HISTORIA E VATRES-FORMIMI I DEGEVE- ME 12 MAJ 1912 U ORGANIZUA DEGA NR.1 E VATRES/
VATRA U THEMELUA ME 28 PRILL 1912, U NJOH NGA SHTETI I MASSACHUSETTS me 13 QERSHOR 1912/
Sipas Rekordit nr. IX që ndodhet në arkivin e Vatrës, procesi i themelimit të Federatës kishte nisë që me 24 Dhjetor 1911 me takimin e parë në Rathbone Hall, 724 Washington Street, Boston, – me 28 Prill 1912, Komisioni i Bashkimit dhe delegatët në mbledhjen themeluse, pasi panë raportetet e Shoqërive që u bashkuan në Vatër, shpallën:” E quajmë të formuar Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA, prej shoqërivë: Besa-Besën, Flamuri i Krujës”,”Kombëtare” dhe “Dallëndyshja”(më pas iu bashkuan dhe klube e shoqëri të tjera).
II- Emrohen Pleqësi e përkohshme këta zotërinj:
Sekretar At Fan S Noli, arkëtar Lambi Cikozi, Manager i Diellit Kristo Kirka.
Organizatorët e Degëve të Federatës:
Faik Konitza, Kristo Floqi
Mbikqyrës të Diellit:
Paskal Aleksi, Elia Tromara, Kosta Vasil
Në mbledhjen themeluse u vendos që Konferenca e parë për të filluar organizimin e degëve të bëhej ditën e Dielë, me 12 të Majit 1912.
Pikërisht të Dielën e 12 Majit 1912 u themelua në Boston Mass, Dega e parë e Vatrës. Mbledhja u mbajt nën drejtimin e At Fan S Nolit, në Phoenix Hall, 724 Washington Street. Në takimin themelues të degës nr. 1 Folën Faik Konitza dhe Kristo Floqi.
Më pas u kalua në zgjedhjen e Pleqësisë së degës, që përbëhej nga:
1- Kristo Kirka-Kryetar
2- Kristo Aristidi-arkëtar
3-Elia Zografi-Sekretar
4-Pleq: Kosta Ratska, Efthim Natsi, Nikolla Caknaqi dhe Petro Lazar.
Shumë shpejt degët e Vatrës u ngritën në të gjitëh Amerikëne Veriut. vetëm gjatë muajit Maj 2012 u ngritën 6 degë.
Kalendarin historik të ditëlindjeve të degëve do ta ndjekim në vijim.