-Mustafa: Çështje tjetër është se a është dashur të ndodhë Asociacioni apo jo/
-Ymeri: Qytetarët, më se të vetëdijshëm dhe të informuar/
PRISHTINË, 20 Shtator 2015/ Në Kosovë, peticioni i organizuar nga opozita, i nisur me firmat e liderëve të LVV-së, AAK-së e Nisma-s, po vazhdon të nënshkruhet sot në ditën e tretë.
“Gjatë dy ditëve të kaluara numri i nënshkrimeve ka arritur në afër 34 mijë”, bëhet e ditur nga subjekti më i madh opozitar kosovar, Lëvizja Vetëvendosje, sipas së cilës, “qindra aktivistë anekënd Kosovës janë mobilizuar për të mbledhur nënshkrimet e qytetarëve”.
Peticioni kërkon që “qeveria e Republikës së Kosovës të tërheqë menjëherë nënshkrimin nga katër marrëveshjet me Serbinë të datës 25 gusht 2015 si dhe nga marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi”.
Për një nga katër marrëveshjet Prishtinë-Beograd, të arritura në Bruksel, në raundin e 28-të të dialogut në nivel të lartë kryeministror, opozita kosovare shprehet me fjalën serbe “Zajednica” që në shqip do thotë “Bashkësi” dhe nënkupton Bashkësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Opozita këtë javë ka bërë edhe një deklaratë të përbashkët kundër “bosnjëzimit të Kosovës” me marrëveshjet që ndajnë në vija etnike, të enjten edhe ka protestuar në Kuvend dhe ka bllokuar e ndërprerë seancën e parë të sesionit vjeshtor, ndërsa ka zhvilluar edhe “aksione simbolike” e paralajmëruar edhe protesta të tjera.
Deklarata ka paralajmëruar edhe se, “opozita e bashkuar është jashtëzakonisht e interesuar t’i filloj bisedimet me akterë të tjerë të shoqërisë ku si qëllim do të kishte krijimin e frontit të përbashkët politik”.
MUSTAFA: ASOCIACIONI NUK DO NDODHTE SIKUR TË MOS MBETEJ I NDARË VERIU
Asociacioni nuk do të ndodhte sikur të arrinim t’i integrojmë me kohë serbët e Kosovës dhe sikur të mos mbetej e ndarë pjesa veriore e vendit, nën ndikimin e plotë të Serbisë, shprehet sot kryeministri kosovar, Isa Mustafa, duke shtuar se tani kjo është zgjidhja që përkrahet nga miqtë tanë.
Kryeministri i Kosovës, Mustafa ka shkruar sot në ‘Facebook’:
“Sigurisht se ka shumë nga qytetarët, të cilët po nënshkruhen në peticionin e opozitës, e të cilët nuk e kanë lexuar “Marrëveshjen e Parë të Parimeve që Rregullojnë Normalizimin e Marrëdhënieve”, të dt. 19.04.2013, “Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë Ndërkombëtare që Rregullon Normalizimin e Marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe të Planit të Zbatimit për këtë Marrëveshje”, nr. 04/L-199 të dt. 27 qershor 2013, por as dokumentin: “Asociacioni/Bashkësia i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë-Parimet e Përgjithshme / Elementet kryesore”, nënshkruar më 25 gusht 2015 në Bruksel.
Qytetarët duhet të informohen çfarë përmbajnë këto dokumente, kush i votoi ato në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe kush nuk mori pjesë fare në votim, ndërkaq ishte prezent.
Unë i ftoj mediat që të publikojnë këto dokumente, në mënyrë që ato të jenë të njohura për qytetarët. Sepse është ironike, që ata që e votuan Ligjin për Ratifikimin e marrëveshjes, të kundërshtojnë marrëveshjet dhe të bashkë-organizojnë peticion e të kërkojnë nënshkrime nga qytetarët që të mos zbatohet Ligji.
Çështje tjetër është se a është dashur të ndodhë Asociacioni apo jo. Ai nuk do të ndodhte sikur të arrinim ti integrojmë me kohë serbet e Kosovës dhe sikur, me fajin tonë, por edhe të disave nga bashkësia ndërkombëtare të mos mbetet e ndarë pjesa veriore e vendit, nën ndikimin e plotë të Serbisë. Tani, kjo është zgjidhja që përkrahet nga miqtë tanë, të cilët na ndihmuan ta çlirojmë vendin, ta shpallim pavarësinë dhe ta ndërtojmë shtetin e pavarur”, perfundon kryeministri i Kosovës, Mustafa.
YMERI: MARRËVESHJET ME SERBINË JANË TË DËMSHME PËR KOSOVËN, KËTË PO E PRANOJNË TË GJITHË
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, është shprehur se “marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel janë të dëmshme”, se “këtë po e pranojnë të gjithë”, edhe kryeministri i Kosovës, që i ka nënshkruar.
Lideri i subjektit më të madh politik opozitar kosovar, Ymeri, në ‘Facebook’ sot ka shkruar: “Marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel janë të dëmshme. Këtë po e pranojnë të gjithë. Paradoksalisht edhe Isa Mustafa, i cili me sjelljet e tij karshi këtyre marrëveshjeve qartazi po e dëshmon se e kupton fare mirë dëmin që ia ka sjellë vendit me këto marrëveshje. Përndryshe ç‘kuptim kanë këto bartje fajësie herë te spektri politik votues i marrëveshjes më 2013, herë te qytetarët që ai po i quan të padijshëm, e herë te bashkësia ndërkombëtare që e ka mundësuar okupimin e veriut nga Serbia. Po të kishin qenë të mira as Isa e as Hashimi me asnjë kusht nuk do të kishin lejuar që meritat për këto të ‘mira’ të shpërndahen gjithandej. Do të bënin çmos që t’i uzurponin ato siç e kanë zaptuar shtetin.
E kur një njeri me postin e kryeministrit nën vete, me vetëdije të plotë e dëmton vendin, atëherë kjo i bie që ose do të heq dorë nga posti, ose do ta drejtojë institucionin drejt heqjes dorë nga shteti. Isa po e bën të dytën. Gjithnjë me vetëdije.
Qytetarët nënshkrues të peticionit janë më se të vetëdijshëm dhe të informuar për rrugën që po ia jep Republikës dialogu në Bruksel, i materializuar në mënrrëveshje, dhe Isa Mustafa. Dhe nuk po e pranojnë këtë. Edhe këta me vetëdije të plotë po i vihen në mbrojtje Republikës, tash kur qartazi krerët institucionalë që e kanë këtë detyrë dhe obligim, janë vënë tërësisht në funksion të mbrojtjes së ‘Zajednicës’ së Serbisë në Kosovë.
Një proces i rrënimit dhe falimentimit të Republikës – pra publikes, kolektives, asaj që e kemi të përbashkët – nuk mund të jetë edhe demokratik. Ai kërkon domosdoshmërisht përjashtimin e qytetarëve. Ashtu siç po bën Isa, fillimisht duke i quajtur të padijshëm, të painformuar, thjeshtë injorantë, për t’i shpallur kështu të padenjë për të pasur zë në politik, deri në përjashtim të plotë nga vendimmarrja. Historia ka parë tepër shumë raste të tilla. Dhe secili prej tyre kanë përfunduar njëlloj – ‘kokëpalarët’ kanë fituar”, përfundon lideri i LVV-së, Ymeri./b.j/
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.