacione, por gjithsesi titulli nuk u vu në diskutim në asnjë moment, ishte plotësisht i merituar.
17 fitore, 4 barazime dhe tri humbje në 24 javë kampionat, me golaverazhin tejet pozitiv 39:10, apo përkthyer ndryshe në 55 pikë, tregojnë forcën reale të këtij Skënderbeu në krahasim me rivalët e tjerë në Superiore. Forcë të cilën duhet ta dëshmojë tashmë edhe tej kufijve, në angazhimet e veta europiane. Ky është misioni i radhës për kampionët e rinj dhe të vjetër tanët, që kanë kohë të mendojnë e përgatiten për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve, si përfaqësues të Shqipërisë tashmë, jo vetëm të një qyteti, Korcës së serenatave, apo sic njihet ndryshe “Parisit të vogël”.
Share on facebookShare on twitterShare on emailShare on printMore Sharing Services.
Fulhami! Klubi anglez kerkon portierin e Kombetares Shqiptare
Etrit Berisha është shumë pranë transferimit te klubi anglez i Fulhamit. I
kontaktuar nga “Panorama Sport”, portieri i Kombëtares shqiptare nuk ka dashur
të përmendë emrin e skuadrës (si gjithnjë), por ka pohuar se është shumë pranë
kalimit në një klub anglez. Deri tani, ndër klubet britanike, interesim për
gjigantin e portës kuqezi ka shfaqur vetëm Fulhami, ndaj është lehtë i
kuptueshëm destinacioni i gjigandit kuqezi. Ndërkohë, kujtojmë që Berisha pat
vënë edhe një kusht të panegociueshëm për çdo skuadër para se të largohet nga
Kalmari: vendin e sigurt në formacion, çka me gjasa ia ka siguruar
Fulhami.
Bisedimet – Prej disa muajsh, klubi i Fulhamit është vënë në
kërkim të një portieri. Nëse në fillim klubi hezitoi disi për shkak se Berisha
ishte ende i ri dhe nuk kishte dhënë prova në klube të mëdha, gjërat ndryshuan
krejtësisht pas paraqitjeve të tij me përfaqësuesen. Berisha është shndërruar në
një lojtar thelbësor në formacionin e trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë,
Gianni De Biasit, pasi është treguar konstant dhe vendimtar në disa raste, ku
vlejnë për t’u përmendur pritjet kundër Norvegjisë. “Mendoj se e ardhmja ime do
të vendoset brenda dy javëve të ardhshme. Ofertat nuk më kanë munguar nga disa
klube, por deri tani jam më pranë një klubi anglez. Me shumë mundësi do të luaj
në Angli sezonin tjetër. Bisedimet janë në rrugën e duhur dhe mendoj se gjithçka
do të shkojë mirë”, pohoi Berisha.
Pse Fulhami – Klubi anglez është vënë
në kërkim të një portieri, pasi kërkon të zëvendësojë veteranin Mark Schwarzer.
Portieri 41-vjeçar nga Australia do të largohet në fund të sezonit dhe
drejtuesit kërkojnë të gjejnë një zgjidhje afatgjatë për portën. Ata shfaqën
interesim që në dhjetor për Etrit Berishën, por për shkak të disa burokracive,
kalimi nuk u bë i mundur. Më pas, Fulhami nisi të kërkonte edhe për portierë të
tjerë, duke vënë në shënjestër Stekelenburgun e Romës, por marrëveshja u prish
në momentet e fundit. Tani klubi italian kërkon rreth 4.5 milionë euro për
kartonin e holandezit dhe Fulhami iu rikthye sërish pistës “Berisha”, por këtë
herë shumë seriozisht. Sipas vetë futbollistit shqiptar, gjërat po ecin mirë dhe
marrëveshja duhet të mbyllet brenda javës së parë të majit. Etrit Berisha ka
luajtur shtatë ndeshje me përfaqësuesen shqiptare. Ai u afrua në ekipin
përfaqësues pas këmbënguljes së trajnerit De Biasi. Ky i fundit pohoi pak javë
më parë se portierin e kishte zbuluar vetëm nëpërmjet internetit.
Kombetarja! Elseid Hysaj drejt Fiorentines
Sezonin tjeter mbrojtesi me i ri i ekipit tone kombetar, Elseid Hysaj, do te
shtoje radhet e shqiptareve ne Seria A. Futbollisti i Empolit qe luan ne Seria B
konsiderohet nje nga talentet shqiptare, i cili po shkelqen gjithnje e me shume
ne Itali, ndaj dhe per te perfituar nga sherbimet e tij po interesohen klube te
njohura italiane.
Mbrojtesi 19 vjecar luan titullar me Empolin dhe gjate
ketij sezoni ka fituar dhe besimin e Xhani De Biasit, teksa eshte grumbulluar me
kombetare, dhe eshte aktivizuar gjate 3 ndeshjeve te fundit. Ai konsiderohet nje
lojtar me te ardhme te sigurte pasi eshte ne nje moshe shume te re dhe
megjithate qe tani po ben emer si ne Itali dhe me kuqezinjte.
Presidenti
i Empolit, Fabrizio Corsi, flet me superlativa per talentin shqiptar, te cilin
ja sugjeron Fiorentines. Mediat italiane nenvizojne se Corzi mban marredhenie te
mira me klubin vjollce, keshtu qe kerkon t’i afroje nje lojtar qe do ta
ndihmonte Fiorentinen qe te kishte nje ecuri me te mire ne Seria A dhe ne Kupat
e Evropes, ku do te ,luaje me siguri gjate edicionit te ardhshem.
“Hysaj eshte nje lojtar shume punetor, i cili luan ne krah te djathte, por ne per
nevojat tona e kemi vene te luaje ne krah te majte te mbrojtjes. Fiorentines do
t’i bente shume pune nje lojtar si ai, sepse ka nje te ardhme te sigurt”,
theksoi presidenti i Empolit.
Kesisoj, 19-vjecari kuqezi me origjine nga
Shkodra pritet qe gjate merkatos se veres te nise karriere me nje klub te madh
te Seria A. Mediat italiane raportojne se Lacio, skuadra qe drejtohet nga Igli
Tare, eshte vene prej kohesh ne gjurmet e tij. Lacio e kerkoi mbrojtesin gjate
merkatos se janarit, sikurse interesohen edhe dy ekipet te tjera ne Seria A,
Katania dhe Udineze. Empoli insistoi qe ta mbante, por me hapjen e merkatos se
veres drejtuesit e klubit kane leshuara sinjale te qarte se ai do t’i bashkohet
nje skuadre tjeter ndaj dhe po kujdesen qe destinacioni i ardhshem i Hysaj te
shkoje sipas sugjerimeve te tyre.
Vullnet Basha vishet kuqezi. Vellai i Migjen Bashes i thote po, ofertes se teknikut
Pas Migjen Bashës, edhe i vëllai Vullneti, i cili luan në kampionatin
zviceran me Sionin, zgjedh të luajë për Kombëtaren shqiptare, pasi ka kaluar në
të gjitha hallkat e ekipeve kombëtare të Zvicrës, nga U-18, U-19, U-20 dhe U-21.
Lajmi është bërë i ditur dje nga gazeta zvicerane “Le Matin”, në versionin e saj
online.
Vullneti duket se po ecën në rrugën që ndoqi i vëllai, Migjen
Basha, i cili vetëm pak javë më parë fitoi të drejtën për të luajtur me
përfaqësuesen kuqezi. Vullneti, aktualisht mesfushor i skuadrës së Sionit në
kampionatin zviceran, edhe pse ka kaluar të gjithë zinxhirin e ekipeve kombëtare
të moshave me Zvicrën, sipas “Le Matin”, në fund ka vendosur që të zgjedhë të
luajë për Shqipërinë, që konsiderohet edhe kombi i tij.
Gazeta zvicerane
thekson se lojtari i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së trajnerit Xhani de
Biazi, për të qenë pjesë e kuqezinjve, ku do të gjejë edhe të vëllanë, Migjenin.
Duke u mbështetur në rastin e dy vëllezërve Basha, gazeta në fjalë e trajton
këtë lëvizje edhe në një mënyrë tjetër. Atë që Zvicra i përgatit talentet dhe në
fund i ikin nga duart.
“Sa për një kujtesë të hidhur: në eliminatoret e
Botërorit 2014 në Brazil, kombëtarja shqiptare bën pjesë në të njëjtin grup me
Zvicrën, citon shkrimi i gazetës ‘Le Matin’. Kjo do të thotë që më 11 tetor,
skuadra e drejtuar nga trajneri Otmar Hitcfeld, do të gjejë përballë dy
ish-zviceranë, vëllezërit Basha”.
Në fakt deri diku, kjo logjikë është e
drejtë, sepse me shumë mundësi Migjeni pritet që të jetë në fushë për ndeshjen e
muajit tetor ndaj zviceranëve, por për sa i përket Vullnetit, gjithçka mbetet
ende e hapur. Ai është ende i panjohur për kombëtaren shqiptare dhe që të fitojë
vend në formacion, ndoshta do t’i duhet shumë punë.
Gjithsesi nga ky lajm, përforcohet edhe më shumë ideja se trajneri Xhani de Biazi vazhdon t’i
mëshojë fort afrimit në Kombëtare të talenteve shqiptare që luajnë në
kampionatet perëndimore. Përveç Vullnet Bashës, gjatë ditëve të fundit është
përfolur shumë për fushatën e teknikut italian të kuqezinjve në kërkim të
futbollistëve të rinj shqiptarë që militojnë në ekipet e huaja.
PAOK. “300 mije Euro, per “Pashain” kuqezi.
Gazetat greke e bejne fakt te kryer. Andi Lila sezonin
Klubi nënkampion i Greqisë, PAOK, i bën ofertë mbrojtësit të kombëtares
shqiptare, Andi Lila. Lajmi është bërë i ditur dje nga mediat greke. Gazeta më e
madhe sportive greke “Sport Day”, ndër të tjera shkruan: “Presidenti i klubit
selanikas, Zisi Vrizasm, pëlqen shqiptarin e PAS Janinës, Andi Lila. Mbrojtësi
mund të luajë në disa pozicione dhe PAOK-u është i interesuar për të zyrtarisht.
Lila ka një kontratë me Janinën, e cila përfundon në verën e vitit 2014. Një
sforco e PAOK-ut pritet të sjellë në Selanik lojtarin 27-vjecar”.
Sipas shtypit grek, PAOK-u ofron 300 mijë euro për kartonin e shqiptarit dhe kjo i ka
joshur së tepërmi drejtuesit e PAS Janinës. Nëse kjo tratativë mbyllet me
sukses, atëherë Lila do të bëhej futbollisti i dytë shqiptar që luan për klubin
selanikas, teksa aktualisht pjesë e tij është talenti Egys Kace, i cili po luan
si titullar prej një viti. Lila vjen pas një sezoni fantastik te Janina,
ndërkohë që klubi që ka një buxhet modest ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen në
Ligën e Europës, për herë të parë në historinë e tij. Gjatë këtij kampionati
Lila ka thyer edhe një “rekord”, pasi ka qenë një nga lojtarët më të ndëshkuar
me kartonë të verdhë në Greqi. Andi Lila ka pohuar se klubi i PAOK-ut ka
shfaqur interesim konkret për të. “Po, është e vërtetë që janë të interesuar,
pasi edhe klubi më ka vënë në dijeni. Unë nuk mund të flas se cfarë do të ndodhë
në verë, pasi më parë duhet të arrihet marrëveshja në nivel klubesh. A do të më
pëlqente të luaja PAOK-un? Sigurisht që po, sepse është një klub i madh, me
tifozë të jashtëzakonshëm dhe mbi të gjitha ka gjasa që të luajë në Champions.
Gjithsesi, unë vazhdoj të jem lojtar i PAS Janinës dhe për aq kohë sa nuk ka një
akord, jam i detyruar që të respektoj ngjyrat e fanellës që vesh,” – tha
mbrojtësi i Shqipërisë.