• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mrika Mrnaçaj , 111 -vjeçaria, që fitoi shtetësinë amerikane të firmosur nga Presidenti Ford

February 27, 2014 by dgreca

Mrika Mrnaçaj, dëshira e nënës shqiptare për të jetuar dhe vdekur në një vend të lirë

Nga Beqir SINA/

Mrika Mrnaçaj, ishte 110-vjeçare, kur, në vitin 1974, mbërriti në SHBA dhe kërkoi strehim politik për të jetuar në liri.Në vendin që kishte lënë pas mbretëronin frika, kërcënimi, arrestimet masive, demaskimet publike në sallat e kuqe, poshtërimet e të tjera dukuri të kësaj natyre. Në New York, ajo jetoi me me dy djemtë e saj, Marash dhe Peter Mrnaçaj, ndërkohë që djali tjetër i saj, Nikolla, i mbetur në Shqipëri, kaloi 25 vjet në burgjet e tmershme komuniste, kurse familja e tij u dërgua në kampin e internimit në Savër të Lushnjes.

Gazeta njujorkeze e asaj kohe “The Broënsville Herald” (5 November 1975 – Page 16) ishte e para që do të shkruante, gati katër dekada më parë se: “Edhe pse më të sigurt politikisht në Jugosllavi, Znj Mrnacaj – përfundimisht kishte kërkuar për të lënë atë vend – dhe emigruar në SHBA, duke i thënë avokatit të saj se dëshira e saj ishte që të jetonte dhe të vdiste në një vend të lirë”. Dëshira e saj më në fund u plotësua në dhjetor 1975, shtetësinë e saj amerikane e nënshkroi Presidenti i atëhershëm I Shteteve të Bashkuara, Gerald Ford.

Lajmi që një grua 111-vjeçare ishte bërë qytetare amerikane pati jehonë të madhe në shtypin amerikan, në agjensitë më prestigjoze të lajmeve dhe në televizionet më kryesore të vendit.

Një nga djemtë e saj, në Yonkers – New York, kujton sot: “Dy ditë mbasi ajo arriti këtu në Amerikë, shkova në zyrën e avokatëve. Kur avokati im pa datën e lindjes së saj më tha se ky është lajm sensasional dhe duhet të njoftohen për këtë televizionet dhe gazetat. Ai fillimisht bëri një telefonatë në një gazetë locale (The Broënsville Herald) e cila, e botoi menjëherë lajmin”.

Prej nga ajo telefonatë dhe nga lajmi i botuar në atë gazetë, më shumë se 10 kanale të lajmeve dhe gazeta anembanë në SHBA, kontaktuan me dy djemtë e saj Marash dhe Peter duke kërkuar informacione në lidhje me nënën e tyre. Në këtë histori u përfshi edhe një kongresist, i cili ishte me ndikim atëhere në Washington – Mario Biaggi. Kongresisti Mario Biaggi thuhet se ka kontaktuar drejtëpërsëdrejti me Presidentin Ford dhe e informoi atë që ky ishte personi më i vjetër në historinë amerikane, që jetonte në New York dhe ishte duke kërkuar shtetësinë e saj amerikane, për të jetuar në Amerikë, sipas saj e lirë edhe për të votuar, si qytetare amerikane .

Sipas gazetës “The Broënsville Herald”, Presidenti Gerald Ford i ktheu menjëherë përgjigje se e kishte miratuar kërkesën e saj për shtetësinë amerikane dhe brenda një jave ajo mori shtetësinë e saj amerikane, duke hyrë kështu në faqet e librit të historisë së emigracionit amerikan . Shtypi amerikan i asaj kohe e ka cilësuar si një rast të rallë, i pari e i vetmi i tillë deri tani në historinë e emigracionit amerikan.

Mirëpo, lajmi nëpërmjet kanaleve të spiunazhit (Misonit të Përhershëm Shqiptar pranë OKB-së në New York) mbrriti “vetëtimthi” edhe në Shqipërinë komuniste dhe natyrisht që nuk u kapërdi kollaj nga regjimi diktatorial në Shqipëri. Mbasi pasojat e tij, do t’i vuante djali i saj Nikolla dhe familja e tij në kampin e internimit në Savër – Lushnje.

Me vetëm tre deshmitarë të rremë Nikolla u arrestua dhe u dënua, për agjitacion propogandë me 10 vjet burg. Ai bëri 9 vjet e disa muaj deri sa u lirua për arsye shëndetësore mbasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Vdiq në kampin e internimit në Savër të Lushnjes. Tragjedia do ta godiste edhe njëherë familjen, kur një prej nipave të saj – Nick Mrnaçaj i biri i Marrashit, dhe Mrise Nik Mrnaçaj(Nick Mrnacaj), humbi jetën e tij me 22 Prill, të vitit 1990, në moshen 31 vjeçare, pas një demonstrate kundër regjimit të Tiranës në SHBA.

Prefektura e Uestçeterit (Westchester) e ka shpallur si simbolin e antikomunizmit shqiptaro-amerikan duke e quajtur “Heroi shqiptar, që vdiq për lirinë e vendit të tij të lindjes”. Kjo prefekturë, ku banonte, në zonën e Nju Jorkut, ka caktuar edhe një ditë fundprilli si ditë përkujtimore e emëruar “Ditë e lirisë shqiptare – Nik Mrnaçaj”.

Shqiperia e lirë dhe demokratike, më 1993, i akordoi nipit të Mrikë Mrnaçajt, Nick Mrnaçajt, me vendim të posaçëm nga ish Presidenti i parë demokrat, dr. Sali Berisha, medaljen “Martiri i Demokracisë” me morivacionin: “Luftoi gjithë jetën në mërgim kundër ideologjisë komuniste me flamurin e luftës për liri e demokraci”. Një shkollë fëmijësh e ciklit të mesëm në Tamar – Kelmed(Malesia e mbi Shkodrës) ka marrë emrin e tij dhe quhet Shkolla e Mesme “Nik Mrnaçaj”

 

 

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: 11 vjecarja, Mrika Mernacaj, nga Presidenti Ford, qe fitoi shtetsine

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT