Nga Filip GURAZIU/Perandoria Romake kishte zgjedhur shqiponjen si simbol te saje, me vone pas ndarjes ne dy pjese, ajo e lindjes, Perandoria Bizantine e modifikoi simbolin duke e paraqitur shqiponjen me dy krena, çka me shume gjasa simbolizonte politiken ekspansioniste drejte pjeses perendimore te perandorise dhe tendencen ribashkuese . Duke u nisur nga kuptimi filozofik i fjales se urte latine ‘Nihil sub sole novum ‘ ( Asgje e re nen kete diell ), mendoj se nuk duhet konsideruar rastesi qe dera Princore e Kastrioteve pat zgjedhur shqipen dykrenare si simbol te Arberorve; vepra dhe jeta e Princit legjendar, Gjergj Kastriotit Skenderbeu verteton plotesisht sa me siper. Ai simbol, pra shqiponja dykrenare shenon pikenisjen e konsolidimit te vetedijes se re ‘Arberore’ qe bashkonte nen nje flamur te gjitha trevat e popullsise ku flitej ‘shqip’ dhe simbolikisht nenkuptonte bashkimin ne nje trup te vetem te dy grupeve te medha te popullsise shqiptare te pozicionuar ne veri dhe ne jug te lumit Shkumbin; Gege dhe Toske. Ketu gjej rastin te kujtoj se per tu ngritur “lart”, per te “ fluturuar ne qiell”, per te ”zoteruar territorin e saje “ dhe per te qene krenare per identitetin e ligjshem iliro-arberor, Shqiponja duhet te perdoroje te dy krahet qe simbolikisht personifikojne forcen e bashkimit ne nje trup te vetem te te dy dialekteve te shqipes me te gjithe prodhimtarine e madhe kulturore gjate shekujve.
Bashkimi dhe jo ndarja, integrimi dhe jo perjashtimi, dashurija dhe jo urrejtja, jane parimet baze te “dinamikes “ qe stimulojne shpejtesine dhe fuqine e rrahjeve te kraheve te shqiponjes ne menyre qe Shqiperia te fluturoje sa me lart drejte perparimit dhe rritjes se mireqenies.
Fatkeqesisht eksperiencat e periudhes se diktatures komuniste te orjentuara qorrazi nga parimet imorale te ‘ luftes se klasave dhe te internacionalizmit proletar’ ja penguar hovin e fluturimit “ Shqiponjes”. Urrejtja per klerin katolik beri qe te denigrohen dhe te perjashtohen nga edukimi i rinise shqiptare veprat e koloseve te mendimit dhe te pendes si At Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Martin Camaj etj ….. Fakti qe verioret ‘Gege’ mbartin ne genet e tyre ndjenjen e lirise se maleve dhe moren edukim liberal kunder diktatures komuniste fale influences se Kishes katolike dhe tregetise qe benin me vendet perendimore te Adriatikut, krijoi nje urrejtje patologjike per veriun armik dhe per kulturen gege nga ana e diktatures se Enver Hoxhes (faktet e persekucionit jane te njohura). Shkaterrimi i kultures gege qe jashte çdo parashikimi; ndersa ne jug ( me te drejte dhe gezohem qe ka ndodhur) u shpallen monumente kulture shume e shume kisha dhe Monastire, ne veri jo vetem qe nuk ndodhi si me siper , por i shkaterruan edhe me dinamit !, ( Kisha e Vaut te Dejes, shekulli XII ku vuri kunore martese Princi Gjergj Kastrioti Skenderbeu, Pazari Monumental i Shkodres me Bexhistenin dhe 2500 dyqane ), te tjera u lane ne harrese ne meshiren e natyres drejte shkaterrimit ( Kisha e Sh. Bakut dhe e Sh.Sergjit e shekullit te VI ne Shirq). Kujtojme se goditja me e forte per kulturen gege ishte vendimi politik i Enver Hoxhes per te perjashtuar gegnishten nga gjuha e zyrtare, gje qe u pasqyrua ne Kongresin i Drejteshkrimit me eleminimin e ‘paskajores’.
Gjej rasti te shpreh mirenjohjen e thelle per ato burra te ditur dhe patriote qe ne Kongresin e Manastirit vendosen alfabetin ‘latin’ per shkrimin e gjuhes shqipe, gje qe edhe sot pas 109 viteve tingellon me shume vlere pasi ai akt perben hapin e pare konkret te bashkimit te kultures Shqiptare me Europen. Ne kundershtim sa me siper qendron veprimi anti europian i “Akademikeve shqiptare” te periudhes se komunizmit qe “ hodhen ne ere “ uren lidhese te gjuhes shqipe me gjuhet simotra europiane; eleminuan paskajoren. Fatkeqesisht gjuha e njehsuar shqipe mori nje rruge jo racionale, kjo per shkaqe krejtesisht te qarta politike, si pasoje sot te rinjte shqiptare nuk mund te njihen dhe te lexojne veprat monumentale te shkrimtareve gege si Fishta, Mjeda, Koliqi, Camaj, Repishti, etj. Pra “shqiponjes”, akademiket komuniste me urdher te Enverit ja plagosen nje krah, sot “shqiponja “ perpiqet te arrije ato lartesi qe i meriton, por e ka te veshtire dhe te pamundur; gjuha dhe kultura gege jane paralizuar dhe nuk arrijne te kontribuojne me ne edukimin e brezit te ri. Dem i madh dhe ne dukje si i pariparueshem; e dini se dialekti i gegnishtes perben gjuhen me te vjeter te folur sot ne Europe ?, e dini se vetem me dialektin e gegnishtes mund te ndertohen ligjerata me fjale nje rrokeshe ?, e dini se veprat e Homerit permbajne me shume fjale te gegnishtes se sa te greqishtes se sotme ? , e dini se veprat e Homerit mund te perkthehen vetem ne dialektin gege ?, e dini se dijetaret me prestigjoze ne bote per gjuhesine kur konsiderojne per studim gjuhen shqipe marrin ne konsiderate dielektin e gegnishtes? , e dini e dini…….? Deshiroj te mos keqkuptohem duke u akuzuar nga ndokush per shovinizem dhe qendrim mohues ndaj dialektit dhe kultures se ‘toskerishtes’ per te cilen gjej rastin te deklaroj se gezoj respekt maksimal dhe mirenjohje te thelle per kontributin e saje ne fitoren e pavaresise dhe te perparimit te nacionit shqiptar te cilen e konsideroj nje krah te forte te “shqiponjes”. Me kete shkrim deshiroj te ngre zerin dhe ti bej thirrje te gjithe studjuesve te gjuhesise, intelektualeve si dhe shqiptareve patriote kudo qe ndodhen, qe ti bashkohen kauzes ne favor te gegnishtes. Mos ta humbim gegnishten. Kudo ne bote ruhen me fanatizem traditat gjuhesore, te fillojme edhe ne nga me te thjeshtat dhe me te mundshmet; ne shume teatro recitohet ne dialekt dhe ne shume qytete publikohen gazeta dhe revista ne dialekt, diversiteti eshte pasuri. Le ta fillojme me publikimin e nje revisteje kulturore mujore me emerin ‘GEGNISHT’ .