Ne Foto: Fisniket 1982/*
Nga Klajdi Musabelliu/ Fisnikët, janë një ndër të vetmet grupe të suksesshme, qe përveç se i kanë rezistuar kohës, vazhdojnë të pëlqehen nga çdo brez. Këngët e tyre janë hite, thua sikur të kenë dale vetëm para 10 ditësh në treg, e prezantuar në publik. Do të mësoni sekretin e suksesit të grupit, e do të njihni liderin e tijë edhe më shumë…
Z..Gërguri, faleminderit që pranuat të tregoni për lexuesit e ATSH-së
Si lindi ideja “Fisnikët”? Cila ka qënë dalja juaj e parë në publik ?
Grupin e kam formuar në vitin 1980 diku në fillim të Janarit. Ideja ka qenë qysh në vitin 1978- 79 mirëpo kushtet u poqen në vitin 1980. Në fillim grupi nuk e kishte emrin Fisnikët siç e ka sot, quhej “ Havaja e vrant” për shkak të këngëve parodike. Kur u krijua kënga e parë serioze u quajtëm “ Fati” dhe më në fund në vitin 1982 u kurorëzua me emrin “ Fisnikët”.
Cili ka qënë suksesi juaj i parë, dhe a mund të flisni pak për fillimet tuaja?
Ndër sukseset e para ka qënë pjesmarrja e këngës sonë “ Teuta” në hitin e javës në radion e atëhershme RTP ( Radio Prishtina) Më vone pjesmarrja ne Rock-Festivalin e parë shqiptar i quajtur “ BOOM” dhe i mbajtur në Tetor të vitit 1982 ku edhe u shpallëm si grupi më i mirë nder grupet e reja. Pastaj sukseset vazhduan te rënditen vit pas viti e hit pas hiti.
Kush e shkruan muzikën tuaj, kompozimet, tekstet ? Ku e merrnni frymëzimin për realizimin e saj ?
Thuajse të gjitha këngët i shkruaj unë po ashtu edhe kompozimet, pastaj keshillohem me anëtarët e grupit dhe ua tregoj melodinë. Diskutojme, flasim rreth ideve te tyre, harmonisë së mëlodisë. Ka këngë që i ka kompozuar edhe Besim Gashi kitaristi dhe back vocal i grupit.
Përse nuk keni realizuar asnjë bashkepunim me artiste nga Shqipëria (Tirana)?
Kam një këngë që e kam në duet me Lorin. Nuk i përjashtoj bashkëpunimet por jam shumë përzgjedhës në tekst dhe melodi , dhe e kam te veshtirë të pranoj kur kënga është e dikujt tjetër, pasi jam dhe kantautor. Shijet e mija janë të ndryshme, gjë kjo që ështe shumë gjë normale.
Si është e mundur që nuk ju kemi pare si konkurent në asnjë festival përveç një festilvali Rrocku ?
Në festivale nuk marrim pjesë për arsye se ne jemi grup jashte festivaleve. Me punën tonë shumë vjeçare edhe me hite e kemi treguar veten , Ndaj them që në festivale të marrrin pjesë grupe dhe këngëtar të rinj që ju nevoitet afirmimi. Kemi qenë në Top Fest para disa viteve me këngën “ Vdeksha un për ty”
Thujase çdo këngë e juaja, jo vetëm që njihet, por kur performohet edhe nga çdo grup në live, pritet si herën e pare. Ku qëndron magjia e muzikës suaj, sekreti?
Sekreti është i thjeshtë , kompozimi është origjinal, eshte bere me kujdes të madh dhe i eshte përshtatur teksti. Kjo ka rëndësi të madhe , teksti te pershtatet me melodinë, në njëfar mënyrë te mishërohen. Për fat të mirë unë e kam atë intuitën e lindur dhe mund ta ndjej tekstin melodinë kur ato e flenë bashkë, apo e thënë më ndryshe përshtaten më së miri. Dhe më kryesorja është , të jetë një melodi e kompozuar origjinale, veçmas për atë tekst e jo e huazuar.
Ju personalisht cilën nga këngët tuaja pëlqeni më shumë ?
Ka shumë prej tyre që i dua shumë, por tash nuk mund ti ndaj ato, sepse kur filloj ti këndoj i dua secilën për vete e njësoj, pra secila e ka domethënien e vet.
Me pjestarët e grupit, takoheni veç për live, apo jeni edhe miq në jetën e përditshme?
Po, takohemi shpesh, rrimë së bashku bisedojmë, shkojmë te njëri tjetri, kemi marredhënie shumë të mira. Pra jemi mjaft miq edhe në ditën e përditshme.
Duke qënë se jeni edhe familjar, si eshtë Agimi si bashkeshort apo edhe si baba?
Për këtë duhet pyetur gruaja dhe fëmijët e mi. Nuk jam vetëm baba por që prej dy vite jam edhe gjysh. Mundohem që përpos punëve që kam ti kushtoj kohë edhe familjes. Punoj çdo ditë nga ora 7 e mëngjesit kur zgjohem deri në 6 apo deri në 7 të mbrëmjes dhe pastaj në shtëpi. Rrallë dal edhe kur dal, zakonisht dal me gruan në mbrëmje. Si duket interpretimet më kanë lodhur në njëfare mënyre, ndaj edhe kur pushoj , kam dëshirë të shetise me qetësi. Me zhurma ka 33 vite qe merrem (qesh)
Si është një ditë e Agimit ?
Zgjohem çdo ditë në orën 7, te mengjesit dhe gjithnjë zgjohem me dëshirë. Dita ime nis me ushtrime , kafe, pastaj punoj deri në orën 4. Mbas dite vazhdoj të punoj edhe 2 orë të tjera në qetësi kur kryej disa punë ndoshta nje vizatim , pikturë, apo shkruaj diçka. Dhe prej orës 6 apo 7 jam në shtëpi me familje ku ha darkë dhe pi çaj ose kafe duke shikuar TV.
Ju jeni zgjedhur drejtor i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës…
Unë jam drejtor i Institutit , pasi në këtë Institut jam punonjës nga viti 2001, kur u shpall konkursi dhe jam drejtor qe në vitin 2010. Me profesion jam Piktor Konservator-Restaurues, ndaj dhe punoj në sektorin e Trashëgimisë Kulturore. Këtë profesion e ka pasur edhe babai im i ndjerë dhe kam vazhduar traditën familjare. Muzikën e kam hobi qe prej 33 vjetesh, por pikturen kam profesion. Filozofia ime është , “të kem sa për të fjetur e për të ngrënë, se nuk do të jetoj gjithmonë”.
Cili është mendimi juaj në lidhje me rrymat më të fundit që janë futur në tregun tonë, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri?
Më vjen keq por ato çka po dëgjoj këto kohë, nuk kanë lidhje me muzikën e vërtetë. Sot ajo që dëgjohet është muzikë e imponuar nga DJ . Kompozitorët nuk po kompozojnë më. Tani dixhejt po e sjellin muzikën në botë, muzikë që sipas mendimit tim është pa harmoni, një kaos i vërtetë i ndikuar nga droga dhe alkooli. Kjo çka ndodh sot me muzikën, nuk ka të bëj me identitetin tonë aspak, andaj edhe nuk është jetegjatë, por harrohet për më pak se një muaj, dhe as që përmëndet nga askush.
Ndonjë projekt i afërt ?
Kam ne plan të realizoj një album LIVE, me këngët më të bukura që kane mbetur hite deri më sot.(*Intervistë e ATSH-së, me liderin e grupit “Fisnikët” Agim Gërguri.)