Në 12 vjetorin e Radios “Zëri i arbrit” ne Norvegji -PËRVJETORËT E SHQIPTARIZMËS SË VUAJTUR JASHT TROJEVE TË TYRE
Shkruan:Shaban Cakolli
Duke medituar disa vjet pas shpalljes së Deklaratës Kushtetuese, e cila në historinë më të re të Kosovës njihet si Deklarata e Pavarësisë, mendoj se dy ngjarje të mëdha e shënuan vitin 1990 që me pietet dhe mburrje do të kujtohen brez pas brezi: Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut dhe Shpallja e Republikës së Kosovës, përkatësisht, miratimi dhe shpallja e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, më 7 Shtator të të njëjtit vit, si aktin më të lartë politik dhe juridik të një shteti. Ndërkaq, fundshekullin e XX do ta pasojnë edhe vendimet dhe aktet e tjera jo më pak të rëndësishme se dy të parat: Rezoluta mbi shpalljen e Republikës së Kosovës shtet sovran dhe i pavarur e 22 shtatorit, Referendumi për Republikën e Kosovës shtet sovran dhe i pavarur që u mbajt nga 26-30 shtator të vitit 1991 dhe lufta çlirimtare e popullit të Kosovës.Dy korriku,i themelimit të Radio Zërit të Arbërit,nuk ishte diçka rastësi,ajo ka mundur të themelohet më parë,apo më vonë.
Historia na mëson se shpërnguljet e para masive të ilirëve nga trojet e tyre,u bënë që në vitin 167 para erës sonë,kur mbreti i mundur Ilir Genti me dhunë u dëpërtua në Romë nga konsuli romak Pal Emili,i cili shëndroi 150.000 banorë ilir në skllav.Nga atëhere nëpër rrjedhat e historisë shqiptarët përjetuan dukurinë e hidhur të shtegëtimeve,ekzodeve dhe emigrimeve masive.
Shtegëtimet e tilla nuk bëheshin thjesht për të marrur botën në sy,por kishin shkaqet e tyre, ushtarake,ekonomike,politike,ideologjike e të tjera.Nga atëhere e deri më sot,armiqët tanë kishin qëllime të qarta ndaj nesh: Të na i rrudhin sa më shumë që ishte e mundur trojet tona etnike,zvogëlimin e popullatës sonë duke bërë elaborate rreth çfarosëjes sonë duke zbatuar dy forma dhunash: këto ishin dy lloj dhunash ajo fizike dhe kulturore,që asnjëra nuk ishte më pak e rrezikshme se tjetra.Nga luftërat e njëpasnjëshme nëpër shekuj,shqiptarët në trojet e tyre,por edhe ata të përndjekurit me dhunë nga atdheu,arritën të mbijetojnë duke ruajtur gjuhën e tyre amtare,traditën dhe kulturën,doket dhe zakonet shqiptare brez pas brezi, duke i mbajtur gjallë karakteristikat kryesore të bërthamës sociale-familjen shqiptare.
Kështu ndodhi edhe viteve të 90-ta,kur pushtuesi për qëllimet e tij të errëta na shpërndau me dhunë nëpër botë,duke menduar se kësaj radhe na tjetërsoi.Fati e deshti se kudo nëpër vendet e botës ku kërkuam strehim,patëm veprimtarë të devotshëm të çështjes kombëtare,që veprimtarinë e tyre kombëtare në atdhe e patën zhvilluar ilegalisht,por në mërgim e zgjëruan aq më tepër,për të internacionalizuar çështjen tonë në vendet ku ishim strehuar.
Njëri nga veprimtarët tanë,që fati i keq e përplasi në Norvegjinë e largët ishte Imri Trena. I vetdijshëm për pasojat që do të kishte atdheu dhe popullata jonë,nëse ne do të qëndronim duarkryq dhenave të huaja,u vu në shërbim të atdheut.Ai mori disa nisma që përshumkend
dukeshin të pamundshme.Nismat e tij kishin qëllime të ndriçonin sado që do të mundnin errësirën që kishte rënë mbi popullatën tonë të pushtuar.Ky ndriçim kërkonte mund,sakrifica,,guxim, vendosmëri dhe vetbesim,por për veprimtarë të ngulitur si ishte miku Imri Trena,kjo nuk ishte e pamundur.Dy nisma që i shquaj ndër më të shejtat që mori veprimtari kombëtar,krijuesi dhe mësuesi Imri Trena i mori mbi supe,janë nisma pa të cilat mërgata jonë do të ishte e varfur dhe e asimiluar.
Një nismëtarë për hapjen e shkollave shqipe në Norvegji në baza vullnetare,për të i mësuar rininë dhe shpresën tonë të njohin e të duan atdheun,gjuhën,kulturën dhe traditën kombëtare,të lexojnë e shkruajnë shqip,të njohin gjeografinë dhe historinë e atdheut,pishtarët e atdheut,traditat,doket zakonet e simbolet kombëtare,ishte nisma më e ndritshme e këti veprimtari që po shpëtonte një rini të pafajshme nga asimilimi.Ai bashkë me znj.Shemsije Trena kanë bërë shumë për arsimimin e fëmijëve shqiptarë.Nisma tjetër ishte hapja e një mediumi,në të cilin kërkohej një zë i fortë, zë i cili përpiqej të bashkoi faktorin shqiptar në emigracion në një front të përbashkët,zë që do të protestonte kundër shtypjeve,burgosjeve dhe vrasjeve shqiptare,zë i cili lehtësonte mërgimtarët, i lidhte me atdheun dhe i njihte me aktualitetet në atdhe,e shumë të mira tjera.
Ky medium u nis me një zë të fortë,përmes valëve të Radio Zërit të Arbërit,me 2 korrik 2001,dhe sot me dy korrik 2011,po të i lëmë anash mundin,përpjekëjet,kushtet në të cilat u ngrit ky medium, po kremtojmë dhjetë vjetorin e kësaj pune të ndritshme,ku të gjithë jemi të gëzuar dhe krenar për këtë punë të këtij mediumi.Meritat i takojnë mikut tonë veprimtarë z.Imri Trena,por edhe atyre që u radhitën në ndihmë për të mbajtur gjallë këtë medium,si:Ali Rexhepi,Shemsije dhe Majlinda Trena,Driton Jashari,Shemsi Rukofci dhe disa të tjerë që ndoshta unë edhe nuk i njoh, por shpesh e kanë thënë pa i hy kujt në hak,stafi i kësaj radioje.Gëzimi është aq më i madh, kur dihej se në fillim të nismës ky medium përshumëkend dukej si një pikë uji në shkretëtirë,por me punë e përkushtim sot u bë emër që në historinë e së nesërmes sonë,do të lakohet në të gjitha rasat e kombtarizmit shqiptar.Radio”Zëri i Arbërit” jo vetëm që arriti të i bashkoi shqiptarët në mërgim,por i bashkoi edhe shqiptarët e mbarë trojeve etnike dhe sot janë pranë valëve të tijë.
Radio Zëri i Arbërit në Norvegji tani kremton 12 vjetorin e punës së suksesshme. U themelua më 2 korrik tė vitit 2001 në qytetin e vogël, por të bukur Universitar Ås i cili gjendet afro 30 kilometra nga pjesa verilindore e kryeqendrës Oslo. Që nga fillimi u ballafaqua me kushte financiare, por mbijetoi falë sakrificës së punës vetëmohuese tė stafit. E vecanta e këtij mediumi është kultivimi dhe ruajtja me plot gjelozi e vlerave kombëtare ku që nga fillimi i punës iu është thënë STOP pseudovlerave. Radio Zëri i Arbërit sot ka pushtuar botën dhe dëgjohet edhe në Zelandën e Re e gjetiu kudo që ka shqiptar.
Me rastin e 100 vjetorit të PAVARĖSISĖ SĖ SHQIPĖRISĖ dhe të 12 vjetorit tė punës, së shpejti do të del në dritë libri me emrin: “Me Zërat e Zërit tė Arbërit” – një monografi për punën e këtij mediumi, nga autori Imri Trena.
Imri Trena u lind më 1961 në fshatin Begrace të Kaçanikut. U diplomua në Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë. Në vitin 1999 bashkë me familje migroi në Norvegji, ku jeton dhe vepron sot e kësaj dite. Me vetiniciativën e tij, në vitin 2001 themeloi Radiostacionin Regjional “
Zëri i Arbërit”, medium ky tjejet i rëndësishëm për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Oslo e rrethinë. Është kryeredaktor i kësaj radioje, si dhe arsimtar i Shkollës Shqipe në Oslo, që nga viti 2000. Eshtë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe ka botuar këto vepra: “Buzëqeshja e tretur”, “Plagë në zemër”, „Shtegtimi i shqipeve”, “Prapa grilave”, “Kosova ime e madhe”, “Andej është Kosova”, „Rruga e hidhur”, “Dhembje e lot”, “Në Kampin Bjonerbek”, “Aromë manushaqeje”, “Mall i (pa)shuar, “Me zërat e Zërit të Arbërit” – “NETËT E BARDHA”;”Migrimet e para të Shqiptarëve në Norvegji”,ka zënë vend në një antologji Rumune,si dhe antologjive”Trinomi i Lirisë” dhe “Një Shekull Dritë”,botuar nga LSHAKSH në Gjermani.Shpesh mendoj me vete:Ku e merr këtë burim force,energjie,ky njeri i madh Imri Trena?Ai nuk bënë gjumë,ai punon në shkolla,radio,ka obligime familjare,gjenë kohë të mirret me krijimtari dhe ka botuar dhjetëra libra në poezi e prozë.
Për Imri Trenën dhe Radio Zerin e Arbërit ka shumë për të thënë.Në një vështrim të shkrimeve të shkurtëra nuk mund të i themi dot të gjitha,por ja për një dhjetëvjetorë të sukseseve janë disa që meodomos duhet të i evidentosh.Puna e madhe,angazhimi,kujdesi për bashkëatdhetarët në mërgatë dhe gjitha trojet shqiptare,përkrahëjen e sakrificave për çlirim,përpjekëjet për integrim të mërgimtarëve tanë në mesin e shoqërive ku jetojnë,mbrojtëja dhe pasurimi i gjuhës amtare, dokeve,traditave ,kulturës,sukseseve dhe sjelljeve të vlerave të mirëfillta,edhe pse nuk i cekëm të gjitha,por që janë shumë të lidhura me Zerin e Arbërit.Radio Zëri i Arbërit është një zë i ëmbël shqip,që dëgjohet nga Norvegjia e largët,i vetmi mjet i ndriçimit dhe përparimit moral të shqiptarëve jashtë atdheut,me të cilin jo vetëm që duhet të jemi krenarë ne,por që edhe fëmijët tanë do të jenë folës dhe mbrojtës së gjuhës sonë amtare,gjuhë e shejtë që ndihmon zhvillimin kulturor dhe intelektual të rinisë sonë të mërguar.Për mërgimtarët tanë kudo që ndodhen,ky zë duhet të jetë shpëtim, zë që mbanë gjallë mërgimtarët,që u jep kurajo dhe shpresë,që i lidhë me botën shqiptare, zë që i mëson fëmijët të duan atdheun,zë që na mundëson të dëgjojmë fjalën e bukur artistike,që të njeh me shkrimtarin,poetin,piktorin,artistin e këngëtarin shqiptarë si njohëm:Riza Sheqirin,Agim Doqin, Martin Çunin, Halil Xanin,si njohëm piktoren dhe poeten Valdete Berisha,Rita Salihun, Hasan Qyqallën e ,Sabit rRrustemin, eshumë të tjerë…deri këto ditët e këtij muaji,kur në studion e kësaj radioje kombëtare.
pati fatin të intervistohej shkrimtarja dhe poetja më e re nga Kosova,znjsh.Qëndresa Halili.
Këtu njohëm këngëtarë e artist si: Shqipe Kastrati, Nazire Jaha, Selvete Tërstena-Halili, Shengyle Berisha-Shega, Emine Hasimi, e shumë tjerë që nuk mund të i përfshijmë në këtë shkrim kalimthazi.
Në Radion Zëri i Arbërit njohëm gjitha thesaret në gjuhën e Perendisë,gjuhën e ëmbël dhe të fuqishme shqipe jashtë atdheut tonë,me të cilen duhet dhe kemi me çka të krenohemi.
Dorën në zemër,unë kam arritur më vonë në inkuadrimin e këtyre valëve të shejta të Zërit të Arbërit,por nga koha që jam këtu e kam përcjellur veprimtarinë e shquar kombëtare të mikut tonë Imri Trena,poet,prozator,mësues dhe kryeredaktor i Radio Zërit të Arbërit,dhe më ka rënë në sy një punë e tij me shumë përkushtim e dëshirë të zjarrtë për kombëtaren,për bashkimin e shqiptarëve.Një punë e tij plot mund,sakrifica,por plot qëndresë dhe suksese,pa asnjë lëkundje që nga themelimi e deri në dhjetëvjetorin e saj,është gëzim jo vetëm për te dhe stafin, por për të gjithë ne dëgjuesit që dijjnë dhe duan të çmojnë vlera.Në këtë korrik,në këtë dhjetëvjetorë të punës së tij të ndritshme,miku ynë Imri Trena ndodhet në vendlindje me siguri për të u çmallur por jo për të pushuar!Ai nuk njeh pushimin,nuk pajtohet me gjumin dhe këtyre ditëve pushimi në vendlindje iu është rrekur një pune mjaft me përkushtim,punë mjaft e rëndë por dëshirë e zjarrtë
e tijë,që dëgjuesëve dhe brezave që vijnë të u lihet diçka e shkruar,për jetën e mundimshme në mërgim,për përpjekjet e tyre,për kontributin e dhënë në këtë radio,për ruajtëjen e gjuhës, kulturës e traditës në mërgim,për biografitë,shkrimet,krijimet dhe gazmoret,fjalët e urta,kuizet, gjëegjezat e dëgjuesëve të kësaj radioje.Të gjitha këto miku ynë i palodhshëm Imri Trena po punon t’i fus në një libër voluminoz, titulluar “Zërat e Radio Zërit të Arbërit”.
Ky libër do të jetë libër thesaresh,dokumentar,historik,mund të e quajmë antologjik,por unë do ta quaja libër kujtimi që do u shërbej brezave.Ky libër do të jetë i pasuruar me plot fakte ,se kanë jetuar në kohë dhunash e përndjekëjesh shumë shqiptarë në mërgim,që edhe sot jetojnë atje,e që ndoshta do të jetojnë edhe në të ardhëmen,por që kanë ruajtur shqiptarizmën e plotë, të hapur,një shqiptarizëm real,libër i bazuar në fakte dhe një analizë të hollësishme.
Sot, sikur kam lënë menjanë gjitha preokupimet,jam veshur në shpirt me gëzimin dhe petkun festiv për këtë përvjetor të sukseshëm të këtij zëri të arsyeshëm kombëtarë,zërin e Radio Zërit të Arbërit.
I nderuari kryeredaktor I Zërit të Arbërit,miku i Shtrenjët Imri Trena, i nderuari miku Ali Rexhepi, Driton Jashari, të nderuara znj.Shemsije dhe Majlinda Trena, të nderuar dëgjues motra dhe vëllezër që dëgjoni dhe kontriboni në Radio Zërin e Arbërit, urime, shumë urime për këtë Përvjetorë të punës të ndritshme kombëtare të Radio Zërit të Arbërit.
Paci shëndet, harmoni familjare gjithnjë pranë Radio Zërit të Arbërit,duke uruar që ky medium i shejtë të jetoj shekuj të tërë.