NGA ALBANO KOLONJARI-
Topi rrotollohet ne 270 minuta.Kush do te jete kampionia e ardhshme e Shqiperise? Kur kane mbetur edhe 270 minuta nga perfundimi i sezonit, Tirana eshte shkeputur kater pike larg Kukesit. Bardheblute do te luajne me Flamurtarin, Lacin dhe Bylisin. Verilindoret do te luajne me Vllaznine, Skenerbeun dhe Luftetarin. Tirana-FlamurtariNje ndeshje e lehte ne leter per bradheblute. Flamurtari pavaresisht se sezonin e ardhshem do te luaje ne Kategorine e Pare, ne ndeshjet e fundit ka treguar rritje ne lojen e tij dhe kuqezinjte mund ti hapin shume pune Tiranes ne kete ndeshje, duke patur parasysh mungesat dhe lodhjen e bardhebluve te cilet luajten diten e merkure ne Kupen e Shqiperise perballe Bylisit. Laci-Tirana.Lacianet kerkojne te luajne ne kompeticionet europiane. Aktualisht skuadra e drejtuar ne Armando Cungu ndodhet ne vendin e trete me 55 pike. Kete jave Laci luan nje ndeshje shume te veshtire ne Ballsh me Bylisin qe kerkon ti shpetoje zones play-off. Lacianet presin Tiranen qe kerkon titullin kampion dhe udhetojne drejt Korces per tu perballur me Skenderbeun qe nga ana e tij pavaresisht denimit kerkon qe te jete ne zonen europiane, pikerisht per te ulur matematikisht vitet e mospjesmarjes ne kompeticionet europiane. Qe Lacinet te kene te sigurte europen duhet te fitoje te pakten dy ndeshje. Tirana-Bylis.Bardheblute arriten ne finalen e Kupes se Shqiperise duke eleminuar Bylisin ne gjysem finale. Takimi i pare Bylis-Tirana 2-1 perfundoi ne Komisionin e Etikes prane FSHF, i cili po shqyrton mundesine e trukimit te kesaj ndeshje. Takimi i dyte dhe eleminimi nga Kupa, nuk eshte pritur mire nga skuadra ballshiote qe ka “akuzuar” per kete eleminim gjyqtaret e ketij takimi. Cdo hap i gabuar i bardhebluve ne takimet Flamurtari-Tirana dhe Laci-Tirana do ta kthente takimin Tirana-Bylis, ne nje ndeshje “per jete a vdekje” per te dyja skuadrat.
Verilindoret.Ne leter ndeshjet e kuksianeve jane me te lehta se ato te bardhebluve. Kuksianet do te luajne ne Loro Borici me Vllaznine. Shkodranet duhet te behet gati te luaje nje ndeshje play-off me nje nga skuadrat e Kategorise se Pare. Qe Vllaznia ti shpetoje kesaj ndeshje do te duhet te fitoje perballe Kukesit, Partizanit dhe Flamurtarit. Duke pare edhe synimet e Kukesit dhe Partizanit fitorja e te tre takimeve eshte nje mision i pamundur per shkodranet. Kuksianet u eleminuan kete jave nga Kupa e Shqiperse nga Teuta 2-1 dhe shpresa e fundit per trofe eshte fitimi i tittulit kampion. Kuksianet duhet te fitojne te tre ndeshjet, duke shpresuar ne nje hap te gabuar te bardhebluve ne takimit Laci-Tirana dhe Tirana-Bylis. Kukesi-SkenderbeuKorcareve do to duhet fitorja me Kukesin dhe Partizanin ne te kundert i gjithe sezoni do te shkonte kot. Kukesi-Skenderbeu eshte nje ndeshje ku bardheblute shpresojne qe Skenderbeu te ndale Kukesin dhe te jene te sigurte drejt titullit kampion.
Java e 34
Tirana-Flamurtari
Teuta-Partizani
Vllaznia-Kukesi
Luftetari-Skenderbeu
Bylis-LaciJava e 35
Laci-Tirana
Flamurtari-Teuta
Partizani-Vllaznia
Kukesi-Skenderbeu
Bylis-Luftetari.
Java e fundit (36)
Tirana-Bylis
Teuta-Laci
Skenderbeu-Partizani
Luftetari-Kukesi
Vllaznia-Flamurtari.
TABELA E KLASIFIKIMIT
Tirana 66
Kukesi 62
Laci 55
Teuta 53
Skenderbeu 51
Partizani 49
Bylis 47
Vllaznia 42
Flamurtari 14
Luftetari 14