Gazeta”DIELLI”- Instituti Polak “Kamynski” i Studimit të Krimeve të Komunizmit , midis dhjetra miliona të vrarëve nga regjimet komuniste , liston në 100 viktimat më të spikatur nga tërë bota , SHTJEFËN KURTI .
JA TEKSTI QË I REFEROHET PRIFTIT TË LUMNNUAR TË KISHËS KATOLIKE DOM SHTJEFËN KURTI:
” Prift dhe i Lumnuar i Kishës Katolike. I arrestuar me 1946 për shkak të dërgimit të një letre Papës, ku e informoi atë për persekutimin e Kishës. Dënimi me vdekje i tij u ndryshua më vonë në 20 vjet burg. Me 1963 ai është liruar nga dhënia e amnistisë, u arrestua sërish më 1967 për shkak se rezistoi deri në fund sekularizimit të një ndërtese të Kishës Katolike dhe u dënua pastaj me punë të detyrueshme.
U arrestua prapë më 1970 për arsyen e vetme se fshehtas kishte pagëzuar një fëmijë me ritet e katolicizmit. Ai u dënua me vdekje dhe u ekzekutua nga një skuader speciale pushkatimi me 20, nëntor 1971. “