Nga Albano Kolonjari/
“Kukesi e humbet ndeshjen ne tavoline 3-0, gjobitet me 70 mije euro dhe do te luaje dhe dy ndeshje te vlevshme per kupat e Europes pa tifoze”. Eshte ky vendimi i Komisionit te Disiplines prane UEFA-s per takimit Kukesi-Legian 1-2. Ky takim u nderpre ne minute e 51 pas goditjes me gure ne koke te futbollistit polak te Legias Ondrej Duda.
Kukesi do te luaje sot takimin e kthimit, por qe te kualifikohet me tej do te duhet te fitoje me rezultatin e paster 4-0. Nje mission i pamundur per skuadren tone duke patur parasysh ketu edhe faktin qe Legia eshte nje skuader me e mire se Kukesi. Komisioni i Disiplines prane UEFA-s e nisi dje (te henen), shqyrtimin e problematikes qe coi ne nderprerjen e ndeshjes Kukesi-Legia. Pas shqyrtimit te dosjes UEFA, vendosi denimin e skuadres se Kukesit. Denimi i skuadres se Kukesit eshte i rende. Nenkampionet e Shqiperise i japin “lamtumire” kupave te Europes pas dy tureve mjaft te mira. Shkaku ?. “Barbaret”, ata qe vijne ne stadium te shfryjne eshpet e tyre dhe nuk kane asgje te perbashket me futbollin. “Nje ender e nderprere ne mes”, thote presidenti i Kukesit Safet Gjici. Njeriu qe ka investuar shume te Kukesi ka te drejte. Por kush e nderpreu kete ender?. Shkaktaret jemi ne duke perfshire ketu edhe vete presidentin Gjici. Klubi i Kukesit eshte denuar edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit per sjellje antisportive te tifozeve te saj. Ne kete moment drejtuesit e klubit te Kukesit nuk kane ndaluar te analizojne dhe te elemonijne keto fenomene por kane vrapuar ne FSHF per te ulur denimin. Por jo vetem Kukesi. Por edhe klubet e tjera te futbollit ne Shqiperi kane vepruar njesoj. Askush nuk ka ndalur te marre asnje mase qe te parandaloje fenomene te tilla. Ky eshte rezultati i asaj qe vete kemi gatuar. Qe ngjarje te tila te mos perseriten me duhet qe te ulemi dhe te marrim masa qe gjeste te tilla antisportive te mos perseriten me, ne te kundert endrat tona do te nderpriten perseri nga barbaret nga ata qe nuk kane asnje lidhje me futbollin.