NDERTESA QE U PERFSHI NGA FLAKET DHE KU NDODHI TRAGJEDIA PROSPECT AVE & 187 STREET, ESHTE VETEM GJYSEM BLLOKU LARG VATRES/
Mbrëmjen e së Enjtes, 28 Dhjetor 2017, një zjarr i tmerrshëm, i ndihmuar nga era ka shkaktuar tragjedi në Bronx. Flaket kane perfshire një ndërtesë 100 vjecare, që është në të njëtën zonë me ndërtesën e Vatrës, në Prospect Avenue, gjysem blloku larg. Rastësisht kryetari i Vatrës dhe një grup bashkëpunëtorësh, perfshi dhe editorin e Diellit, u ndodhën në Vatër , pasi ishin kthyer nga një vizitë tek z. Agim Karagjozi, dhe shkuan në vendin e ngjarjes. Bilanci i zjarrit ishte i tmerrshëm: 12 të vdekur dhe 14 të plagosur sipas të dhënave të deritanishme.
Zjarri nisi në katin e pare te nderteses.Kjo është tragjedia me më shumë viktima së paku në 25 vitet e fundit.
Statistika: Ndër viktimat, sipas raportit të policisë, kishte dhe fëmijë të moshës nga 1, 2 deri në 10 vjec. Gjithsej janë 4 fëmijë të vdekur.
Shtatë civilë dhe shtatë zjarrfikës u plagosën në flakët e zjarrit, tha zëdhënësi i FDNY. Katër civilë të lënduar janë në gjendje tepër kritike.
Sipas të dhënave të agjensive të specializuara ka pasur problem me detektoret e monoksidit të karbonit në një apartament të katit të parë dhe eshte konstatuar një shkelje e e rregullave te mbrojtjes nga zjarri, dedektori i monoksidit te karbonit, ka qene i demtuar. Nderkohe emdia me pas percolli nje koment te komisionerit te Zjarrfikseve se shkaku qe shkaktoi tragjedine ishte nje femije 3 vjecar, pa kontrollin e te rritureve, i cili ka luajtur me soben e hapur dhe se nena ka harruar deren hapur dhe me pas flaket kane perfshi apartamentin dhe me pas dnertesen…
Katër vetë u plagosën rëndë dhe të tjerë u lënduan, tha kryebashkiaku I Nju Jork-ut. Ai shtoi se është e mundur se mund të ketë ende jetë të humbura.
“Kjo do të renditet si një nga humbjet më të këqija të jetës në një zjarr në shumë, shumë vite”, tha de Blasio në një konferencë shtypi natën e së enjtes.(Korresp I Diellit)