-Morën pjesë mbi 30 mijë vetë dhe përshkuan një gjatësi prej, 42.2 km/
Nga Fuat Memelli/Boston/
Këtë të hënë, datë 18 prill, Bostoni përjetoi një ngjarje të veçantë: zhvilloi maratonën e 120-të. Sivjet kjo datë në shtetin e Massachusetts, përkoi edhe një ngjarje tjetër: Ditën e Patriotëve. Dy festa në një ditë. Në maratonën e sivjetme, kishte një pjesëmarrje si rrallë herë: morrën pjesë mbi 30 mijë vetë dhe përshkuan një gjatësi prej 26.2 mile ose 42.2 km. Pjesëmarrësit ishin të moshave e profesioneve të ndryshme: djem, vajza, burra e gra, të ardhur jo vetëm nga qytetet e Massachusetts, por edhe nga qytete të tjerë të Amerikës si dhe nga vende të ndryshme të Botës si nga Europa, Afrika, etj. Midis tyre kishte e dhe pjesëmarrës të gjymtuar nga bombat e që shpërthyen në maratonën e vitit 2013 si dhe mjaft handikapë. Edhe shikuesit këtë vit ishin më shumë se çdo vit tjetër. Koha e bukur me diell dhe si dhe shpirti patriotik që karakterizon Bostonin, bënë që të mbushet plot rruga” Bolyston street”, ku zhivllohej maratona.Të binin në sy masat e forta të sigurisë. Gjithë hyrjet që të çonin në rrugën ku do zhvillohej veprimtaria, qenë bllokuar me mbajtëse metalike .Kishte një hyrje në të cilën policët vrojtonin çdo person , ndërsa personat që kishin çanta, u hapeshin dhe kontrolloheshin. Një numër i madh televizionesh, gazetarësh e fotoreporterësh, ndoqën këtë ngjarje, ndërsa vullnetarë të shumtë, ndihmonin në mbarëvajtjen e maratonës. Në një ekran të madh, jepej direkt gjithë veprimtaria.
Maratonistët e parë mbrijnë në finish rreth orë 12. Për meshkujt, i pari mbriti Lemi Hayle, nga Etiopia, me kohën, 2 orë, 12 minuta e 45 sekonda, ndërsa për femrat, vendin e parë e zuri, Atsede Baysa, me origjinë po nga Etiopia, me kohën 2 orë, 29 minuta e 19 sekonda. Ata priten me duartrokitje nga populli. Shumë veta bëjnë fotografi e filmime. Janë emocionuese momentet kur vijnë maratonistët e gjymtuar nga bombat e maratonës të vitit 2013. Një prej tyre është e reja, Adrianne Haslet, e cila ka humbur një këmbë. Me durim e këmbëngulje, duke patur edhe dhimbje në këmbë , ajo e përshkoi gjithë distancën prej 42.2 km. Në finish , takohet me të dashurin e saj, Dan Hove, pjesëmarrës edhe ai në maratonë e sivjetme dhe i gjymtuar po ashtu më 2013. Ata përqafohen fort , ndërsa populli duartroket. Forca dhe kurajua e tyre, është sfida që ata i bëjnë terroristëve. Shëmbulli i tyre dhe i mjaft pjesëtarve të tjerë, të gjymtuar, mishëron parullën e këtij qyteti: “Boston strong” ( Bostoni është i fortë). Presidenti amerikan , Barak Obama, i kish dërguar një mesazh të resë Adriane Haslest, ku shkruante: “Faleminderit Adrianne, që je pjesë e “Bostoni është i fortë”. Terrori dhe bombat, nuk na thyejnë dot. Ne e mbarojmë garën”.