• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TE REJAT NGA POLITIKA E TIRANES- 22 MAJ 2017

May 22, 2017 by dgreca

  • Burg per shtbleresit e Votes- Presidenti Nishani dekreton ministrat e rinj/

1 Rama Basha

1- Mbrojtja e votës, shitblerja do të dënohet 1-5 vjet burg/

Sot, 22 Maj 2017, pak caste para nisjes së seancës parlamentare, Komisioni i reformës zgjedhore ka miratuar ndryshimet në propozimin për ruajtjen e votës.

Nga një deri në shtatë vite burg të propozuara nga opozita për rastet e shitblerjes së votës propozohet masa e dënimit një deri në pesë vite burg.

Financimi i partive politike nuk preket. Një tjetër pikë është edhe shpërndarja e materialeve propagandistike, të cilat do të jenë jo më larg se 5 metra nga zyra elektorale.

2- KQZ, Klement Zguri: Kreu i Ri i KQZ me Vota unanime

Klement Zguri, i cili pritet të votohet si kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tha shkurtimisht për mediat se votimit në Komisionin parlamentar të Ligjeve ishte marrë në mënyrë unanime. Zguri pritet të miratohet po me mazhorancë edhe më Parlament.

Zguri: Deri tani kjo procedurë është zhvilluar. Kanë kaluar dy kandidatura për në Komisionin e Ligjeve dhe presim seancën.

-Ishte një vendim unanim?

Zguri: Unanim! Aty ishte diçka shumë mirëkuptuese. U mbështet kandidatura në fjalë dhe do të kemi një votim formal. Për mua ky rast sigurisht që është sfidë, vlerësim dhe kënaqësi. Kam 20 vjet që aderoj në KQZ. Besoj jam i vetmi me këtë eksperiencë. Është ekipi ai që ia del. Patjetër që kërkojmë mbështetjen e të gjithë faktorëve të tjerë, të partive politike, të medias.

-Do ta vështirojë punën tuaj fakti që nuk keni shumicën në Komision?

Zguri: Të mos bëhemi pesimist. Shpresoj që e gjitha trupa të gjejë arsyen që vendimet t’i marrin në zbatim të ligjit.

3- Presidenti Nishani dekreton ministrat e rinj

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar paraditen e të hënës emrat e ministrave të rinj të qeverisë, një ditë pasi iu dërguan nga kryeministri Edi Rama.
Kështu me dekret të kreut të shtetit, është liruar nga detyra Niko Peleshi dhe ne vend të tij në postin e zv. kryeministrit, është emëruar Ledina Mandia.
Për postin e ministrit të Brendshëm, largohet Fatmir Xhafaj dhe dekretohet Dritan Demiraj.
Ministre e Financave, Helga Vukaj, zë postin e lënë nga Arben Ahmetaj. Ndërsa Petrit Vasili zëvendësohet nga Gazmend Bardhi.
Ministër i Arsimit dhe Sportit dekretohet Mirela Karabino, e cila zëvendëson në këtë detyrë Lindita Nikollën.
Arben Beqiri do të zërë vendin e Ogerta Manastirliut në krye të Shëndetësisë dhe Olta Xhaçka do të zëvendësohet nga Xhuljeta Kërtusha në postin e ministres së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Basha mbledh grupin parlamentar: Ja pikat kyçe të marrëveshjes

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi këtë të hënë grupin parlamentar, ku bëri një përmbledhje të rezultatit të marrëveshjes politike të 18 majit.
Duke folur për ndryshimet që janë bërë në Kodin Penal, në ligjin e medias dhe në ligjin e financimit të partive, Basha u ndal në pikat kryesore që kanë të bëjnë me garantimin e votës së lirë.
Sipas një njoftimi për shtyp të selisë blu, Basha sqaroi se, shit-blerja e votës do të dënohet në mënyrë taksative nga 1 deri në 7 vite burg.

Gjithashtu, nuk do të ketë masa ndëshkimore si gjoba, por vëtm burg për ata që do të tentojnë tjetërsimin e vullnetit të lirë të votuesve shqiptarë. “Kjo vepër penale, do të jetë e paamnistueshme”, thotë njoftimi.
Ndërkohë, do të dënohet nga 1 deri në 7 vite burg marrësi dhe dhënësi i kartave të identitetit. “Shpërdorimi i autoritetit policor për të influencuar në mbështetjen e një partie politike do jetë veper penale dhe të dënohet deri në 5 vjet burgim”, sqaron PD.
Edhe përdorimi i mjeteve publike, veprimtarisë shtetërore apo i burimeve financiare e njerëzore për zgjedhje do dënohet vetëm më burgim, nga 1 deri në 4 vjet.
Gjithashtu, parashikohet ashpërsim i dënimeve për të gjitha veprat e tjera penale në fushën e zgjedhjeve, duke i parashikuar të gjitha si krime.
Ndërkohë, do të forcohen rregullat për të mbikëqyrur financimin e partive dhe ndalimin e financimeve të paligjshme.
“Të gjitha këto masa dhe ndërhyrje bëhen për të garantuar qytetarët shqiptarë nga presionet dhe shit-blerja e votës dhe garë të ndershme për partitë politike në fushatën zgjedhore”, vijon njoftimi

 

Ministrat e rinj dhe Vettingu – Seanca plenare, mblidhet Konferenca e Kryetarëve/

Konferenca e Kryetarëve është mbledhur për të vendosur për rendin e ditës së seancës së jashtëzakonshme plenare, ku do të votohen 6 ministrat e rinj teknikë të propozuar nga opozita, kryetari dhe anëtari i ri i KQZ-së, përkatësisht Klement Zguri dhe Denar Biba si dhe Avokati i Popullit, si dhe komisionet e Vettingut. Konferenca është mbledhur rreth orës 18:30 minuta, megjithëse Kuvendi ishte njoftuar se do të mblidhej në orën 18:00.

 

 Parlamenti voton sot ministrat teknikë dhe komisionet e Vettingut

Parlamenti mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme për të miratuar emrat e zv/kryeministres dhe  6 ministrave teknikë të dakordësuar nga Rama-Basha si dhe emrin e kryetarit të ri të KQZ-së.

Kryeministri Rama dhe kryetari i PD-se Lulzim Basha u takuan mbrëmë në mjediset e Pallatit të Kongreseve për të dakordësuar emrat e ministrave teknikë por dhe të zv/kryeministres.

Seanca e jashtëzakonshme është parashikuar të mbahet në orën 18:00.

Emrat u propozuan nga Partia Demokratike u miratuan nga kryeministri Rama dhe u dërguan për tu dekretuar tek Presidenti. Sot Kuvendi do të votojë dekretin e presidentit Nishani.

Zv/ kryeministri dhe Ministrat qe ikin dhe vijne

Zv/kryeministre

Ikën Niko Peleshi emërohet Ledina Mandia

Ministër i Brendshëm

Ikën Fatmir Xhafaj emërohet Dritan Demiraj

Ministër i Financave

Ikën Arben Ahmetaj, emërohet Helga Vukaj

Ministër i Drejtësisë

Ikën Petrit Vasili emërohet  Gazmend Bardhi

Ministre e Arsimit

Ikën Lindita Nikolla, emërohet Mirela Karabino

Ministër i Shëndetësisë

Ikën Ilir Beqaj emërohet Arben Beqiraj

Ministre e Mirëqenies Sociale

Ikën Blendi Klosi emërohet Xhulieta Kërtusha

Miratohen anetaret e 3 komisioneve “ad hoc” të vettingut 

Seanca e sotme  ka si rend diskutimin dhe votimin e çështjeve për vënien në zbatim të marrëveshjes politike të datës 18 maj 2017, mes kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

– Shkarkimi i ministrave aktual dhe miratimi  në vend te tyre i ministrave teknikë të propozuar nga Partia Demokratike

-Emërimi i kryetarit të ri të KQZ-së të propozuar nga PD dhe një anëtari të KQZ-së.

– Do të miratohet edhe një paketë ligjore në funksion të reformës zgjedhore.

-Ndyshime do të ketë në Kodin Penal, ku do ashpërsohen nenet për krimin zgjedhor, gjithashtu do të ndryshohet ligji për partitë politike, dispozitat që lidhen me financimet dhe reklamat në fushatë.

-Parlamenti në seancën e jashtëzakonshme do të miratojë dhe anëtarët e pakicës pakicës parlamentare në 3 komisionet “ad hoc” të vettingut.

KUSH JANE MINISTRAT E RINJ

Ledina Mandia, ish-avokate e Shtetit do të votohet sot në vend të zv.kryeministrit Niko Peleshi, si zëvendësja e Ramës, deri më 25 qershor.Mandia ka kryer deyrën e Avokates së Shtetit në kohën e qeverisë “Berisha”, ndërsa aktualisht është këshilltare e Presidentit.

Për postin e ministrit të Brendshëm, në vend të Fatmir Xhafës, do të votohet ministri teknik Dritan Demiraj, gjeneral, ish-komandant i trupave speciale dhe ish-pjesëtar i Forcave të Armatosura në misionet jashtë vendit. Nga 2014 jeton ne SHBA.

Në krye të ministrisë së Financave për muajin në vijim do të jetë Helga Vukaj, aktualisht drejtoreshë e përgjithshme në KLSH dhe ish-zv/drejtoreshe e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në kohën e qeverisë së djathtë.

Një nga emrat e njohur të qeverisë së re do të jetë ai i ministrit të Drejtësisë.  Në këtë post do të votohet këshilltari ligjor i Partisë Demokratike.

Gazmend Bardhi, duke zënë vendin e Petrit Vasilit, aktuakisht kryetar i LSI.

Ministre e Arsimit dhe Sportit, në vend të Lindita Nikollës, do të jetë Mirela Karabino, pedagoge në fakultetin e Shkencave Sociale, një nga personat që ka shprehur problemtika të ndryshme gjatë protestës 3-mujore në çadër.

Në krye të dikasterit të Shëndetësisë do të jetë kirurgu, pedagogu dhe ish-zv/rektori i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë Arben Beqiri, duke zënë vendin e Ogerta Manastirliut.
Ndërkaq ministren e mirëqenies Sociale Olta Xhaçka do ta pasojë ministrja teknike e PD-së Xhuljeta Kërtusha me profesion inxhiniere, aktualisht menexhare e “Statkraft” dhe më herët drejtoreshë e CEZ.

Po ashtu, Partia Demokratike ka propozuar Klement Zgurin për postin e Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, prej shumë vitesh anëtar i këtij institucioni, ndërsa avokaten Erinda Ballanca për kreun e Avokatit të Popullit.

Emrat janë publikuar pas takimit që Rama zhvilloi me kryetarin e partisë Demokratike Lulzim Basha në ambientet e Pallatit të Kongreseve pasditen e 21 majit 2017.

Emrat e ministrave të rinj: 

Zv/kryeministre Ledina Mandia.

Ministër i Brendshëm, Dritan Demiraj

Ministër i Financave, Helga Vukaj

Ministër i Drejtësisë, Gazmend Bardhi

Ministre e Arsimit, Mirela Karabino

Ministër i Shëndetësisë, Arben Beqiraj

Ministre e Mirëqenies Sociale, Xhulieta Kërtusha (marre nga media)

Filed Under: Opinion Tagged With: 22 Maj 2017, Te rejat nga Politika

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT