• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dr. Berisha ndjesë që të sulmuam, shqiptarë ndjesë që lejuam Ramën

December 14, 2014 by dgreca

Nga Dr.Alban DACI/
TIRANE: Ky shkrim eshte pjese e nje reflektimi personal, për më tepër që tashmë ka kaluar pak kohë e keshtu nuk jemi shumë të ngarkuar me emocione, qofte edhe negative apo aludive. Çdo njeri që ka impenjime duhet te kete edhe nje shenje pergjegjesie, nese nuk e ka kete te fundit ai nuk ben per veten e as per misionet qe ja besojne te tjeret. Gjithashtu, reflektimi dhe ndjesia kur gabojme eshte pjese e cilesive njerezore, pa te cilat nuk do te dallonim shume me kafshet.
Nuk dua te flas per Aleancën KuqeZi si subjekt politik pasi ajo ka vlera kombëtare dhe është shpresa e së djathtës, nuk duhet te flas per koleget e tjere qe ishin apo jane pjese e ketij projekti politik. Gjithkush perfaqeson veten, por nese ne impenjohemi per te perfaqesuar gjithe te tjeret, sic eshte politika kemi pergjegjesi me te medha e duhet te jemi me te gatshem per te kerkuar ndjese.
Luftuam tre vjet rresht politikisht. Ishim nje grup, kryesisht te rinjsh qe kishim shume enderra, mbi te gjitha enderronim nje Shqiperi me te mire. Ndoshta, mosha dhe mungesea e eksperiences na bene te gabojme, por per nje gje ju garantoj se qellimi ka qene gjithmone ne te mire te vendit e te qytetareve. Ndoshta, nuk merituam nje sulm aq te ashper, ndoshta nuk meritonim nje ndeshkim te tille. Po, ky eshte realiteti politik shqiptar, qe njeh vetem vleren absolute, kush fiton, fiton gjithcka e kush humb, humb po gjithcka.
Kjo maxhorance nuk erdhi vetem ne Pushtet. Sigurisht erdhi fale betejave tona, qe ne ate kohe dukeshin te pamundura. Ne thyem mitet e perjetesise e rritem shpresen per te ndryshuar. Megjithate, ne ishim te rinj, kurse ata, ishin trashgimtaret e nje pushteti 70 vjecar, kishin fituar gjithcka mbi kurrizin e shqiptareve, kishin mediat ne dore, ekonomine e shqiptareve ne xhep.
Kurr nuk kam besuar ne kete maxhorance dhe kete kam shprehur sapo ishte shpallur rezultati i zgjedhjeve. Madje, kam qene i pari qe kam deklaruar se rezultati i zgjedhjeve nuk duhet te pranohej, sepse nuk shprehte deshiren e shqiptareve per ndryshim.
Megjithate, une ne rolin tim, ne kontributin tim, pa bere komentet e askujt u kerkoje ndjese shqiptareve qe e sollen ne pushtet Ramen. Dikush mund te thote si e sollet ju? Aleanca KuqeZi ne ate kohe ishte realiteti me popullor dhe me i guxinshem ne politiken shqiptare. Theu tabune e frikes e ringjalli deshiren e shqiptareve per pak patriotizem dhe per ndryshim. Une, personalisht i kerkoje ndjese ne menyre te vecante z. Berisha, te cilin e kishim sulmuar kot duke pasur parasysh modelin qe erdhi pas 23 Qershorit, ku padyshim per ardhjen e tij kontribuam edhe ne me naivitetin tone.
Gjithashtu, me date 23 qershor u shu enderra e mijera te rinjve qe e kishin zgjedhur politiken per pasion e mbi te gjitha per patriotizem e per sherbim ndaj Atdheut. Une, ketyre mijera te rinjve u kerkoj ndjese qe sot ata jane degdisur ne rruget e Botes ose jane te persekutuar per se gjalli ne rruget e Shqiperise, te pa shprese, Une, personalisht u kerkoje ndejse te gjithe ketyre dhe me vjen keq qe naiviteti yne u shfrytezua nga mjeshtrat e pushtetit te vjeter dhe që tradhëtuan duke u larguar.
Sot eshte prag festash, do te kisha deshire qe te gjithe ne qe u angazhuam dhe luftuam per nje Shqiperi me te mire te ishim te gjithe ne nje tavoline duke festuar. Per nje gje jam i sigurt, jam krenar per secilin prej jush dhe per perkushtimin tuaj.
Ne jemi te rinj, ajo ishte prova jone e pare. Nuk duhet te dorezohemi e te ndjehemi te zhgenjyer para te ardhmes tone. Sulmi qe na u be pas 23 qershorit sikur te ishim fajtoret e nje regjimi 70 vjecar; nuk duhet te harrohet nga ne, mbi te gjitha, duhet te jete nje motiv me shume per te vazhduar ate enderr qe te gjithe e lame per gjysme, por jo per te hequr dore. (Kortezi:Kercova.info)

Filed Under: Opinion Tagged With: Alban Daci, Dr. Berisha, ndjesë që të sulmuam, që lejuam Ramën, shqiptarë ndjesë

Nuk vendoset qerrja para kalit

February 19, 2014 by dgreca

Në përgjigje të replikë së zotit Alban Daci/

Nga Eshref Ymeri/

Pas botimit në internet më 16 shkurt 2014 të shkrimit tim me titull:”Të gjitha këngët i thamë,Por më të mirën e lamë,”

në të cilën bëhej fjalë për intervistën e zotit Alban Daci për formimin e Forumit Demokristian Shqiptar, të botuar në internet më 15 shkurt 2014, vjen reagimi i tij me titull:“Replikë në lidhje me shkrimin e Eshref Ymeri me titull “Ribashkimi i trojeve shqiptare! 17-02-2014- (Nëntë pyetje dhe nëntë përgjigje)”  Në replikën me mua, zoti Alban Daci deklaron për veten e vet:

“…unë jam pjesë e Lëvizjes Federaliste Europiane, e cila kërkonte e kërkon të krijoi një federatë europiane që do të kishte për qëllim të krijonte Shtetet e Bashkuara të Europës. Ajo që kam shkruar unë se edhe nëse nuk do të ekzistonte Bashkimi Europian, do të kishim krijuar një të ngjashëm. Kjo është një ndër filozofitë e Lëvizjes Federliste Europiane dhe nuk e kam shpikur unë”.

Me këtë deklaratë, zoti Alban Daci e ka sqaruar bukur mirë se cili qenka qëllimi i krijimit të Frontit Demokristian Shqiptar. Ndërkohë unë mendoj se Fronti Demokristian Shqiptar, në programin e vet, duhej të kishte si detyrë parësore organizimin e mbarë Diasporës Shqiptare që ajo të bëhet pjesë e pandarë e problemeve të brendshme që ka kombi shqiptar brenda trojeve etnike. Dhe si detyrë parësore, për mendimin tim, duhej të ishte pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e Diasporës në proceset zgjedhore që zhvillohen në mbarë trojet tona etnike. Në këtë mënyrë, Diaspora e organizuar do të ndiqte shembullin e Zvicrës, në zgjedhjet parlamentare të së cilës marrin pjesë edhe rreth 700 mijë votues të Diaporës Zvicerane pëmes votimit elektronik. Kësisoj, Diaspora Shqiptare do të ushtronte ndikimin e vet të drejtpërdrejtë edhe në jetën politike në mbarë trojet tona etnike.

Së dyti, unë përsëri këmbëngul se pa bashkimin e trojeve etnike shqiptare në një shtet të përbashkët, çdo pjesëmarrje në lëvizjen federaliste evropiane është në dëm të interesave tona mbarëkombëtare. Sepse, me trojet shqiptare të ndarë pikë e pesë, Evropa Federaliste do të sillet si agai me shërbëtorin.

Nga faqet e shtypit është bërë i njohur ky informacion:

“Hungaria është kundërpërgjigjur ndaj penalizimeve të bëra nga Bashkimi Europian. Kryeministri i këtij vendi Viktor Orban akuzoi BE-në se po përpiqet të kolonizojë vendin. Gjatë një takimi me mbështetës të tij Orban deklaroi në Budapest se vendi nuk kishte ndër mend të jetonte në bazë të urdhrave dhe dëshirave që ka Brukseli” (Citohet sipas: “Orbani i përgjigjet BE: Hungaria nuk është koloni”. Gazeta “Start”. 16 mars 2012).

Kur Brukseli e trajton si koloni një shtet me autoritet, si Hungaria, merret me mend se si do të sillet ai me Shqipërinë Londineze dhe me Kosovën në Evropën Federaliste.

Prandaj, të merresh me lëvizje federaliste evropiane pa zgjidhur çështjen kombëtare – shkrirjen e trojeve tona etnike në një shtet të bashkuar – do të thotë të veprosh si puna e atij që gjë në shtëpi nuk ka dhe kërkon të japë sadaka, ose të vendosësh qerren para kalit.

Në artikullin tim unë nuk përdorja asnjë fjalë fyese në adresë të zotit Alban Daci, për të cilin shprehja respekt për formimin e tij si intelektual. Kurse ai, në replikën e vet, ka përdorur një sërë fjalësh dhe shprehjesh fyese në adresën time. Unë po rezervohem këtë herë të përdor fjalë fyese në adresë të tij. Ai është i ri dhe në turrin e vërtikshëm që ka marrë drejt federalizmit evropian dhe krijimit të Shteteve të Bashkuara të Evropës, të kujton dhëndrin e ri, të cilit nuk i dilet përpara.

Ftoj lexuesit e nderuar të shprehen se kush ka të drejtë.

Santa Barbara, Kaliforni

18 shkurt 2014

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Alban Daci, EshrefmYmeri, Replike

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT