• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kukësi e shpëtoi Kosovën në 1999

April 16, 2018 by dgreca

Bashkia e Kukësit nderon Ministrin e Jashtëm Pacolli për kontributin e tij gjatë luftës dhe vizionin për krijimin e Hapësirës së Përbashkët Ekonomike Kombëtare/

1 Kryetari Bashk

Kukës, 16 Prill 2018 – Me rastin e shënimit të 19 vjetorit të eksodit kosovar në Kukës, Ministrit të Jashtëm dhe zëvendëskryeministrit, Behgjet Pacolli, i janë dorëzuar dy tituj, ai “Qytetar Nderi i Kukësit” dhe “Nderi i Qarkut Kukës”.Kryediplomati kosovar, z. Pacolli, pranoi këto dy mirënjohje gjatë një ceremonie zyrtare në Bashkinë e Kukësit për kontributin e tij të mëhershëm në mbështetje të Luftës Çlirimtare, të kampeve të bashkëkombësve larguar nga lufta, si dhe për vizionin e tij si ish-President për krijimin e Hapësirës së Përbashkët Ekonomike Kombëtare.“Ju, i nderuar Behgjet nuk jeni mburrur kurrë për shumë aspekte të jetës suaj. Po ne duhet t’jua përmendim sot në këtë ditë nderimi. Kompania juaj e ka ndihmuar Luftën e Shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me shuma të mëdha financiare…Po ju e keni ndihmuar Kukësin dhe në kohë paqeje. Të afërm tuaj kanë sjellë ndihma për fshatra të thellë të Qarkut tonë… Ju, i dashur Behgjet po na ndihmoni me Vizionin Tuaj për rrëzimin e atyre kufijve që kanë mbetur ende mes nesh. Dhe, do të na ndihmoni akoma më shumë kur ky Vizion të bëhet realitet.  Platforma juaj për një Zonë të lirë ekonomike ndërkufitare që bashkon Gjakovën dhe Prizrenin me Qarkun tonë, është shpëtimtare për njërën nga Zonat më të bukura të Ballkanit dhe me plot potencial zhvillimor.  Koncepti juaj për zhvillimin e Aeroportit të Kukësit, për kompani ajrore të përbashkët;  koncepti juaj për një Qendër Spitalore elitare dhe një shkollë të lartë shërbimesh mjekësore në Kukës, janë shpëtimtare për këtë Zonë, të varfër, por dinjitoze”, ka thënë në fjalën e tij Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu.

Më pas, një fjalim rasti ka mbajtur edhe Ministri i Jashtëm Pacolli.

“Kukësi është Kryeqyteti i Mikpritjes Botërore, Kukësi është Nobeli i humanizmit global;

Kukësi e shpëtoi Kosovën në 1999. Ndaj për mua është krenari që prej sot jam një Kuksian, që prej sot jam njeri si ju. Ju Falënderoj kryetari  i Kukësit, Bashkim Shehu, që më propozuat që të jem njeri nga ju. Ju falënderoj juve zotërinj të Këshillit bashkiak dhe të Këshillit të Qarkut, që unanimisht keni votuar për mua. Ju keni të drejtë që përmendni Vizionin si cilësi e domosdoshme për të shikuar lart dhe larg. Edhe kur kufijtë mes nesh ishin të pakapërcyeshëm, unë gjithmonë e kam parë këtë zonë si pjesë e pandarë e Gjakovës, Prizrenit, e Kosovës. Në shumë takime ndërkombëtare, në takime rajonale, të Bashkimit Europian, në Japoninë e Largët, por dhe me miqtë e mi këtu në Shqipëri, me Sali Berishën, Edi Ramën, Ilir Metën e Lulzim Bashën, unë po angazhohem që Lugina e Drinit të shndërrohet në një vektor komunikacioni nga më të rëndësishmit në Europë”, ka thënë ai.

Gjatë qëndrimit në Kukës, Ministri i Punëve të Jashtme z. Pacolli vijoi me vizitën në Panairin e Librit, të organizuar me rastin 19 vjetorit të eksodit të kosovarëve. I shoqëruar nga autoritetet vendore të Kukësit dhe shefat e misioneve të dy vendeve, Ministri Pacolli vizitoi edhe një kopsht fëmijësh, dhuratë e bizneseve të Kosovës për Kukësin.

1 KukesiFjalimet e Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm te Kosoves, Behgjet Pacolli, dhe Kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, sot me rastin e nderimit të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të jashtëm Pacolli me titujt: Qytetar Nderi i Kukësit dhe Nderi i Qarkut Kukës…

1 Behxhet BashkimFjala e kryetarit të Bashkisë Kukës, Bashkim Shehu:1 Behxhet MimiI dashur Qytetari më i ri i Kukësit, Behgjet Pacolli,

të nderuar autoritete vendore nga Kosova dhe Shqipëria, deputetë, qytetarë nga të gjithë anët e kombit,

Dikush mund të thotë, se pse 19 vjet më vonë,

pas eksodit prej genocidit serb të gjysmës së kombit, Kosovës në Kukës,

ne të zgjedhurit vendorë të bashkisë dhe qarkut Kukës,

pa dallime partiake, kemi vendosur t’ju blatojmë juve me titujt “Qytetar Nderi i Kukësit” dhe “Nderi i Kukësit”.

Unë them se kemi shumë arsye, që juve,

një ndërmarrës me famë globale,

krenar për origjinën tuaj,

i dekoruar me titullin “Nder i Kombit”, nga Presidenti i Shqipërisë,

Qytetar Nderi i Korçës, i Lezhës,

me nderime nga SHBA, Italia, Peruja, etj,

pra kemi shumë arsye që t’Ju akordojmë këto tituj.

Vepra juaj në shërbim të kombit shqiptar, në të dy anët e kufirit ka shumë lidhje me Kukësin,

ka shumë lidhje me 16 prillin,

ditën kur dhjetëra mijëra bashkëpatriotë tanë të Kosovës,

u vendosën këtu.

Ju, i nderuar Behgjet nuk jeni mburrur kurrë për shumë aspekte të jetës suaj.

Po ne duhet t’jua përmendim sot në këtë ditë nderimi.

Kompania juaj e ka ndihmuar Luftën e Shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me shuma të mëdha financiare.

Në atë Luftë ka marrë pjesë vëllai juaj Selimi, në Zonën e Gollakut, dhe ju keni shumë viktima në mesin e familjarëve tuaj.

Kompania Juaj Mabetex ka ndihmuar kampet e të ikurve në Zonën e Kukësit, ashtu si dhe ato të zhvendosurve në Mal të Zi.

Po ju e keni ndihmuar Kukësin dhe në kohë paqeje.

Të afërm tuaj kanë sjellë ndihma për fshatra të thellë të Qarkut tonë.

Më lejoni të them dhe diçka për vizionin e një burrështetasi.

Vizionin e kanë ata njerëz, ata burrështetas që shikojnë lart- më lart se Malet tona.

Vizionin e kanë ata njerëz, ata burrështetas që shikojnë Larg- më larg se hunda jonë, po se po, por shumë larg, edhe në fund të botës.

Ju, i dashur Behgjet po na ndihmoni me Vizionin Tuaj për rrëzimin e atyre kufijve që kanë mbetur ende mes nesh.

Dhe do të na ndihmoni akoma më shumë kur ky Vizion të bëhet realitet.

·         Platforma juaj për një Zonë të lirë ekonomike ndërkufitare që bashkon Gjakovën dhe Prizrenin me Qarkun tonë, është shpëtimtare për njërën nga Zonat më të bukura të Ballkanit dhe me plot potencial zhvillimor. Minierat tona kanë mbajtur Shqipërinë.

·         Koncepti juaj për zhvillimin e Aeroportit të Kukësit, për kompani ajrore të përbashkët;

·         koncepti juaj për një Qendër Spitalore elitare dhe një shkollë të lartë shërbimesh mjekësore në Kukës,

·         janë shpëtimtare për këtë Zonë, të varfër, por dinjitoze.

Tani që ju jeni në qeverisje, që bashkëpunimi me Shqipërinë është real, ne do donim që ky Vizion Juaji të bëhet realitet.

Ja pse ne ju japim çelësin e shtëpisë sonë mikpritëse, që  ju të mos e harroni Kukësin.

Ju i dashur Qytetari ynë më i ri, e keni Vizionin. Ne thjesht duhet t’ju ndihmojmë, në Shqipëri, në Kosovë që ju ta jetësoni atë.

Dhe meqë këtu mes nesh ka politikanë, do doja t’ju bëja thirrje ta ndiqni me vëmendje modelin e këtij njeriu, që e ka arritur gjithçka nëpërmjet punës. Ai është modest si njeri prej nesh, si një bashkëfshatari jonë. Sepse ai është njeri, sepse ai prej sot është një Kuksian.

Falemnderit.

 

 

 

Fjala e zëvendëskryeministrit të parë, dhe ministrit të jashtëm, Behgjet Pacolli:

 

i dashur Prefekt, Kryetar i Qarkut, Kryetar i Bashkisë dhe bashkëqytetarë të mi kuksianë, kosovarë dhe nga gjithë viset ku flitet shqip,

të dashur të zgjedhur vendorë dhe parlamentarë të Kosovës dhe të të Shqipërisë,

Ju falënderoj që më dhatë mundësinë të gjendem sërish këtu në Kukës.

 

Ardhja ime në Kukës, është një dalje nga rutina e takimeve diplomatike,

Ardhja ime këtu mes jush, kuksianëve të mirë,

është një mbushje e thellë e mushkërive me ajrin e pastër të Gjallicës,

me ajrin e fisnikërisë,

të mikpritjes së zonës së Lumës,

zonë trimash të urtë.

Kukësi është Kryeqyteti i Mikpritjes Botërore,

Kukësi është Nobeli i humanizmit global;

Kukësi e shpëtoi Kosovën në 1999. Nëse kosovarët nuk do kishin qendruar këtu, do ishin shpërndarë nëpër botë. Dhe jo të gjithë, do ktheheshin nga larg për t’i shërbyer Kosovës së Re.

Ndaj për mua është krenari që prej sot jam një Kukësian,

që prej sot jam njeri si ju.

 

Nëse do ta mendoja mirë,unë jam kukësian që më herët. PSE?

pse jam rritur në një familje ku Mikpritja është vlera më e shenjtë.

Nëse kam zmadhuar ndonjëherë shtëpitë ku jetoj,

kam zmadhuar hapësirën e miqve:

Kam disa oda miqsh: odë e vogël, odë e mesme, odë e madhe miqsh.

Mos na lëntë zoti pa miq.

 

Ju Falënderoj kryetari  i Kukësit Bashkim Shehu që më propozuat që të jem njeri nga ju.

Jam i impresionuar nga punët tuaja të mira në krye të Kukësit: më kanë thënë se keni ulur taksat në Kukës dhe keni rritur të ardhurat, se po sillni një ndërmarrje fason për vajzat dhe gratë e zonës.

 

Ju falënderoj juve zotërinj të Këshillit bashkiak dhe të Këshillit të Qarkut, që unanimisht keni votuar për mua.

Emri im ju ka bashkuar, pavarësisht ndarjeve. Si një kuksian që jam prej sot, do ju lutesha: kapërceni ndarjet partiake, apo çdo lloj ndarjeje që keni, për t’i shërbyer më mirë këtij populli të mrekullueshëm.

 

Falemnderit kryetar që i përmende disa fakte nga historia ime familjare që unë kurrë nuk i kam përmendur për të stolisur biografinë time si bëjnë rëndom në politikën e viseve tona.

Herën tjetër thjesht dua të më përmendni se jam Punëtor i Madh dhe Mikpritës i Madh, si Lumianët,

 

Ju keni të drejtë që përmendni Vizionin si cilësi e domosdoshme për të shikuar lart dhe larg.

Edhe kur kufijtë mes nesh ishin të pakapërcyeshëm,

unë gjithmonë e kam parë këtë zonë si pjesë e pandarë e Gjakovës, Prizrenit, e Kosovës.

Aq më shumë në kohën e lirisë që u parapri nga sakrifica, gjaku, vepra e madhe e humanizmit tuaj që e pa bota mbarë,

unë sot e shoh si pol kombëtar zhvillimi qarkun e Kukësit, Hasin, Tropojën, të lidhur me komunat në anën tjetër,. 

Unë sot, më shumë se më parë do të angazhohem për qytetin tim,

për krahinën time që më adoptoi si bir të vetin,

për Kukësin!

·         Këtu ka miniera të rralla;

·         këtu ka liqene,

·         hidrocentrale,

·         bukuri natyrore,

·         këtu ka hapësirë për turizëm malor,

·         për blegtori cilësore,

·         për shkolla arësimi profesional.

·         Aeroporti i Kukësit që do të hapet së shpejti ka gjithë mundësitë që jo vetëm të jetë alternativë e Prishtinës dhe Gjakovës, por dhe të jetë një destinacion ndërkombëtar në transportin e distancave të mëdha. Unë me kolegët e mi në Qeverinë e Shqipërisë do punojmë në këtë drejtim.

·         Në shumë takime ndërkombëtare, në takime rajonale, të Bashkimit Europian, në Japoninë e Largët, por dhe me miqtë e mi këtu në Shqipëri, me Sali BErishën, Edi Ramën, Ilir Metën e Lulzim Bashën, unë po angazhohem që Lugina e Drinit të shndërrohet në një vektor komunikacioni nga më të rëndësishmit në Europë.

·         Nuk mund të ketë zhvillim kombëtar të plotë, madje nuk mund të ketë zhvillim rajonal pa hekurudhë mes nesh,

·         Lugina e Drinit, Kukësi, Tropoja, Gjakova, janë stacione të pashmangshme të kësaj rruge të re hekurudhore. Po i ndjek me vëmendje studimet, dhe projektet në këtë kahje.

 

Për gjithë potencialin e vet, të pashfrytëzuar, ose të shfrytëzuar keq, Kukësi me varfërinë e vet dinjitoze është  një krahinë ku ne politikanëve tashmë duhet të na vijë turp që është në këtë gjendje.

Ju premtoj se derisa të kem mundësi do punoj që të jetësoj këto projekte,

që ta meritoj këtë cilësor që tash e tutje do ta mbaj me krenari:

jam kuksian, jam shqiptar, jam njeri nga ju!

Falemnderit

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, kosova, Kukesi

Liga Europiane! Kukesi eshte i pafat!

July 14, 2016 by Administrator

Liga Europiane!Kukesi eshte i pafat!

Nga Albano Kolonjari/

Kukesi humbi minimalisht takimin e pare te vlevshem per turin e dyte eleminator te Liges Europiane. Skuadra vendase Austria e Vjenes fitoi 1-0 me gol te shenuar nga Pires. Pjesa e pare foli me shume per vendasit. Ne pjesen e dyte me futjen ne loje te Dvornekovicit skuadra e Kukesit luan shume mire, duke suprizuar vendasit me lojen e saj. Ne minute e 90-te skuadra jone eshte e pafat. Pas nje gjuatje te Musollit topi grushtohet nga portiere vendas, sfera e rrumbullaket perfundon ne kembet e Eminit qe gjuan me porten e zbrazet por topi godet shtyllen e majte pingule. Trajneri Hasan Lika u shpreh pas ndeshjes se:” Ishte nje ndeshje e mire, sidomos ne pjesen e dyte. Persa i perket kualifikimit per ne turin tjeter mendoj se te dyja skuadrat i kane shanset 50% me 50%. Nuk duhet te harrojme qe fati nuk ishte me ne ne fund te takimit. Tranjeri i Austrise se Vjenes Thorsten Fink  “Mosha e ekipit tone eshte rreth 22 vjec. Eshte endra e cdo tranjeri te punoje dhe te ndertoje nje ekip te ri. Ishte ndeshja e pare dhe ne na mungonte grinta e ritmit. Ndersa Kukesi e kishte zhvilluar nje ndeshje te tille. Jam I lumtur per fitoren dhe golin e shenuar nga Filipe Pires. Ne kemi nje pozicion me te mire se kundershtari pas takimit te pare por kualifikimi do te vendoset atje. Kukesi ka futbolliste te mire dhe ne do te studiojme lojen qe ata zhvilluan ndeshjen e pare me ne”.

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, eshte i pafat!, Kukesi, Liga Europiane!

Liga e Europes! Austria e Vjenes- F.K Kukesi. Kuksianet kerkojne historine!

July 13, 2016 by Administrator

Liga e Europes!

Austria e Vjenes- F.K Kukesi

Kuksianet kerkojne historine!

 

Pergatiti Albano Kolonjari

F.K Kukesi fituesja ne fuqi e Kupes se Shqiperise pasi ka eleminuar ne turin e pare skuadren malazese Rudari, do te luaje sot takimin e pare eleminator te vlevshem per turin e dyte te Liges se Europes. Perballe skuadres tone Kukesi do te jete skuadra e njohur ne arenen Europiane Austria e Vjenes. Takimi i pare do te luhet ne Vjene . Ndeshja e kthimit do te luhet ne Elbasan Arena nje jave me vone. Per te perballuar kundershtarin e forte, Kukesi ka huazuar nga F.K Skenderbeu dy lojtare Lilaj dhe Latifi, por edhe Kukui nga FK Tirana. Jemi për herë të katërt në Europa League dhe kjo është për meritat tona. Sot jemi në Vienë dhe pa paragjykuar vendet ku kemi luajtur, unë shpreh vlerësim maksimal për atë që ka dhënë skuadra. Me këto përfaqësime dinjitoze Kukësi ka ngritur lartë flamurin e tij dhe atë të Shqipërisë”, shprehet zedhendesi i shtypit te FK Kukesit Januz Hallaçi. Tekniku i FK Kukesit Hasan Lika shprehet:”Çdo kundërshtar në Europë është i vështirë dhe Austria padyshim që është një ekip më i fortë se Rudari, por ne jemi përgatitur për të dhënë maksimumin. Objektivi është ai për t’u kualifikuar dhe synojmë një rezultat pozitiv në këtë takim”. “Ne natyrshëm që na bën punë edhe një barazim me gola apo patjetër fitorja. I kemi studiuar mirë dhe ata janë favoritët, por çdo skuadër siç ka pikat e saj të forta ka dhe pikat e saj të dobëta”.

Filed Under: Sport Tagged With: Austria e Vjenes, Kukesi

Kukës-Liria e Kosovës, projekt i gjithë shqiptarëve

April 16, 2016 by dgreca

Sot shënohet ”Eksodi 99”, data 16 prill e vitit 1999, kur forcat ushtarake, policore e paramilitare sërbe, dëbuan masovikisht nga trojet e tyre popullatën shqiptare nga mbarë Kosova, duke ushtruar dhunë çnjerëzore mbi ta.Për të shënuar ditën e dëbimin masiv të shqiptarëve, ministri i Diasporës, Valon Murati, së bashku me ministrin e FSK, Haki Demolli, deputetin e Lëvizjes për Bashkim në Kuvendin e Kosovës, Raif Qela, ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, kryetarët e komunave të Prishtinës, Mitrovicës e Ferizajit, kaluan kufirin shqiptaro – shqiptar në këmbë së bashku me qindra pjesëmarrës nga anembanë Kosova. Në kufi u pritën nga kryetari i bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu.Ministri Murati, theksoi se dëbimi i shqiptarëve të Kosovës para 17 viteve ishte një prej momenteve më të rënda në historinë tonë. 

Në ato momente të rënda, qyteti i Kukësit në veçanti dhe i tërë shteti shqiptar në përgjithësi me një solidaritet të jashtëzakonshëm ishin në funksion të lehtësimit të kësaj gjendjeje, duke i hapur dyert e shtëpive dhe zemrat e tyre. 

Ai në emër të qeverisë dhe të tërë institucioneve të shtetit falënderoi qytetarët e Kukësit për mikpritjen e para 17 viteve, institucionet e bashkisë së qytetit si dhe institucionet e shtetit shqiptar. “Kukësi, dhe gjithë Republika e Shqipërisë ishin pjesë e përpjekjeve për liri të Kosovës në të gjitha format. Kosova e pavarur është projekt i të gjithë shqiptarëve kudo që ata jetojnë, jo vetëm i atyre të Kosovës”, tha në fjalën e tij ministri Murati, bën të ditur Ministria kosovare e Diasporës në njoftimin e dërguar.

Filed Under: Komente Tagged With: kosovaret, Kukesi, projekti i Lirise

Uefa dhe ” barbaret “eleminojne Kukesin.

August 4, 2015 by Administrator

Nga Albano Kolonjari/
“Kukesi e humbet ndeshjen ne tavoline 3-0, gjobitet me 70 mije euro dhe do te luaje dhe dy ndeshje te vlevshme per kupat e Europes pa tifoze”. Eshte ky vendimi i Komisionit te Disiplines prane UEFA-s per takimit Kukesi-Legian 1-2. Ky takim u nderpre ne minute e 51 pas goditjes me gure ne koke te futbollistit polak te Legias Ondrej Duda.
Kukesi do te luaje sot takimin e kthimit, por qe te kualifikohet me tej do te duhet te fitoje me rezultatin e paster 4-0. Nje mission i pamundur per skuadren tone duke patur parasysh ketu edhe faktin qe Legia eshte nje skuader me e mire se Kukesi. Komisioni i Disiplines prane UEFA-s e nisi dje (te henen), shqyrtimin e problematikes qe coi ne nderprerjen e ndeshjes Kukesi-Legia. Pas shqyrtimit te dosjes UEFA, vendosi denimin e skuadres se Kukesit. Denimi i skuadres se Kukesit eshte i rende. Nenkampionet e Shqiperise i japin “lamtumire” kupave te Europes pas dy tureve mjaft te mira. Shkaku ?. “Barbaret”, ata qe vijne ne stadium te shfryjne eshpet e tyre dhe nuk kane asgje te perbashket me futbollin. “Nje ender e nderprere ne mes”, thote presidenti i Kukesit Safet Gjici. Njeriu qe ka investuar shume te Kukesi ka te drejte. Por kush e  nderpreu kete ender?. Shkaktaret jemi ne duke perfshire ketu edhe vete presidentin Gjici. Klubi i Kukesit eshte denuar edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit per sjellje antisportive te tifozeve te saj. Ne kete moment drejtuesit e klubit te Kukesit nuk kane ndaluar te analizojne dhe te elemonijne keto fenomene por kane vrapuar ne FSHF per te ulur denimin. Por jo vetem Kukesi. Por edhe klubet e tjera te futbollit ne Shqiperi kane vepruar njesoj. Askush nuk ka ndalur te marre asnje mase qe te parandaloje fenomene te tilla. Ky eshte rezultati i asaj qe vete kemi gatuar. Qe ngjarje te tila te mos perseriten me duhet qe te ulemi dhe te marrim masa qe gjeste te tilla antisportive te mos perseriten me, ne te kundert endrat tona do te nderpriten perseri nga barbaret nga ata qe nuk kane asnje lidhje me futbollin.

Filed Under: Sport Tagged With: 70 mije Euro, Gjobe, humbje 3 me 0, Kukesi

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shqetësimet e fëmijëve tanë”
  • Një “makondo” për vendlindjen
  • Ekspozita retrospektive e piktorit Xhevdet Spahija
  • Albanian Brain drain! Human Capital Flight!
  • “DIELLI” ME SHQIPTARËT NË AUSTRI, TË MËSOSH SHQIP NËPËRMJET RADIOS
  • KËNGA E GJORG GOLEMIT DHE FIGURA GJERGJ ARANITIT NË LETËRSI DHE ARTE
  • Kujtojmë 226-vjetorin e lindjes së Naum (Bredhi) Veqilharxhit (1797-1854)
  • Imzot Lazër Mjeda, Veprimtar i dalluar fetar dhe kombëtar në kohën e rreziqeve (1909 – 1921)
  • “Korridore të gjelbra”
  • Sllavët
  • 334 vjet nga vdekja e Pjetër Bogdanit, teologut dhe shkrimtarit të shquar arbën
  • KISH  NË ZEMËR SHQIPËRINË
  • Testamenti i një njeriu të urtë të politikës shqiptare
  • Fshatrat shqiptare po shpopullohen nga mungesa e mbeshtetjes nga buxheti i shtetit
  • “Përjetësia e dyfishtë”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT