
– Kujtesë- Shqiptarët nuk jan skllevër ose mjete pune. Shqiptarët janë te lirë si gjithëçka jeta!
Opinion nga Agustin M Mirakaj/
Të gjithë shqiptarët mendojnë se dicka nuk shkonë në shqipëri.Tani më ka ardhë koha e zgjimit. U mbushën 7.5 dekada që komunistët e mbajnë peng Shqipërin dhe integrimin e saj në Perëndimin.
Gjëndja e sotme është kthyer në agoni dhe agresion ndaj sovranit. “Rrezik”! Të gjithë shqiptaret duhet të shohin realitetin në sy, atë që i mungon ndër vite.
Shqiptarët duan të ikin nga sytë këmbët.
Në media dëgjohet, shikohet; Ka ndërhyrhrje të huaja…RUSËT etje etje.
Kjo të sjell në mëndje vitet e kohës së zezë kur propaganda e tmerrit pasqyronte (SI SOT) rrezikun e imperializmit. Se agresori imperialist do të shkatërronte Shqipërin dmth jeni “Paranojak total”.
Ja pra, deri ku ka mbrritë qeveria Shqiptare e trashëgimisë komuniste të bëjë akuza dhe agresion politik ndaj Opozitës.
Me format nga më të ndryshme, fjalor banal pa kufi, si një egërsir pa shpirt duke i treguar dhëmbët dhe forcën shqiptarëve që nuk durojnë zgjedhën dhe mungesën e demokracisë. Kreu i tyre, pa iu dridhë qerpiku, kërcënon në parlament, guxon e kërkon zdukjen e Opozites, dha parashikon se i ka ditët e numerura …“I gjorë dhe pa mënd”!
Ju, bashkpunëtoret nder vite dhe bijtë e Rusisë leshoni akuza natë e ditë ndaj opozitës. Harruat, baballarët tuaj që mbaruan dhe u trajnuan në Rusi vite të tëra e tani trashigimia kalon tek Ju.
Akuzator të denjë të partis gjithmonë në pusht, si i thotë nje llafi (ujku qimen e ndërron por zakonin nuk e harron) të lidhur ngushtë si mishi me thoin.
DËSHTIM për ju Rilindas fallso!
Sot ti po vërsulesh si lubi ndaj medias së lirë, me gaz lotsjellës ndaj opozitës, fëmjëve dhe grave. Guxon mjete lufte ndaj gjakut tand “SHQIPTAR”?
Po neser c’pritet?
Fjalimet e tua, njerëzit që të rrethojnë janë të varfër, shumë te varfër ne zemër e shpirt. Si vet zotëria juaj.
Shtirja, paraqitja jote figurative prej kolosi tregonë shumë në ekrane, si më thënë shoku enver hoxha, babai juaj shpirtëror!
Pale, besim të madh në fjalët e tua…ama kur flet i merrë era.
Ti je i vetdijshëm se shqiptarët vuajnë dhe nuk janë të lirë si qënie njerzore.
Shqiptarët sot jan si ato zogjtë që shtegëtojnë pa ditur se ku shkojnë. Shpresa nuk është Shqipëria sepse ti ke vrarë shpresën… PO PO, MË SE E VËRTETË. Kjo ndodh se akoma në Shqipëri ka SUNDUES.!
Kjo i bënë pra shqiptarët që të largohen. Arsyja, sepse në Shoqipëri nuk ka liri, nuk ka mundësi apo shpresë…
Kujtesë!
Shqiptarët nuk jan skllevër, as mjete pune. Shqiptarët janë te lirë si gjithëçka jeta.
Tik-tak tik-tak tik-tak ora ecën përpara dhe koha po ngadalësohet. Pushteti i krimit është në agoni totale sikurse je dhe ti vet.
Jepi mundësi shqiptarve. Në të kundërt shqiptarët humbin besimin në Perëndim. Shqipëria nuk dhe s’do ketë kurrë shansë më ti afrohet lindjes.
Shqiptarët duan Zhgjedhje, jepu atë që meriton SOVRANI. Fitimtari do tregojë qartë se ku dhe nga do të anojë Shqiperia.
Demokracia do të lulezojë gjithmonë dhe liria do jetë e përjetshme në trojet ilire.