• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Nisin Ditët e Mësimit të Bashkimit Evropian

May 8, 2018 by dgreca

-Festohet Dita e Evropës 9 Maji/

1 ramus Vesel-Dita e Evropës 9 Maji është festë zyrtare, përcakton Ligji për festat zyrtare në Republikën e Kosovës i miratuar në Kuvend në 21 maj 2008/

PRISHTINË, 8 Maj 2018-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ditët e Mësimit të Bashkimit Evropian në Kosovë fillojnë sot me një orë mësimi në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë. Shefja e Zyrës së BE-së/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova, hap serinë e Ditëve të Mësimit për BE-në me një ligjëratë së bashku me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi.

Zyra e BE-së/PSBE në Kosovë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës si dhe drejtoritë komunale të arsimit, po organizojnë një sërë bisedash me nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës. Për një muaj me radhë, ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së do të mbajnë “orë mësimi” në shkolla të ndryshme në gjithë Kosovën. Projekti është mbajtur me sukses çdo vit që prej vitit 2009 dhe është mundësi për nxënësit e shkollave të Kosovës që të takojnë diplomatë të BE-së dhe përfaqësues nga institucionet e BE-së, si dhe që të mësojnë për BE-në dhe mundësitë dhe sfidat e procesit të integrimit evropian. Prezantimet nga ambasadorët do të përfshijnë përvoja nga vendet e tyre përkatëse, për sa i përket procesit të integrimit evropian, derisa edhe shpjegojnë para nxënësve se çfarë do të thotë perspektiva evropiane për Kosovën.

Duke marrë parasysh që këtë vit, Ditët e Mësimit për BE-në qëllojnë në muajin e Fushatës së Zyrës së BE-së për Arsim Cilësor, ambasadorët e BE-së do të përqendrohen posaçërisht tek rëndësia e shkollimit të mirë për zhvillimin personal, por edhe për zhvillimin socio-ekonomik të vendeve përkatëse, si dhe se çfarë do të thotë përparim i Kosovës në rrugën e saj evropiane.

Në Kosovë kanë nisur dje një sërë aktivitetesh treditëshe edukative dhe kulturore për shënimin e Ditës së Evropës – 9 Majit.

Aktivitetet nisën në mesditë në Mitrovicë me Lançimin e fushatës për arsimin cilësor në Kampusin e Kolegjit të Biznesit Ndërkombëtar (IBCM) në jug të qytetit dhe me hapjen e lokaleve të reja të Zyrës Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian (EUICC) në veri, ku zhvillohet edhe ceremonia e dhënies së çmimit për posterin më të mirë për arsimin cilësor. Ceremonia e dhënies së çmimit për posterin më të mirë për arsimin cilësor është zhvilluar edhe në ambientet e EUICC në Prishtinë.

Në 8 maj pasdite Konferenca për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë mbahet në Parkun Arkeologjik të Ulpianës, organizuar nga Aleanca Franceze (në bashkëpunim me ambasadën franceze). Në mbrëmje, në Amfiteatrin e Bibliotekës së Universitetit të Prishtinës,një Koncert i posaçëm me piano mbahet nga Ramë Lahaj, tenor, i cili paradite mban një konferencë shtypi në ambientet e EUICC.Në Ditën e Evropës, 9 Maj,  në mesditë hapet Panairi i arsimit me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, në EUICC në Prishtinë.Aktivitetet, që vijojnë edhe pasdite, përmbyllen në mbrëmje me Prezantimin e çmimit Evropiani i Vitit gjatë pritjes për Ditën e Evropës, në një nga hotelet  e kryeqytetit të Kosovës. Dita e Evropës 9 Maji është festë zyrtare, përcakton Ligji për festat zyrtare në Republikën e Kosovës i miratuar në Kuvend në 21 maj 2008.Dekretimi, nga Presidenti i Republikës, i  këtij ligji si dhe i 40 ligjeve tjera të  dala nga paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Martti Ahtisaari – Emisarit Special të OKB-së, ishte një nga zhvillimet e ditës së 15 qershorit 2008 të hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, e cila është miratuar nga Kuvendi  para 10 vitesh në 9 prill, më pak se dy maj pas shpalljes së pavarësisë në 17 shkurtin historik 2008.

DITA KUR DO T’I BASHKOHEMI FAMILJES EVROPIANE, NUK ËSHTË E LARGËT

“Të rinjtë e Kosovës duhet të dinë që ne do t’i takojmë familjes së madhe evropiane, familjes qindra milionëshe. Tërë popujt që kanë bindje, perspektiva, vlera, ne do të jemi pjesë e tyre. Dhe kjo ditë nuk është e largët, këtë duhet ta dini. Koha po shkon shpejt, dhe besojmë se këtë vit do ta marrim lajmin e drejtë dhe të merituar për liberalizimin e vizave, por nuk duhet të shkoj në pakufi edhe pozicioni i Kosovës për t’u bërë anëtarë i BE-së, sepse këtë e meritojmë dhe është e drejtë e jona”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në bashkëbisedimin me të rinjtë, me temën “Ardhmëri-Zhvillim-Perspektivë”, “Çka nënkupton integrimi evropian për të rinjtë e Kosovës”, që u organizua nga Ministria e Integrimit Evropian në shënim të ditës së Evropës.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se Evropa është pak skeptike në zgjerim, pra nuk është aq entuziaste në zgjerim, por këtë skepticizëm nuk e ka të lidhur me Kosovën, por për shkak të proceseve të veta të brendshme.

“Njëkohësisht, Kosovën nuk e ka njohur Serbia dhe pesë vendet e BE-së dhe për këtë arsye për Brukselin është më i vështirë partneriteti me Kosovën. Megjithatë, edhe pse ka pasur një lodhje vitin që shkoi në marrëdhëniet Kosovë-BE, mendoj se e kemi rikthyer dinamikën  Kosovë-BE , dhe raporti i fundit i progresit për vendin është konfirmim se Kosova është në hartë, është pjesë e vendeve të Ballkanit dhe rinia  e Kosovës nuk janë të pabarabartë. Në fakt jemi më të vonuar, por jo të pabarabartë, dhe ne tash jemi në një etapë kur dikur kanë qenë vendet tjera, Shqipëria, Mali i Zi apo Maqedonia”, tha kryeministri Haradinaj.

Duke folur për proceset avancuese të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë, kryeministri Haradinaj tha se kur sot flasim për liberalizimin e vizave, nesër do të flasim për statusin kandidat, për hapjen e negociatave me Kosovën, e më vonë edhe për kapitujt veç e veç, dhe theksoi se gjithë kjo është ligë që Kosova duhet të kualifikohet, për të vazhduar garën mes popujve, ekonomive, e vendeve, edhe atëherë kur jemi anëtarë të BE-së.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj u tha të rinjve, se edhe pas marrjes së liberalizimit të vizave, nuk duhet të gabojmë me veprime të cilat do të mund të ndikonin tek BE-ja, në ndaljen e vizave, pra duhet të jemi shumë të kujdesshëm në udhëtime dhe veprimet tona.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha tha se e ardhmja jonë është në BE, por e ardhmja jonë nënkupton se duhet të bëjmë shumë punë që Kosovën të bëjmë vend ku të gjithë të kemi të ardhme të ndritur dhe secili nga ne e ka këtë rol.Në këtë debat nga një fjalë para të rinjve, e kanë mbajtur edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe shefja e Zyrës së BE-së/përfaqësuese speciale e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.Në këtë debat kryeministri u përgjigj në shumë pyetje që u adresuan nga të rinjtë për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi, me theks të veçantë proceset integruese euro-atlantike.Debati u organizua nga Ministria e Integrimit Evropian në kuadër të 9 Majit, Ditës së Evropës.

Filed Under: Politike Tagged With: 9 Maji, Dita e Evropes

Kosovë-Dita e Evropës – 9 maji, festë zyrtare

May 8, 2017 by dgreca

-Në Prishtinë, konferenca rajonale “Lidhja e Rinisë me Integrimet Evropiane”/1 ok 9 Maji

 -Rinia, prijatare në rrugën evropiane të Kosovës/
1 flamuje
 
PRISHTINË, 8 Maj 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Dita e Evropës – 9 maji 2017 do të shënohet me aktivitete edukative dhe kulturore në mbarë Kosovën dhe me çmimin “Evropiani i Vitit”.
Këtë e bën të ditur Zyra e BE-së në Kosovë, e cila ka ftuar qytetarët “të marrin pjesë në koncerte, në artin e rrugës dhe në garën në basketboll (streetball), përgatitjen e librave nga të rinjtë, shfaqjen e dokumentareve dhe programet interaktive në komuna të ndryshme”.Një numër aktivitetesh edukative, sportive dhe kulturore do të mbahen me rastin e Ditës së Evropës 2017 në mbarë Kosovën. Qytetarët janë të ftuar të marrin pjesë në koncerte, në artin e rrugës dhe në garën në basketboll (streetball), përgatitjen e librave nga të rinjtë, shfaqjen e dokumentareve dhe programet interaktive në komuna të ndryshme.
 Si pjesë e festimeve të Ditës së Evropës, BE-ja në Kosovë do të japë për herë të dytë çmimin e vet “Evropiani i Vitit”, për të vlerësuar një individ/institucion për promovimin e idesë evropiane në Kosovë. Të nominuarit për çmimin e vitit 2017 janë: Erzen Shkololli, artist dhe kurator, Baleti i Kosovës dhe Grupi për Studime Ligjore dhe Politike. Çmimi do të prezantohet nga Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së dhe nga Majlinda Kelmendi, Kampionja Olimpike, Botërore dhe Evropiane e Xhudos dhe fituesja e parë e çmimit “Evropiani i Vitit”.
 Aktivitetet qendrore do të fillojnë në orën 12:00 më 9 maj 2017 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ndërsa axhenda është kjo:  11:30 Prezantimi i librave mbi BE-në, të përgatitur nga nxënësit e Gjakovës -Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së në Prishtinë; 12:00 Fillimi i aktiviteteve kryesore në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë; 13:00 Inaugurimi i aktiviteteve të artit të rrugës – murali mbi edukimin “Artistët pikturojnë qytetin”; 19:30 Prezantimi i çmimit “Evropiani i Vitit”, Muzeu i Kosovës, Prishtinë.
Ndërkohë, Komisioni për Integrime Evropiane i Kuvendit të Kosovës, me mbështetjen e GIZ-it, në kuadër të Javës së Evropës, ka organizuar sot në Prishtinë konferencën rajonale “Lidhja e Rinisë me Integrimet Evropiane”, në të cilën morën pjesë të rinj nga gjashtë vende të Ballkanit: Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.  
 Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini, në fjalën e saj para të pranishmëve, u fokusua te rinia dhe perspektiva e saj, duke potencuar nevojën e përfshirjes më të madhe të të rinjve në jetën politike, ekonomike dhe sociale të vendit.
 “Rinia është prijatare në rrugën evropiane të Kosovës, si alternativa e vetme e të ardhmes së saj”, u shpreh ajo.
 Kryetarja e komisionit tha se të rinjtë tanë aktualisht nuk qëndrojnë në një pozicion shumë të favorshëm, përderisa papunësia në mesin e tyre është e lartë dhe ndryshe nga bashkëmoshatarët tyre në rajon dhe gjetkë, ata nuk mund të udhëtojnë lirshëm në vendet anëtare të BE-së.
 “Përderisa jemi ne dhe institucionet tona të cilat duhet të punojnë më shumë në rritjen e punësimit të të rinjve dhe t’u japim motiv për të studiuar dhe për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën, ka shumë gjëra që edhe Bashkimi Evropian mund të bëjë për ta afruar rininë tonë me procesin e integrimit evropian dhe me qytetarët e BE-së”, theksoi deputetja Emini.
  Në vazhdim, ajo evidentoi një varg iniciativash, siç është themelimi i Zyrës Rajonale për Bashkëpunim të Rinisë apo edhe skema e të rinjve (YoungCellScheme), të cilat kanë ndikuar pozitivisht në hapjen e dyerve për të rinjtë e Kosovës, duke u mundësuar atyre të ndjekin studimet në universitete te njohura  në Evropë. Emini theksoi nevojën që iniciativa të tilla të ndërmerren edhe në të ardhmen.
 Konferenca vazhdoi me diskutimet e përfaqësuesve të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasadës Gjermane, si dhe përfaqësuesve të rinj nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, të cilët shkëmbyen ide dhe pikëpamjet e tyre lidhur me perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit dhe rolit të rinisë në këtë proces.  
Dita e Evropës, 9 Maji, është festë zyrtare, përcakton Ligj për festat zyrtare në Republikën e Kosovës i miratuar në Kuvend në 21 maj 2008, kurse është shpallur me Dekretin e Presidentit të Republikës të 15 qershorit 2008.
 Dekretimi i  këtij ligji si dhe i 40 ligjeve tjera të  dala nga paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Martti Ahtisaari – Emisarit Special të OKB-së, ishte një nga zhvillimet e ditës së 15 qershorit 2008 të hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, e cila është miratuar nga Kuvendi  para 9 vitesh në 9 prill, më pak se dy maj pas shpalljes së pavarësisë në 17 shkurtin historik 2008.

Filed Under: Rajon Tagged With: 9 Maji, Behlul Jashari, Kosove

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT