• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

20 SHKURTI DITA – KUR ZUNË FILL SHPRESAT

February 20, 2020 by dgreca

NGA EUGJEN MERLIKA/

Kaluan njëwzetenëntë vite nga 20 shkurti 1991, një ditë e ftohtë por plot diell,  kur populli i Tiranës u derdh si një ortek në sheshin Skënderbej duke ju sulur  me furi simbolit më të dukshëm që epoka komuniste, në perëndimin e saj, ruante ende të paprekshëm, monumentit të Enver Hoxhës. Ishte pika kulmore e një proteste popullore që vlonte prej muajsh dhe e një mllefi të shtratifikuar gjatë një gjysëm shekulli. Duke parë “Perëndimin e Zotave” në gjithë Lindjen socialiste banorët e kryeqytetit shqiptar, nëpërmjet rrëzimit dhe tërheqjes zvarrë të monumentit, shpallën një mesazh historik të rëndësishëm. Ata treguan se me te vërtetë shqiptarët ishin të fundit në ish kampin socialist që mbajtën të ngrehur një sistem të falimentuar, por      që mbeteshin evropjanë e nuk donin të rrezikonin  më të ardhmen e tyre me një përvojë që i mbante të lidhur me Kubën, Kinën, Korenë e Veriut apo Vietnamin.

Në sytë e pjesës më të madhe të shqiptarëve ajo ditë shënonte “kalimin e Rubikonit”, fillimin e një epoke tjetër, që nuk do të mbante më në stemat e saj drapërin e çekanin, simbolet e pushtetit të sovjetëve, shënonte agimin  e ditës së shpresave të mëdha për një Shqipëri të lirë, demokratike, të hapur, të përparuar e të begatë. Për të ushqyer iluzionet në këtë rilindje të Shqipërisë duhej rrëzuar monumenti i Enver Hoxhës dhe gjithshka simbolizonte ai në kuadrin e një epoke historike, së cilës ai kishte patur meritën t’i jepte emrin e tij, epokës gati gjysëm shekullore të komunizmit në këtë Vend. Për fatin e keq të Kombit shqiptar ajo epokë e çoi Vendin në një rrënim të gjithanshëm nga pikpamja ekonomike, shoqërore e politike krejt në kah të kundërt me atributet që duhet të kishte Shqipëria për t’u bërë si gjithë Europa, siç uronin parullat entuziaste të rinisë heroike studentore.

Në emër të ideologjisë leniniste staliniste, të bazuar mbi urrejtjen dhe famëkeqen “luftë të klasave” ajo epokë e shndërroi Vendin në një kamp të stërmadh terrori, të mbarështuar nga Sigurimi i shtetit. Në emër të një doktrine ekonomike absurde e të dështuar  ajo epokë e çoi Shqipërinë në një prapambetje proverbiale e në një varfëri të theksuar, gjë të cilën e konstatuan menjëherë qindra mijra shqiptarët, që në këto vite patën mundësi të shohin e të njohin standartet  e zhvillimit të vendeve që patën fatin e mirë të mos provonin në kurrizin e tyre efektin dhe pasojat e  “socializmit real”. Në emër të idealeve komuniste dhe projekteve  donkishoteske   të    ndërtimit   të “ botës së re” e  ” të njeriut të ri”  ajo epokë e ktheu Shqipërinë në një kullë  mesjetare frymëmarrëse, pa dyer e dritare, pa kontakte me botën e qytetëruar, pa liritë më parësore, pa të drejtën për të besuar e për të lutur as edhe Perëndinë. Në emër të moralit komunist u luftuan sistematikisht pa mëshire traditat shekullore të tabanit shpirtëror të shqiptarëve, duke dëmtuar rëndë strukturën morale të një shoqërie, që megjithëse e prapambetur për arsye të njohura historike, mbetej mjaft e qëndrueshme në vetvete e garantonte mbijetesën dinjitoze dhe në ballafaqimin e mundshëm me një botë të globalizuar në të cilën përparimi ekonomik nuk shkon gjithmonë në të njëjtin hap me ruajtjen e vlerave.

Rrëzimi i monumentit të diktatorit komunist shpejtoi proçeset e ndryshimeve politike në Vend. Duke hartuar e zbatuar një strategji të stërholluar, që kishte si synim ndryshimin e paevitueshëm të sistemit në shumë përbërës të tij por dhe ruajtjen e pozitave zotëruese të shtresës së privilegjuar të tij në fushën ekonomike, kulturore e politike, klasa drejtuese e atëhershme ndofta dhe për një llogari të thjeshtë, lidhur me pasojat e mundëshme të një përsëritjeje të “ dhjetorit rumun”, i pilotoi  ngjarjet larg një gjakderdhjeje të mundëshme. Sigurisht ky fakt mbetet pozitiv për ecurinë e ngjarjeve, pavarësisht nga motivet përcaktuese, por ai barti në vetvete farën e një periudhe të tejzgjatur kalese, në të cilën shumë dukuri nuk morën drejtimin e duhur. 

Vitet që pasuan atë ditë shkurti  të 1991, kur u duk se “qiejt u hapën” e flladi i lirise  filloi të frynte mbi tokën arbërore, a i justifikuan shpresat e atyre dhjetra mijrave në sheshin Skënderbej dhe qindra mijra të tjerëve në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë? Po të gjykohet objektivisht duhet pranuar se përgjigja e pyetjes i ngjan gotës gjysëm të mbushur me ujë, e cila për dikë është gjysëm plot e për të tjerë është gjysëm bosh. A është sot Shqipëria, në të cilën nuk ushqehet më kulti i Enver Hoxhës dhe i “mësimeve të tij”, një Vend i lirë, demokratik, i hapur ,i përparuar e i begatë?

Numuri i pafund i partive politike, shumëllojshmëria e organeve të shtypit e përhapësve radiotelevizivë, qindra mijra shqiptarë që sot kanë marrë rrugët e gjithë globit në dukje pohojnë praninë e një demokracie të hapur e të një Vendi të lirë. Moria e banesave, dyqaneve, bareve, restoranteve etj., që janë ngritur e vazhdojnë të ngrihen krijojnë përshtypjen e një Vendi që vrapon drejt një objektivi  begatie. Të gjitha këto janë rezultatet e nismave të vetë shqiptarëve e sigurisht vërtetojnë përparësitë e një sistemi larg skemave të ngrira të sprovës pesëdhjetvjeçare komuniste.

Krahas këtyre arritjeve vërehen dukuri që prishin përfytyresën e Vendit e që jane simptomat patologjike të një demokracie shtatanike e të sëmurë. A mund të quhet i lirë një Vend, në të cilin, ende mbas gati tridhjetë vjetësh, ka si problem thelbësor pamundësinë për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme?  A mund të quhet me të vërtetë demokratik një Vend ku qytetari përballohet me korrupsionin e pandëshkuar në të gjitha  nivelet e Shtetit, duke pësuar mbi shpinën e tij të gjitha pasojat ogurzeza t’asaj dukurie të shëmtuar?  A mund të quhet e hapur në kah pozitiv një shoqëri në të cilën qarkullojnë të gjitha llojet e trafiqeve të paligjëshme, që nga droga deri “eksporti” i vajzave për t’u“ punësuar” në trotuaret e Evropës? A mund të quhet i përparuar një Shtet në të cilin eksporti i prodhimit vendas ze një vend të papërfillshëm në krahasim me importin e mallrave të huaja e në të cilin potenciali i vërtetë ekonomik i Vendit mbarështohet keq e nuk sjell frutet e pritëshme? A mund të quhet i begatë një Vend në të cilin shifrat e papunësisë janë në nivele shumë të larta e në të cilin pensione e rroga urie përballohen me çmime tregu herë herë më të larta se ato të Vendeve Perëndimore?

Përgjigja e këtyre pyetjeve, nënkuptohet, nuk përkon me aspiratat dhe shpresat e atij populli që njëzetenëntë vite më parë rrëzoi monumentin e Enver Hoxhës. Iluzioni se rrëzimi i pushtetit komunist mjaftonte për të sjellë automatikisht Shtetin ligjor, demokratik e të begatë pati jetë të shkurtër. Megjithatë kjo nuk zbeh aspak madhështinë e asaj dite që hyri me forcë dhe autoritet në historinë e Kombit tonë si një ditë e shënuar, dëshmi e aspiratave demokratike të shqiptarëve, e hedhjes poshtë të një sistemi shoqëror të bazuar mbi dhunën, gënjeshtrën dhe urrejtjen, një sistemi që i shkaktoi Shqipërisë shumë dhimbje e plagë ende të pashëruara. Si e tillë ajo duhet të festohet nga të gjithë shqiptarët në të njëjtin nivel që festohet 28  nëntori sepse, megjithë rezultatet e deritanishme, mbetet një datë që simbolizoi shpresën në të ardhmen, shpresën e tyre që t’a shohin atdheun si Vendet e përparuara të kontinentit të cilit i përkasin.

                                                                                                                                       Shkurt 2000

Filed Under: Opinion Tagged With: 20 Shkurti, Eugjen Merlika

20 SHKURTI-DITA E NGANJDHIMIT MBI DIKTATUREN

February 20, 2015 by dgreca

Dr. Sali Berisha: Sot 20 shkurti, dita e ngadhenjimit mbi diktaturen, dita e kujteses kombetare!/
Te dashur miq, ne historine e Shqiperise dhe shqiptareve 20 shkurti eshte dita e madhe e lirise, e ngadhenjimit te tyre mbi diktaturen dhe permbysjen e saj, te shtatores se Hitlerit shqiptar dhe busteve te gjalla te bllokut hoxhist. Sot eshte dita ne te cilen PD me aletatet e vet u deshmuan si opozita me e fuqishme e asaj kohe ne Europe dhe me gjere.
20 shkurti eshte dita e kujteses sone kombetare te qindra mijera martireve dhe viktmiave te sistemit barbar komunist. Si sot 24 vjet me pare qindra mijera qytetare, te rinj e te reja, studente, punetore, intelektuale te revoltuar, nga Tirana dhe mbare Shqiperia, te organizuar nga PD, sindikatat, levizja studentore, u bashkuan ne mengjesin e dt 20 shkurt 1991 ne Qytetin Studenti, ne mbeshtetje te greves epike te mbi 750 studenteve te ngujuar e te vendosur per sakrifica sublime per t’i hequr emrin e diktatorit Enver Hoxha Universitetit te Tiranes. Pas qendrimit rreth tre ore ne Qytetin Studenti, te pjesmarresve te revoltes popullore paqesore me te fuqishme me masive ne historine e vendit, artistja e mirenjohur Rajmonda Bulku iu ben thirrje nenave dhe motrave ne proteste per tu nisur drejt presidences dhe kerkuar plotesimin e kerkesave te studenteve ne greve. Ndersa qytetare te tjere nga masa leshuan thirrjet ” te sheshi, te sheshi”, thirrje kjo e perzgjedhur nga PD me pare dhe qe nenkuptonte marshimin drejt sheshit Skenderbej per rrezimin e shtatores se diktatorit.
Pas ketyre thirrjeve llava e kurajos, guximit, vendosmerise te qindra mijer qytetareve tashme heronj te dites tone te madhe, te vendosur per cdo sakrifice, u nisen. midis tankeve, mitralozave te regjimit, çau rrethimet, vershoi ne bulevardet e medha te Tiranes dhe ne betejen paqesore me legjendare per liri te shqiptareve, permbysi ne ora 14:05 shtatoren e Hitlerit te shqiptareve dhe vendosi ne piedestal flamurin kombetar, falmurin e lirise, flamurin e Skenderbeut.
Me 20 shkurt forcat demokratike ne drejtimin e Partise Demokratike i dhane perbindeshit hoxhist goditjen fatale dhe me gjithe çmimin me gjak qe do paguanin ne ditet ne vazhdim me jeten e 13 martireve te shkurtit, dhunen dhe terrorin e eger me te cilat u perballen, bllokuan me guxim dhe vendosmeri, rikthimin e shtatores se satanit ne vendin ku u permbys, deshtuan grushtin ushtarak te shtetit te forcave ekstermiste hoxhiste dhe dhane, mendoj une, nje kontribut historike ne shmagien e nje lufte civile, ne te cilen donin te zhysnin vendin forcat e nomenklatures hoxhiste ne PPSH, ne policine sekrete, ushtrine dhe fallanga te tjera.
Sot pas 24 vjeteve, Shqiperia eshte vend anetar i NATO-s, ka marre statusin e vendit kandidat ne BE dhe shqiptaret levizin pa viza ne Europe. Sot PD eshte ne opozite dhe ne pushtet nuk eshte e majta e moderuar shqiptare por si ne asnje vend tjerter ne Europes ne pushtet me 23 qershor erdhen djemte dhe vajzat e bllokmeneve hoxhist qe ne permbysem me 20 shkurt te Viti 1991. Neo-ibllokmenet me ne krye Edvin Kristaq Ramen ne 18 muaj ne pushtet rehabilituan dhe ngriten muze shteteror Hitlerit te shqiptareve, Enver Hoxhes, kremtuan 70 vjetorin e clirimit te vendit me frymen percarese enveriste per luften dhe ndihmen e aleateve tane, permbysen simbolin e demokracise ne Kavaje, per analogji te permbysjes se shtatores se Enver Hoxhes. Klika e neo-bllokmeneve ne pushtet zevendesoi shtetin ligjor me shtetin policor, ka arrestuar, ndaluar ne nje vit 38 mije shqiptare, ka shnderruar Shqiperine ne protektorat te krimit dhe droges dhe po zhben nje nga nje arritjet 23 vjecare te demokracise shqiptare.
Gjendja ne Shqiperi po ecen drejt destabilizimit dhe kaosit. Sot 20 shkurti i ri eshte me jetik se asnjehere me pare, eshte thirrja e brendshme e te gjithe atyre qe perjetuan kalvarin e eger te diktatures hoxhiste si dhe e qindra mijera te rejave e te rinjve, studenteve, intelektualeve, puntoreve dhe qytetareve te thjeshte, heronj te 20 shkurtit te vitit 1991 qe shohin sot ne pushtet bastardet e bllokmeneve qe permbysem 24 vjet me pare.
20 shkurt i ri eshte thirrja e qindra mijera shqiptareve qe perballen sot me terrorin e shtetit policor, terrorin e energjise elektrike, taksave te larta, standartet me te ulta, Lizave, Manastirllive, Veliajve, Danajve, Fekave, Erioneve, Beqajve, Balleve, Kodhelve, Nikollave, Kokedhimeve etj etj te Rames. 20 shkurt i ri eshte thirrja e cdo femije qe do te shkoje i sigurte ne shkolle, eshte thirrja e çdo qytetari shqiptar qe kerkon siguri per jeten, veprimtarine e tij!
Perpara, sa me shpejt drejt nje 20 shkurti te ri!!
Sali Berisha

Filed Under: Editorial Tagged With: 20 Shkurti, dita e nganjdhimit, mbi diktaturen, Sali berisha

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT