• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dhoma e Përfaqësuesve ngre zyrtarisht akuza për shkarkimin e Presidentit Trump

January 13, 2021 by dgreca

– Rezoluta për ngritjen e akuzave u miratua me 232 vota pro dhe 197 kundër-

Washington, 13 Janar 2021- Dhoma e Përfaqësuesve votoi për të ngritur zyrtarisht akuzat kundër Presidentit Donald Trump.

Rezoluta për ngritjen e akuzave u miratua me 232 vota pro dhe 197 kundër.

Vota në Dhomën e Përfaqësueve, vetëm një javë para se të mbarojë mandati i Presidentit Trump, shënoi të parën herë në historinë e Shteteve të Bashkuara kur ndaj një presidenti janë ngritur dy herë akuza për shkarkim të mundshëm, këtë here për nxitje dhune lidhur me sulmin në Kapitol.

Ndërsa republikanët votuan në bllok kundër ngritjes së akuzave për shkarkim të Presidentit Trump vitin e kaluar, nën akuzën për presion ndaj Ukrainës për të hetuar demokratin Joe Biden, tashmë president i zgjedhur, udhëheqësit republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve këtë radhë kishin sinjalizuar se nuk do t’u bënin presion anëtarëve të tyre për të votuar kundër përpjekjeve për shkarkim.

Demokratëve që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësueve iu bashkuan edhe 10 anëtarë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve, duke mbështetur përpjekjet për të shkarkuar presidentin.

Ndërsa vazhdonin komentet në Dhomën e Përfaqësuesve, Presidenti Donald Trump bëri thirrje për shmangien e akteve të dhunës. Përmes një deklarate të nxjerrë nga Shtëpia e Bardhë, presidenti thotë se “i nxitur nga njoftimet për demonstrata të reja, bëj thirrje: JO dhunë, JO thyerje ligji, JO vandalizëm i asnjë forme. Amerika nuk mishëron akte të tilla. U bëj thirrje Të Gjithë amerikanëve të ndihmojnë që të qetësojmë gjakrat dhe të ulim tensionet. Faleminderit”.

Miratimi i rezolutës për ngritjen e akuzave pasoi një sesion komentesh nga anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve që u karakterizua nga deklarata pro dhe kundër procesit të ndara përgjithësisht në linja partiake.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi e quajti presidentin një kërcënim “ndaj lirisë, vetë-qeverisjes dhe sundimit të ligjit”. Por një aleat i fortë i presidentit, ligjvënësi republikan nga Ohajo, Jim Jordan tha se ngritja e akuzave kundër presidentit “nuk do të bashkojë vendin. Ky është thjesht një akt politik”. Demokratët, tha zoti Jordan, “duan ta shuajnë këtë president”.

Ligjvënësi demokrat Steny Hoyer tha të mërkurën se presidenti “solli turp dhe kaos në presidencë” dhe e shndërroi në “armë urrejtjen”. Ligjvënësi republikan Tom Cole u shpreh kundër ngritjes së akuzave në ditët e fundit të presidencës Trump. “Nuk gjej dot asnjë shembull tjetër që mund të shkaktojë përçarje më të thella se sa ky akt që ka ndërmarrë shumica e Dhomës. Në vend që të përgatitemi për administratën e ardhshme, shumica e Dhomës ka vendosur të lajë hesapet me administratën ekzistuese”.

Ligjvënësi republikan Jason Smith tha: “Të vëmë popullin mbi politikën. Ky proces për ngritje akuzash është i papërgjegjshëm”.

Ligjvënësja Liz Cheney, numri tre ndër ligjvënësit republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe një ndër republikanët që mbështetën ngritjen e akuzave, tha se “kurrë më parë nga ana e një presidenti nuk ka patur një tradhëti më të madhe”.

Mes republikanëve të tjerë që thanë se do të votonin për ngritjen zyrtarisht të akuzave për shkarkimin e zotit Trump ishin ligjvënësit John Katko, Jaime Herrera Beutler, Adam Kinzinger, Dan Newhouse, Fred Upton dhe Kelly Armstrong.

Ligjvënësja Jaime Herrera Beutler kishte njoftuar të martën në mbrëmje se do të votojë pro ngritjes së akuzave. Ajo u shpreh nëpërmjet një deklarate se zoti Trump “veproi kundër betimit që ka bërë si president”.

“Presidenti i Shteteve të Bashkuara nxiti protesta të dhunshme që synonin të ndalonin transferimin paqësor të pushtetit nga një administratë në tjetrën”, tha Herrera Beutler.

Më parë, udhëheqësi republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy, një aleat i ngushtë i zotit Trump, kishte paralajmëruar se “ngritja e akuzave për shkarkimin e zotit Trump gjatë kësaj periudhe do të kishte efektin e kundërt ndërsa vendi është i përçarë”.

Zoti Trump kishte përcjellë një mesazh të ngjashëm gjatë një vizite në kufirin SHBA-Meksikë të martën.

“Po shkakton zemërim e ndasi të jashtëzakonshme si dhe dhimbje shumë më të mëdha sesa shumica e njerëzve mund të kuptojnë, gjë që është shumë e rrezikshme për SHBA-në, veçanërisht në këtë kohë të brishtë”, tha zoti Trump.

Ai foli për “paqe e qetësi” dhe tha se tashmë është “koha për ligj e rend”.

Presidenti Trump, i cili në një video javën e kaluar i tha turmës së mbështetësve të tij; “ne ju duam, ju jeni shumë të veçantë”, nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Tani çështja kalon për gjykim në Senat. Udhëheqësi i shumicës në Senat, republikani Mitch McConnell menjëherë pas votimit në Dhomën e Përfaqësuesve tha se procesi në senat do të fillonte në seancën e rregullt të ardhshme, më 19 janar një ditë para inaugurimit.

Në një deklaratë, zoti McConnell tha se “thjesht nuk ka asnjë shans që një gjyq i drejtë ose serioz të përfundojë përpara se Presidenti i zgjedhur Biden të bëjë betimin javën e ardhshme.”

“Edhe nëse procesi i Senatit do të fillonte këtë javë dhe do të vihej menjëherë në lëvizje, asnjë vendim i formës së prerë nuk do të merrej derisa Presidenti Trump të linte detyrën. Ky nuk është një vendim që po marr; është një fakt”, tha ai.

Kjo do të thotë që procesi do të vazhdojë kur Senati të jetë nën drejtimin demokrat.

Vetë senatori McConnell tha të mërkurën se “nuk kam marrë një vendim përfundimtar se si do të votoj”.

Kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi njoftoi të martën vonë se kishte zgjedhur ligjvënësin Jamie Raskin për të udhëhequr një grup ligjvënësish që do të paraqesin çështjen në Senat.

“Është detyra e tyre kushtetuese dhe patriotike të paraqesin çështjen për shkarkimin e Presidentit”, tha zonja Pelosi në një deklaratë. “Ata do ta bëjnë këtë të udhëhequr nga dashuria e madhe për vendin, vendosmëria për të mbrojtur demokracinë tonë dhe besnikëria ndaj Kushtetutës. Ata do të nderojnë detyrën e tyre për të mbrojtur demokracinë për popullin me shumë solemnitet dhe urgjencë”.

Nuk është e qartë nëse udhëheqësit e Dhomës së Përfaqësuesve do t’i dërgojnë menjëherë akuzat për shqyrtim në Senat, duke pasur parasysh se mandati i zotit Trump përfundon javën e ardhshme. Edhe nëse zoti Trump do të largohej nga detyra, një vendim i Senatit pro akuzave pas përfundimit të mandatit, do ta ndalonte atë të kandidonte për një post zyrtar në qeverinë federale në të ardhmen.

Të martën vonë Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një rezolutë nëpërmjet së cilës i kërkohej Nënpresidentit Mike Pence dhe anëtarëve të Kabinetit të zotit Trump të përdorin autoritetin që i jep Kushtetuta duke larguar zotin Trump nga detyra për paaftësi.

Votimi përfundoi me 223 vota pro dhe 205 kundër rezolutës dhe ishte pothuajse tërësisht në linja partiake.

Përpara votimit të rezolutës të martën, zoti Pence i dërgoi një letër zonjës Pelosi duke shpjeguar se ai nuk do të merrte veprime bazuar në Amendamentit 25-të të Kushtetutës së SHBA, sipas të cilit nënpresidenti dhe shumica e anëtarëve të kabinetit deklarojnë një president të paaftë duke e shkarkuar atë nga detyra.(Kortezi-Zeri i Amerikes)

Filed Under: Opinion Tagged With: akuza, Dhoma e Perfaqesueseve, shkarkimi i Presidentit, Trump

ATE NIKOLLA MARKU, AKUZA NDAJ METROPOLISE SE ELBASANIT

April 19, 2016 by dgreca

KISHA KOMBETARE ORTODOKSE PAVARUR KOMBETARE SHQIPTARE SHEN MARIA ELBASAN

DEKLARATE PER SHTYPIN/

 SHQIPTARIZMI  I  ORTODOKSISE SHQIPTARE,  NUK MUND TE CENOHET NGA BANDITE ME VESHJE PRIFTI DHE HELM SHOVINIZMI.

KUSH  KERKON  DERDHJE  GJAKU,  BRENDA ORTODOKSISE SHQIPTARE,  DO TA MBULOJE  GJAKU  I  TRADHTARIT KEMBE  E KOKE.

KUSH KERKON  PERCARJE  BRENDA  BESIMTAREVE  TE  VERTETE ORTODOKSE , DO TA MBULOJE  PERCARJA  BRENDI  SHPIRTIT DHE MISHIT TE KALBUR QE E MBAN NE KEMBE SI TY ANDON DHE  JANULLATOS.

METROPOLIA  E  ELBASANIT, ESHTE NJE ABUZIM DHE PERFITIM NGA TAKIMI I PAPES FRANCESKU ME BARTOLOMEUN.  SA SHPEJTE U NGUTEN TE NXJERRIN PERFITIME  NE  DEM TE SHQIPERISE  DHE PAPES VETE.

KUSHDO  QE  CENON KISHEN  ORTODOKSE  TE  NGRITUR  NGA FAN NOLI, DO TE PESOJE FUNDIN  E  PADISKUTUSHEM  SI  SHERBETORE TE SHOVINIZMIT VORIO-EPIR.

ANDON,  ALIAS JANULLATOS,  J U  BEJME  THIRRJE, TE MOS E PRANOSH  BEKIMIN  E  DJALLOSUR  NGA JANULLATOS. TE DORHIQESH  MENJEHERE. TI DJALOSH, PERFAQSUES  I FONDACIONEVE OF SHORE  TE JANULLATOSIT.

I KE DITET E NUMERUARA.

ANDON DHE ANASTAS  JANULLATOS,  MOS GUXONI  TI  AFROHENI KISHES SHQIPTARE ORTODOKSE,  SEPSE,  GJAKU QE KERKONI TE DERDHNI, DO TJU MBYSE  DIREKT  JUVE,  SI NE MENDJE  ASHTU  DHE SHPIRT.

NA VJEN SHUME KEQ  QE,  DY PERFAQSUES  TE  BESIMEVE  TE NDRYSHME  FETARE  ISHIN ATY, SI BABAI  I  NJE TEQEJE,  ASHTU DHE NJE PERFAQSUES I KISHES RAJONALE KATOLIKE.  SA KEQ QE I PERDOREN NE MENYREN  ME TE PA BESE. TURP PER BESIMIN   DHE VESHJEN E TYRE.

HARMONIA  FETARE , NUK VARET AS NGA ANDONI  DHE  AS  NGA ANASTASI.  CDO PERPJEKJE  PER PERCARJE NE ELBASAN DHE SHQIPERI ,  DO TE NDESHKOHET  PA ASNJE HEZITIM  NGA BESIMTARET  E  VERTET SHQIPTARE   POR DHE NGA NE SI KISHE.

ANASTAS  DHE  ANDON   JANULLATOS.  JU E KENI PERBALTUR ATDHEUN TONE NE CDO CEP TE BOTES,  SEPSE  DOBSINE  EKONOMIKE  DHE  POLITIKE  E  KENI  TRAJTUAR SI  PAMUNDESISE SHTET BERJE  DHE  BESIM BERJE.

PO JU THEMI,  JENI TE MBARUAR.  MOS  JU AFRONI ATDHEUT  DHE BESIMIT  ORTODOKS  SHQIPTAR,  SEPSE  ZJARRI  I FERRIT JU PRET.

FTOJ TE GJITHE BESIMTARET  ORTODOKS  DHE SIMPATIZANTE,  HISTORIANET,  POLITIKANET,  PATRIOTET  E VENDIT  TIM,  TE DESHMOJNE  NE  PASHKET QE PO VIJNE,  FORCEN,  BESIMIN DHE DASHURINE PER HISTORENI E ORTODOKSISE DHE ATDHEUT TONE. LE TI TREGOJME  JANULLATOSIT  DHE SHERBETOREVE  TE TIJE TRADHTARE, SE SA E DUAM BESIMIN DHE ATDHEUN TONE SHQIPERI.

KESHILLI I KISHES

ATE NIKOLLA MARKU

Filed Under: Featured Tagged With: akuza, ate Nikolla marku, NDAJ METROPOLISE, SE ELBASANIT

AKUZA NDAJ MINISTRIT TE SHENDETESISE

October 14, 2015 by dgreca

Deputetja Tabaku:Ilir Beqja nga 63.160 lekë fitim në 2013 arrin në 42.783.998 lekë fitim neto në 2015/
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku tha se, nderkohe që shëndetësia është për faqe të zezë, Ministri i Shëndetësisë vazhdon i qetë nga zyra e tij të fitojë tendera nën emrin e kompanisë që deri më 9 shtator 2013 e kishte edhe me letra të vetën.
Tabaku gjate deklarates
“Shumë biznese po mbyllen nga taksat e larta e arbitrariteti i qeverisë, por ka disa biznese që lulëzojnë si rasti i kompanisë Intech+. Një kompani modeste e cila përpara vitit 2013 deklaronte shitje në vlerën 63.160.011 dhe Fitim Neto 8.892.074 lekë, dy vjet pasi themeluesi i saj, Ilir Beqa ka marrë postin e ministrit, ajo është shumëfishuar, ka arritur vlerën e shitjes në 160.760.830 lekë duke rritur Fitimin Neto në 42.783.998 lekë”- tha ajo.(Sipas Koha Jone)

Filed Under: Politike Tagged With: akuza, Beqaj, ndaj Minstrit, Tabaku

Artikujt e fundit

  • SHQIPTARËT NË ARIZONA FESTUAN 7-8 MARSIN
  • “24 Marsi, data e mirënjohjes Kombëtare ndaj USA dhe NATO-s” !
  • Diaspora Amerikane në Nju Jork proteston: “Save Drin River, Save Dibra”
  • Vatra jonë arsimore “Shkolla Shqipe” në Zvicër hapi edhe një klasë në Feuerthalen, në kantonin e Zyrihut
  • DUKAGJINI KËRKON RRUGËN!
  • Sot, kujtojmë 143- vjetorin e lindjes së Mit’hat Frashërit
  • KUR PRISHESHIN TEMPUJT, ME SHOKUN E KLASËS VISARIN…
  • Sot 126 vjet nga numri i parë i “Albania”-s me botuesin vetëm 22 vjeç
  • Guri i budallait dhe mendja e zgjuar
  • “Strategjia e Mbrojtjes dhe Zhvillimit të interesave Kombëtare”!
  • Kalendar: 24 Marsi 1999, Dita që i hapi shteg Lirisë e Pavarësisë së Kosovës
  • LIRIE (LYDIA) MEMETI, NJË HISTORI SHQIPTARE FRYMËZUESE
  • Vjena – Qytet i Requiemeve – Requiem për Musinenë!
  • Tregimi për zonjat e suksesit shqiptar- ideja që jeton pa kohë
  • Ish-diplomati Syla, ftesë qeverive tona t’i promovojnë shtetet në SHBA, Kanada dhe Izrael

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT