*UASHINGTON – Kerry: SHBA-ja nuk do ta njohë referendumin e Krimesë/
*BE dënon zyrtarisht referendumin e Krimesë/
SEVASTOPOL– Sipas rezultateve paraprake, 93 për qind e votuesve në referendumin për bashkimin e Krimesë me Rusinë kanë votuar pro, njoftoi televizioni shtetëror rsu ”Rossia 24”. Ndërkohë, shtatë për qind kanë votuar pikën që propozonte rikthimin e kushtetutës së Republikës së Krimesë të vitit 1992 dhe statusin e saj si pjesë e Ukrainës .
UASHINGTON – Kerry: SHBA-ja nuk do ta njohë referendumin e Krimesë
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry diskutoi sërish sot në telefon me homologun e tij rus, Sergei Lavrov duke i rikonfirmuar karakterin ilegal të referendumit të organizuar në Krime për bashkimin e saj me Rusinë. “SHBA nuk do ta njohë rezultatin”, deklaroi Kerry, sipas një komunikate të Departamentit amerikan të Shtetit. “Gjatë një bisede telefonike me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, sekretari i Shtetit, Kerry rikonfirmoi se SHBA-ja e konsideron referendumin ilegal, sipas ligjit ukrainas për këtë çështje”, shtoi departamenti i sipërcituar. Sipas rezultateve paraprake, 93 për qind e votuesve kanë votuar pro bashkimit me Rusinë në referendumin e zhvilluar sot në Krime.
BE dënon zyrtarisht referendumin e Krimesë
Bashkimi Evropian dënoi zyrtarisht sot referendumin që po zhvillohet në Krime për bashkimin e gadishullit ukrainas me Rusinë duke e konsideruar ilegal dhe ilegjitim dhe shtoi se për çështjen e sanksioneve unioni do ta merrte nesër vendimin. “Referendumi është ilegal dhe ilegjitim dhe rezultati i tij nuk do të njihet”, deklaruan së bashku presidentët e Këshillit Evropian dhe të Komisionit Evropian, Herman Van Rompuy dhe José Manuel Barroso. ”Ministrat e Jashtëm të unionit do të prononcohen nesër për sanksionet”, shtuan ata