Dite te rendesishme per gjithe vendin e ka quajtur kreu i PD-se, Lulzim Basha 8 dhjetorin, duke folur ne aktivitetin ne nder te kesaj dite titulluar “Festojme lirine”.
“Perballja e pare e studenteve kryengrites me regjimin ndodhi shpejt, dhuna policore shpertheu egersisht mbi ta, moren plage por nuk u thyen, se ishin ndryshimi i madh, tjeter gje u thye perballe guximit dhe trimerise, hegjemonia gjysmeshekullore e diktatures”- tha Basha.
Sipas tij ne krahun e studenteve liberatore dhe bashke me intelektualet qe iu bashkuan po lindtte epoka e re.
“Ajo nate e bardhe nxori ne krye Azem Hajdarin, prijesin e levizjes studentore, te tjere trima e trimeresha qe koha i ka shenuar me emer e mbiemer si luftetare te permbysjes se madhe”- tha Basha.
Ai ka kujtuar se sot e gjithe diten deshira e bashkimit te shqiptareve rrethe vlerave te lirise eshte nje enderr rinore akoma per t’u permbushur.
Partia Demokratike feston sot 23-vjetorin e themelimit të saj dhe 23 vjetorin e vendosjes së pluralizmit në Shqipëri.
Ne një aktivitet në Pallatin “Asllan Rusi” në Tiranë nën moton “Festojmë lirinë” jane mbledhur te rinj te shumte qe nen tingujt e muzikes perkujtojne nje dite te rendesishme.
Ne te eshte i pranishem edhe kreu i PD-se, Lulzim Basha, shoqeruar edhe nga bashkeshortja e tij dhe ish kryetari Sali Berisha, pritur me brohoritje nga te pranishmit.
I ftuar ne kete aktivitet, djali i Azem Hajdarit, Kiri Hajdari ka deklaruar mes emocionesh se ndihet krenar cdo date 8 dhjetor.
Fjala e plotë e kreut të PD Lulzim Basha:
Të dashur të rinj, të reja të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë!
Të dashur dhjetoriste e dhjetoristë, të dashur bashkëqytetarë shqiptarë kudo ku jeni!
Sot është dita juaj, në kalendarin e festave zyrtare të Shqipërsë. Sot është dita jote, rini! Është dita e rinisë për të gjithë shqiptarët!
Është dita e rinisë, dita e lirisë. Çfarë binomi i mrekullueshëm, i pandashëm!
E ka Shqipëria jonë, e ka dhe do ta ketë gjithmonë demokracia jonë e re sepse liria erdhi në Shqipëri me besimin dhe shenjën e rinisë dhe me besimin se shenjën tuaj do e çojmë përpara.
Të dashur miq!
Në këtë ditë, mendimet, përfytyrimet tona, kureshtja, nderimi dhe adhurimi ynë rikthehen te ajo natë e vonë e të shtunës së 8 dhjetorit 1990, në qytetin “Studenti”, ku u ndez shkëndija e parë e lëvizjes demokratike që ndryshoi përgjithmonë historinë e Shqipërisë.
Në dritën e dëshmive të asaj nate që depërtuan terrin, arritën të çajnë rrethimin e shumëfishtë të censurës dhe terrorit policor të kohës, kujtojmë sot daljen e vrullshme të studentëve nga godinat, duke thirrur njëri tjetrin, grumbullimin e tyre në errësirë, ngjizjen në atë bashkim të ndjenjës kryengritëse, shpërthimin për herë të parë në gjuhën shqipe nga goja e atyre të rinjve e të rejave, të fjalëve liri-demokraci, nisjen pa komandë të atyre djemve dhe vajzave drejt qytetit, qendrës së tij poshtë, nisje kuptimplotë, nisje historike, që tregonte zgjimin dhe drejtimin e ri të epokës së re të shqiptarëve, kuptimin e ri të angazhimit, që ishte dhe është jo pritja por veprimi, që ishte dhe është jo mbyllja por dalja, jo ikja por përballja.
Përballja e parë e studentëve kryengritës me regjimin ndodhi shpejt, pranë rrugës së “Elbasanit”. Dhuna policore shpërtheu egërsisht mbi ta. Morën plagë, por nuk u thyen. Nuk u thyen sepse ishin ndryshimi i madh, e nesërmja krejt e re e atdheut dhe kombit shqiptar. Tjetër gjë u thye para tyre. Përballë guximit dhe trimërisë së tyre u thye një herë e përgjithmonë hegjemonia gjysmëshekullore e diktaturës. Ajo nuk do të ishte kurrë më sunduese dhe shtypëse e gjithëpushtetshme e shqiptarëve. Po perëndonte përgjithmonë, në të shkuarën e keqe e të pakthyeshme të mizorive të saj.
Ndërkohë, në krahun e studentëve liberatorë po lindte bashkë me ta dhe intelektualët që iu bashkuan, epoka e re e pluralizmit politik, e lirive dhe të drejtave njerëzore, e Shqipërisë europiane, e kombit të njerëzve të lirë.
Ajo natë vërtetë e bardhë nxori në historinë e Shqipërisë, nxorri në krye studentët e vijës së parë, nxori Azem Hajdarin, prijësin e lëvizjes studentore, kryeheroin e lëvizjes studentore. Nxori të tjerë trima dhe trimëresha që koha i ka shënuar me emër dhe mbiemër, si luftëtarë të përmbysjes së madhe demokratike. Sot, i kujtojmë me nderim, një për një, pa dallim të gjithë vajzat dhe djemtë e dhjetorit të paharrueshëm 1990.
Por dita e rinisë nuk është thjesht një histori, nuk është thjesht një e kaluar. Është para së gjithash aktualitet dhe ardhmëri, është sërish ëndërr në gjoksin e çdo të riu e të reje shqiptare. Duke festuar 8 dhjetorin, rinia shqiptare krenohet me veprën e brezit të mëparshëm dhe njëkohësisht takohet me të ardhmen.
A nuk është ëndrra e Shqipërisë europiane, e cila ngriti në këmbë studentët, njëzet e tre vjet më parë, që mbetet jo vetëm ëndrra më e bukur dhe më përbashkuese e brezave, por edhe më frymëzuesja e rinisë së sotme!?
Po bëjmë e do të bëjmë gjithçka për statusin, edhe përkundrejt atyre që nuk po bëjnë asgjë për statusin, sepse statusi jeni ju, është rinia.
A nuk është sot e gjithë ditën dëshira e bashkimit të gjithë shqiptarëve rreth vlerave të lirisë, demokracisë dhe dinjitetit individual, një ëndërr rinore për tu përmbushur!?
A nuk është vizioni i një demokracie të shëndoshë, të ngritur mbi themelet e zgjedhjeve të lira dhe mbi parimin e sundimit të ligjit, misioni i kësaj rinie të fortë e “vullkanike”.
Ja, përse 8 dhjetori, festa e rinisë dhe e lirisë, është një apel dhe një premtim për të ardhmen e çdo shqiptari!
Ju të dashur të reja e të rinj të qytetit e vendit tim! Ju paralajmëruat erën e re të ndryshimit në protestat e muajit nëntor, ku shumë prej jush morët pjesë me “Jo”-të e shkruara në faqe, në pëllëmbët e duarve tuaja që ishin “jo”-të më bukura, të dlira por edhe më të fuqishme që ka njohur tranzicioni demokratik, që ishin pikësëpari një refuzim dhe kundërshtim i prerë e i fortë por edhe shumë shpresëdhënës i shpërfilljes, i injorimit të opinionit publik, i personalizimit të funksioneve shtetërore, i megalomanisë dhe arbitraritetit politik, i mungesës së transparencës dhe llogari-dhënies, i shitblerjes së shëmtuar të votës, i dhunimit të zgjedhjeve me paratë e pista të trafiqeve, korrupsionit dhe krimit të organizuar, i legalizimit të dhunshëm të mediokritetit, paditurisë, injorancës dhe gjithë të këqijave të tjera që prodhon paligjshmëria.
Në këtë 8 dhjetor, brezi i ri vjen edhe me këtë “Jo” të fortë, që në bindjen time është një “Po” e madhe, e fuqishme dhe një garanci e re për Shqipërinë e lirive, për Shqipërinë e zhvilluar dhe demokratike, për Shqipërinë europiane dhe pjesë e gjithë Europës së bashkuar.
Ja, pra përse sot festojmë! Jo vetëm nderojmë rininë e viteve nëntëdhjetë që hapi rrugën, por më shumë se kaq! “Gjenerata e lirisë”, për të cituar kryetarin historik të forcës politike që lindi nga studentët e dhjetorit, Sali Berishën, gjenerata e lirisë më shumë se kushdo tjetër është është shpresa dhe garancia, shpirti dhe forca, fytyra dhe dinjiteti i Shqipërisë moderne dhe europiane.
Jam i bindur se Shqipërisë do t’i shndërrisë përsëri fati, me rininë e saj të mrekullueshme.
Gëzuar 8 dhjetorin, ditën e rinisë, festën e lirisë!
Nder përjetë, studentëve liberatorë!
Zoti e bekoftë rininë e Shqipërisë, Zoti ju bekoftë ju!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!
PD feston 8 dhjetorin, Basha: Jo thjesht histori, por aktualitet. Endërr në gjoksin e çdo të riu