• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kur ditët e kalendarit sfidohen nga shkrimtarët…

December 23, 2020 by dgreca

(Veprimtaria e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë gjatë vitit 2020)

Nga Adnan Mehmeti/
    Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë prej më se 100 anëtarësh të shpërndarë anembanë Shteteve të Bashkuara, me autorë që i përkasin krahinave të ndryshme në vendin amë, të brezave të ndryshëm, prirjeve të ndryshme letrare dhe gjinive të ndryshme, ka patur një vit të begatë. Në një kohë sfide të sëmundjes mbarëbotërore të Covid-19, nuk është ndalur ritmi i krijimit, i botimit, i prurjeve të  reja por edhe i kujtesës për ata që kanë ikur nga jeta. 

Pranime të reja në Shoqatë

     Kryesia e Shoqatës e mirëpret dhe e shpall “Anëtar Nderi” poetin disident Visar Zhiti, një nga shkrimtarët më të njohur bashkëkohorë të letrave në gjuhën shqipe, që lëvron poezinë, prozën, esenë, po kështu edhe gazetarinë dhe përkthimin. Ai tani jeton në atdheun tonë të dytë, në Amerikë, në shtetin Illinoi, dhe ndajmë ajrin, krijimtarinë dhe dëshirat me anëtarët e Shoqatës. 

     Gjithashtu, gjatë këtij viti pranuam 5 anëtarë të rinj në Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë: poetin Xhemal Gora dhe shkrimtarin Jani Plasa nga Masaçusets, poeten Ermira Mitre dhe sudiuesen e letërsisë doktoranten Arjeta Ferlushkaj nga Nju Xhërsi si dhe gazetarin dhe publicistin Frank Shkreli nga Nju Jorku. Shoqata i mirëpret duke iu uruar mirëseardhjen.


Botime të reja

     Gjatë këtij viti Gjekë Marinaj u botua në shumë gjuhë të huaja: “Confessions of the sea), (“Rrëfimet e detit”) përkthyer në gjuhën e shtetit aziatik Lao, “Humanizing Venus”, (“Humanizmi i Venusit”) në gjuhën bengale, “46 саҳифа”, (“Në faqen 46”) në gjuhën e uzbekistanit dhe “With Neruda on the Atlantic Shore” (“Me Nerudën në Brigjet e Atlantikut”) në gjuhën koreane. Gjithashtu ai fitoi shumë çmime letrare: çmimin Special KS International Literary Prize për vitin 2020, nga Korea Jugore, çmimin letrar Literatura Underground nga India, gazeta letrare më e njohur në Azi “Bota e Librit” ka nderuar me mirënjohjen “Poeti Bashkëkohor i Botës” që është titulli më i lartë që jep kjo gazetë për një poet apo shkrimtar botëror, etj. 

     Poeti Petraq Risto boton në Francë vëllimin poetik “L’homme avec “La fenêtre dans ses bras”, (“Njeriu me dritare në krah”); “Ospatul modern al lui Shakespeare”, (“Gostia moderne e Shekspirit”), poezi në rumanisht si dhe në shqip vëllimin poetik “Ankimi i Luciferrit”.

    Poetja Iliriana Sulkuqi vjen me dy vëllime poetike “Baciamoci alla parola”, (“Puthemi te fjala”), poezi italisht-shqip dhe “Words for tomorrow”, (“Fjalë për nesër”), poezi anglisht-shqip.

    Në Bukuresht, në gjuhën rumune botohet romani “Cortegiul fara de sfarsit”, (“Funeral i pafundmë”) i Visar Zhiti dhe përmbledhja me poezi “Si stelele iubesc”, (“Edhe yjet dashurojnë”) e Adnan Mehmetit.

    Ndërsa në anglisht botojnë: Sami Milloshi “The Wall Clock And Other Short Stories”, Carrie Hooper “Away from Home”, (poems) dhe Sabije Dervishi Veseli “Wrong Marriage”, (novel). Po ashtu botojnë: Adnan Mehmeti: “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë (Autorë dhe vepra)”; Arjeta Ferlushkaj “The Old Bridge”, (ese dhe studime letrare); Besa Rexhepi:“Shpresë dhe dashuri”, (novelë); Besim Muhadri: “Esencat e mendimit letrar” (Kumtesa dhe studime) dhe “Shtjefën Gjeçovi dhe kanuni i Lekë Dukagjinit”, (studim); Bexhet Asani: “Flakadan dije dhe kulturë” (Qendra kulturore shqiptaro-amerikane Nju Xherzi, (monografi); Bora Balaj: “Heshtja”, (roman); Gjeto Turmalaj: “Meditime shqiptare në Amerikë”, (poezi); Jashar Esati:“Kohë e pamposhtur”, (roman); Namik Selmani: “Çamëria, bisk i ëndrrës”, (antologji poetike) dhe “Jehona e urtësisë dibrane”, (publicistikë dhe poezi);  Petraq Pali: “Tregime”, (tregime), “Hija e atij Tjetrit”, (novelë) dhe “Shtëpia në përrua”, (novelë); dhe Shpend Gjocaj: “E diela e fundit”, (poezi).

     Veçojmë edhe dy fituesit e konkursit letrat të revistës “Kuvendi” në Miçigan: Mëhill Velaj, kryetar i Shoqatës me çmimin letrar “Betim Muço” dhe Raimonda Moisiu, ish-kryetare e Shoqatës me çmimin letrar “Faik Konica”.

Udhëtimi i revistës letrare “Pena” 

     Fillimi i janarit 2020 nisi me promovimin e revistës letrare “Pena”, numri 7. Sipari i takimit u hap në Bostonin e Fan Nolit dhe Faik Konicës. U takuan anëtarët e Shoqatës që jetojnë dhe krijojnë në Boston dhe qytetet përrreth. Një takim shkrimtarësh mbresëlënës. Dhe ja, në muajin e fundit të këtij viti, vjen dhurata e përbashkët për lexuesit, numri më i ri i revistës letrare “Pena”. 

     Botimet e revistës letare “Pena” dhe botimi i librit: “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë (Autorë dhe vepra)” janë një mision i dobishëm dhe i rëndësishëm për historikun e Shoqatës.

Një aktivitet mbështetjeje për shkrimtarin Agron Tufa

     Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, me datë 1 shkurt, 2020 në kolegjin e njohur “Monroe College” në Bronx, organizoi një aktivitet, si një akt mbështetjeje dhe solidariteti ndaj kolegut të tyre, poetit dhe shkrimtarit të njohur, Agron Tufa, i cili u detyrua të linte atdheun bashkë me familjen e tij.

Lamtumirë aristokrati i Shoqatës, Prof. Dr. Agron Fico!

     Gjatë këtij viti u nda nga jeta anëtari i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, Prof. Dr. Agron Fico. Është një humbje e madhe për Shoqatën tonë, për diasporën në Amerikë si dhe për kulturën shqiptare në përgjithësi. Ishte gjithmonë mjaft emocionuese ta kishe pranë Profesorin tonë të dashur. Ta dëgjoje tek fliste për rëndësinë e Shoqatës sonë. Jemi me fat dhe të nderuar që në librin e fundit “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë (Autorë dhe vepra)” që sapo ka dalë nga qarkullimi anëtari ynë i nderuar, Prof. Dr. Agron Fico, prezantohet me shkrimin për profesorin Peter Prifti.

Kujtohet 30 vjetori i krijimtarisë letrare të Gjekë Marinaj

     Viti 2020 shënon 30 vjetorin e botimit të poezisë “Kuajt” të Gjekë Marinaj. Djaloshi 25-vjeçar nga Bajza e Kastratit të Shkodrës, në numrin 33 (1554) të gazetës letrare “Drita” më 19 gusht 1990, në rubrikën “Autorë të rinj” prezantohej me katër poezi “Mos më ik larg”, “Vonesa e motrës”, “Të paktën në ëndërr” dhe “Kuajt”. Poezia e fundit bëri bujë e poeti u bë i famshëm. Me këtë poezi kapërceu Atlantikun, për të jetuar në Shtetet e Bashkuara e për t’u përkthyer në shumë gjuhë të ndryshme të botës.

***

     Po ikën pak nga pak viti kalendarik. E ç’rëndësi kanë ditët kalendarike për një krijues?

     Për ne, ata nuk e humbin ritmin e jetës të krijimit. Të atij zëri të ngrohtë që të jep komuniteti i krijuesve. Urimi i zakonshëm i fundvitit bashkohet me atë të çdo dite që ka ritëm, që ka emocion, që ka modele njerëzore, që ka kujtesë të saj, që ka optimizëm për të ardhmen, që ka përkushtim. Më tepër se pasioni i botimit të një vepre letrare është obligimi ndaj gjuhës dhe kulturës sonë kombëtare.

     Vitet ikin, por arti i fjalës nuk hesht. Le të gdhendim me këto libra e me të tjerë që vijnë më pas, faqe të reja të të shkruarit shqip këtej Atlantikut. Mendoj se kështu afrohen, ndihmohen dhe bashkohen edhe më shumë shkrimtarët. Duke u njohur sa më shumë, dhe duke njohur krijimtarinë e njëri-tjetrit, ne njohim më mirë letërsinë shqipe që po krijohet në Amerikë.

     Të dashur anëtarë dhe lexues! Gëzuar festat e fundvitit!

 

Filed Under: Analiza Tagged With: 2020, Adi Mehmeti, Shoqata e shkrimtareve

Të huaj në vitin 2020.Pse jo!

October 30, 2020 by dgreca

  1. Maria Danielle Smith  bën këtë pyetje , që shqetëson sot rreth 95% të banorëve të tokës.Të huaj në punë,në shtëpi,në biznes,në lojë, dhe së pandemia e ardhur nga diku nga Azia ,na bëri të huaj në planetin tonë. A mund të ndihet viti 2020 më kataklizmik? Ka një pandemi vdekjeprurëse dhe një krizë ekonomike globale. Raporte të reja mbi garën kanë shpërthyer në Shtetet e Bashkuara. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti – po këtë vit! – kishte zjarre në Australi, përplasje vdekjeprurëse aeroplanesh  në Pakistan dhe Iran dhe gjykime të fajësimit në Amerikë. Për të mos përmendur Brexit. Ah fjala  Brexit?Ndoshta kjo të bën të tallesh. Ndoshta ndiheni të sigurt duke menduar se jemi të gjithë vetëm. Por këtë vit tashmë janë parë përmbytje historike, tërmete dhe tufa karkalecash . Një asteroid potencialisht-apokaliptik i  i fshehur pritet të vij në tokë si një mysafir i paftuar dhe ka një shans që një tjetër te afrohet  këtë nëntor. Ne me siguri duhet të kemi mësuar deri tani të presim të papriturën. Pra, a nuk është e mundur që ky të jetë viti, që ne zbulojmë jetën jashtëtokësore – apo na zbulon ajo?

2. Po, pse jo. Ndërsa  revista Time paraqiti në Mars, kriza COVID-19 tregon se ne nuk jemi të përgatitur biologjikisht, epidemiologjikisht ose emocionalisht për alienët  . Por mund të mos kemi zgjedhje. Këtu janë shtatë mënyra super të dukshme, sigurisht jo të shqetësuara nga ankthi, të huajt mund të shfaqen këtë vit.

3. Duke parë, që shansi i njerëzimit për sukses si një civilizim i përparuar po afron zero, vëzhguesit tanë vendosin të heqin dorë nga planeti – ose ta shpëtojnë atë. Një zgjidhje popullore për paradoksin e Fermit   – enigma pse nuk kemi gjetur prova për jetën jashtëtokësore pavarësisht nga probabiliteti që është atje – është se të huajt thjesht nuk duan që ne të dimë që po i shikojnë. Në vitin 1973, John Ball, një astronom radiofonik në MIT, propozoi atë që njihet si “hipoteza e kopshtit zoologjik”, e cila sugjeron që jeta super-inteligjente mund të na shmangë që të lejojmë zhvillimin ose mbrojtjen e civilizimit tonë primitiv. Përcaktimi që shoqëritë ka të ngjarë të prishen para se të arrijmë fluturim të avancuar hapësinor, për kërkimin hapësinor, ato mund të na konsiderojnë si një dështim ose – nëse nuk jemi me fat – të vendosin që Toka është me burime të mjaftueshme për të shpëtuar për pjesë.

4.Agjenci të ndryshme hapësinore zbulojnë një sinjal që buron nga diku tjetër në univers. Komuniteti ndërkombëtar nuk mund të bie dakord se çfarë të bëjë. Shkencëtarët e Tokës kanë teorizuar mundësinë, që mund të kalojnë deri në 1,500 vjet para se të presim me arsye që sinjalet tona radio, të merren nga të tjerët në Rrugën e Qumështit. Bazuar në atë, që kemi transmetuar për rreth 80 vjet, më pak se një përqind e galaktikës do të jetë arritur deri tani, kështu që miqtë tanë mund të mos e dinë akoma se jemi këtu, dhe anasjelltas. Megjithatë, prisni edhe pak dhe “ne mund të arrihemi shumë mirë një ditë”, Por supozoni se ne e marrim sinjalin e tyre – si nga një transmetues në qendër të Rrugës së Qumështit për të cilin shkencëtarët  po teorizonin ne shkurt. Me siguri qeveritë globale mund të bashkohen në një vendim ekzistencial për planetin tonë? Ha ha, ha, ndoshta jo. Rusia thjesht mund të shkojë për të, pavarësisht paralajmërive të   S. Haëking se ne mund të dëshirojmë të qëndrojmë të heshtur.

5. Të huajt e fshehtë zbulojnë se ata kanë qenë në mesin tonë me shekuj, duke hulumtuar ngjarjet botërore. Ato japin prova – por ata janë hedhur poshtë si teoricienë konspiracioni.Me ngarkimin e lartë të “hipotezës së kopshtit zoologjik” dhe imagjinoni ,që studiuesit të dërgohen nga qielli për të na vëzhguar nga afër. Ata mund të jenë të pazbulueshme. Ata mund të rrëshqasin herë pas here, gjë që mund të shpjegojë UFO-t. Por thonë se një i huaj vendos se tani është një kohë e mirë për të na lënë të fshehtë. I huaji përdor radio ose internet për të provuar avancimin e një komunikimi dashamirës, ​​ose, nëse është humanoid, ai mban një konferencë shtypi dhe ofron që të testohet për ADN-në e tij. Mund të kryejë edhe bëma fizike të pamendueshme. 

6. Para zgjedhjeve presidenciale të SHBA këtë nëntor, Presidenti Donald Trump deklasifikon dokumente ultra sekrete që vërtetojnë ekzistencën e jetës jashtëtokësore.Autori dhe shkencëtari David Brin ka shkruar, në lidhje me teorinë, që të huajt janë në kontakt të fshehtë me qeveritë. Pentagoni tashmë lëshoi 3 vidio  UFO   në prill, duke ushqyer të gjitha llojet e teorive të konspiracionit. Pra, le të argëtojmë për një sekondë që, diku poshtë vijës dhe jo domosdoshmërisht në Rosëell, qeveria e SH.B.A.-së doli me prova të të huajve, apo edhe komunikoi me ta. Ne fakte alienet, nuk flasin. Per cfarë do të bëjmë me këtë informacion? 

7. Thyerja e direktivës kryesore, një autoritet ndër-galaktik fillon kontakte për të na shpëtuar nga vetja, duke ofruar ilaçe, teknologji dhe anëtarësim në super shtet.Ju mund të njiheni me Jean-Luc Picard. Një kapiten në stilin e tij mund të vendosë që civilizimi i Tokës është aq i pjekur sa të futet në vijë, ose që do të shkatërrojë vetveten nëse jo për ndërhyrjen e një qenieje më të civilizuar, duke thyer kështu “direktivën kryesore” për të mos ndërhyrë në planet primitivë – një koncept që avokatët njerëzorë hipotetizuan kohët e fundit do të ishte pothuajse e pamundur   gjithsesi. E para është për të qeshur. Kjo e fundit… mirë, shikoni, ne ndoshta mund të përdorim ndonjë ndihmë.

 8. Duke dashur të kuptojnë universin, eksploruesit nga një galaktikë e largët arrijnë në sistemin tonë diellor duke kërkuar të bëjnë miq – por pasi studiojnë Tokën, ata marrin një pasim të vështirë.Mirë, duhet të pranoni se është ndoshta arrogante e njerëzimit të mendoni se alienët do të shqetësoheshin edhe duke na parë. Ata mund të na konsiderojnë jo inteligjentë ose të jenë  krejtësisht të  painteresuar , siç ka paraqitur Neil DeGrasse Tyson. Ose ata mund të na konsiderojnë të rrezikshëm. Jo tamam një tufë paqedashëse. Një EE sigurisht që do të ishte mirë të mendohej dy herë para se të njoftohej para njerëzve, bravo e të cilave sot janë në butonat bërthamorë. 

9.Duke vendosur, që kjo kronologji është shumë e errët, një inteligjencë e shkëlqyeshme artificiale vendos të ndërpresë simulimin dhe të fillojë përsëri. Një UA e plotfuqishme mund të jetë marioneta jonë, ashtu si në Matricën . Në vitin 2001, dy vjet pas publikimit të këtij filmi, autori i trillimit shkencor Stephen Baxter propozoi “teorinë e planetarit” për të zgjidhur paradoksin e Fermit. Ajo pranon që nëse nuk kemi dëgjuar nga alienët, kjo është për shkak se universi ynë është krijuar me qëllim që të duket i zbrazët nga jeta. Në vitin 2003, filozofi Nick Bostrom  përgatiti argumentin e simulimit  . Elon Musk është në hapësirë  . Nëse jemi thjesht në sandbox, perënditë ose pasardhësit që po luajnë me ne mund të konkludojnë se gjërat janë bërë fare pak fantastike në vitin 2020. Rindizni më mirë. Ose hidhni disa alienë të simuluar thjesht për argëtim. 

Filed Under: Analiza Tagged With: 2020, Gezim Llojdia, Te huaj

2020- KOSOVA NË NDËRRIM MOTESH, FESTË LIRIE NË SHESHE…

January 1, 2020 by dgreca

-Kosova pret gëzuar 2020-ën, tradicionalisht në sheshe nga viti i madh i lirisë 1999 i  hyrjes së forcave paqeruajtëse shpëtimtare të  NATO-s, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINE, 1 Janar 2020/ Në Kosovë, edhe me koncerte në sheshe e plot njerëz në festë, u prit gëzuar 2020-ta, në pritje edhe të Qeverisë së re nga opozita fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 Tetorit, që ishin ngjarje e vitit 2019, të shtatat në 20 vjet liri e të katërtat në 11 vjet pavarësisi.

Në kryeqytet, Prishtinë, festa “PRite n’shesh” me shumë urime e nën shkëlqimin e fishekzjarreve ka vazhduar edhe pas mesnatës, në orët e para të ditës së sotme.

Në vitin 2020 djalë lindi fëmija i parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ku në vitin 2019 u lindën 9242 foshnje.

Pritja në sheshe e ndërrimit të moteve është tradicionale që nga viti i madh i lirisë së Kosovës,  hyrjes së forcave paqeruajtëse shpëtimtare të  NATO-s, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në pranverën e 1999-ës. Në mbrëmjen e 31 Dhjetorit 1999 qinda mija njerëz për herë të parë të lirë ishin në sheshet kryesore të Prishtinës e të qyteteve tjera kosovare në pritjen e Vitit të Ri 2000.

“Afro 100 000 qytetarë e pritën Vitin e Ri në sheshet e Prishtinës”, ishte titulli i raportimit që kam bërë para 20 viteve për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë në 1 Janar 2000, ku theksoja se, “Kryeqyteti i Kosovës, që festoi Vitin e Ri për herë të parë në liri,
ishte një nga pesë qytetet e botës prej nga qendrat më të mëdha televizive
bënë transmetime të drejtpërdrejta”.

Ndërsa “Në robëri pritet veç festa e lirisë” dhe “Shpresë se s’ndërrojnë veç vitet” ishin raportimet nga Kosova në fundvitet e para 1999-ës, në vitet e shtetrrethimeve ushtarako-policore, luftës, masakrave, spastrimit etnik e gjenocidit të Serbisë kundër shqiptarëve.

LAJMI QË KAM RAPORTUAR NGA KOSOVA PARA 20 VITEVE  NË 1 JANAR 1999:

https://groups.yahoo.com/neo/groups/albania/conversations/topics/3014


Afro 100 000 qytetarë e pritën Vitin e Ri në sheshet e Prishtinës

PRISHTINE, 1 janar /ATSH- B. Jashari/ – Afro 100 000 qytetarë në
Prishtinë e pritën Vitin e Ri në sheshe dhe rrugët e mbushura me borë në
shoqërinë e koncerteve dhe programe të ndryshme festive.
Kryeqyteti i Kosovës, që festoi Vitin e Ri për herë të parë në liri,
ishte një nga pesë qytetet e botës prej nga qendrat më të mëdha televizive
bënë transmetime të drejtpërdrejta.
Një mesazh solidariteti, me kërkesën për lirimin sa më të shpejtë të
7 000 djemve dhe vajzave kosovare, që vazhdojnë të mbahen peng në burgjet e
Serbisë, u lexua në sheshin kryesor “Nënë Tereza” të Prishtinës.
/dast/  

http://www.hri.org/news/balkans/ata/2000/00-01-01.ata.html

[02] Some 100 000 citizens welcome New Year on Prishtine Squares

PRISHTINE, January 1 (ATA)-By B. Jashari, Nearly 100 000 citizens of Prishtine received the New Year on snow covered squares and streets in the company of various festive concerts and programmes.

The capital of Kosova, which celebrated the New Year for the first time in freedom, was one of the five cities of the world from which the biggest TV centers carried live broadcasts.

A message of solidarity, appealing for the rapid release of 7 000 Kosovar sons and daughters, who continue to be held hostage in Serbia’s prisons, was read at the main square “Mother Teresa” of Prishtine. /dast/lm/

D’Arc Avenue 23, Tirana, Albania E-Mail:

Albanian Telegraphic Agency

Filed Under: Featured Tagged With: 2020

Trump synon krijimin e Forcës Hapësinore deri më 2020

August 10, 2018 by dgreca

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe nënpresidenti i SHBA-së, Mike Pence
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe nënpresidenti i SHBA-së, Mike Pence/

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka njoftuar të enjten për planin ambicioz të krjimit të “Forcës Hapësinore” si kategori të gjashtë të ushtrisë së SHBA-së deri më 2020.Nënpresidenti amerikan, Mike Pence e ka përshkruar Forcën Hapësinore, gjatë një fjalimi në Pentagon, si “ide, koha e së cilës ka ardhur”.

“Amerika do të kërkojë gjithmonë paqe në hapësirë, ashtu sikurse edhe në Tokë. Mirëpo historia na ka treguar se paqja vjen vetëm përmes fuqisë dhe në sferën e hapësirës së jashtme, Forca Hapësinore e Shteteve të Bashkuara do të jetë ajo fuqi në të ardhmen”, ka thënë Pence.Ai ka shtuar se Kongresi duhet të veprojë menjëherë duke themeluar dhe financuar këtë department.

Presidenti Trump ka thënë në një postim në Twitter se “Është duke ardhur Forca Hapësinore”.

Kjo Forcë do të jetë përgjegjëse për një varg të kapaciteteve të rëndësishme të ushtrisë amerikane duke nisur nga satelitët që mundësojnë Sistemin e Pozicionimit Global (GPS), e deri te sensorët që ndihmojnë në nisjen e raketave.

Mirëpo kritikët e kanë cilësuar krijimin e kësaj Force, si të panevojshme dhe përpjekje burokratike të kushtueshme, që anashkalon punën që veçse është duke u bërë në mënyrë të duhur nga Forcat Ajrore.

Filed Under: Featured Tagged With: 2020, Forca Hapsionre, Trump

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT