• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Belgjika dergon ne shtepi Kampionet e Europes

June 27, 2021 by dgreca

Nga Alban KOLONJARI/ Belgjika u kualifikua për në çerekfinalen e Kampionatit Evropian të Futbolli 2020 pas një fitore të ngushtë 1-0 ndaj Portugalisë Kampione e Europës në Sevilje të dielën në mbrëmje. Goditja e shkëlqyer e Thorgan Hazard nga distanca tre minuta para përfundimit të pjesës së parë ishte i vetmi ndryshimi midis dy palëve në stadiumin “Estadio de la Cartuja”. Fillimisht portieri i Belgjikës , Thibaut Courtois bëri një pritje të shkëlqyeshme për të mohuar golin Cristiano Ronaldos nga një goditje e lirë të dhënë në favor të portugezëve në pjesën e parë.   Renato Sanches ishte lojtari që morri përsipër lojën e portugezëve të drejtuar nga Fernando Santos, por mesfushori i Lille, nuk mund t’i bënte të gjitha vetë.  Diogo Jota ishte në një ditë të keqe, ndërsa Ronaldo ishte i kufizuar në veprimet e tij sulmuese. Nga ana tjetër Romelu Lukaku  zhgënjeu në veprimet sulmuese, por edhe nuk shërbeu ashtu sic duhet  për shokët e tij të skuadrës. Tek Belgjika ishte  Eden Hazard i Real Madrid ai që ishte “motorri i skuadrës dhe në këtë takim mbante shiritin e kapitenit.  Në pjesën e dytë Portugalia ishte pranë golit të brazimit, kur topi i gjuajtur nga Raphael Guerreiro në hyrje të zonës goditi  shtyllën. Belgjika arriti  në çerekfinale ku tani do të përballen me Italinë në Mynih.Thorgan Hazard, mesfushor i Belgjikës: “Në këto lloj lojërash duhet të kapësh shanset e tua me të dy duart. Portieri priste që unë të zgjidhja këndin tjetër, kështu që topi hyri brenda. Unë jam i lumtur që mund të shënoja për vendin tim ! “
Thomas Vermaelen, mbrojtës i Belgjikës: “Në pjesën e parë ne po luanim lartë dhe po bënim presion ndaj Portugalisë, por, duke parë atë pjesë të dytë, ne jemi me fat që fituam. Portugalia na e bëri vërtet të vështirë. Duhej të ishim vërtet të përqendruar”.
Thibaut Courtois, portier i Belgjikës: “Unë nuk kisha shumë punë për të bërë në tre ndeshjet e mëparshme, por e dija që nuk do të ndodhte kështu kundër Portugalisë. Jam krenar për shokët e mi të ekipit ata u mbrojtën shumë mire. Ne Italia do të jetë e vështirë, por ne kemi provuar sot se jemi gati për të “.
João Palhinha, mesfushor i Portugalisë: “Ne krijuam më shumë shanse sesa Belgjika. Në pjesën e parë, ne arritëm ta kontrollonim mirë ndeshjen. Nuk mbaj mend ndonjë mundësi tjetër për Belgjikën përveç golit. Me shumë pakënaqësi po shkojmë nThorgan Hazard, mesfushor i Belgjikës: “Në këto lloj lojërash duhet të kapësh shanset e tua me të dy duart. Dhe voila! Portieri priste që unë të zgjidhja këndin tjetër, kështu që topi hyri brenda. Unë jam i lumtur që mund të shënoja për vendin tim ! “
Thomas Vermaelen, mbrojtës i Belgjikës: “Në pjesën e parë ne po luanim lartë dhe po bënim presion ndaj Portugalisë, por, duke parë atë pjesë të dytë, ne jemi me fat që të fitojmë. Portugalia na e bëri vërtet të vështirë. Duhej të ishim vërtet të përqendruar”.
Thibaut Courtois, portier i Belgjikës: “Unë nuk kisha shumë punë për të bërë në tre ndeshjet e mëparshme, por e dija që nuk do të ndodhte kështu kundër Portugalisë. Jam krenar për shokët e mi të ekipit; ata u mbrojtën shumë edhe Italia do të jetë e vështirë, por ne kemi provuar sot se jemi gati për të “.
João Palhinha, mesfushor i Portugalisë: “Ne krijuam më shumë shanse sesa Belgjika. Në pjesën e parë, ne arritëm ta kontrollonim mirë ndeshjen. Nuk mbaj mend ndonjë mundësi tjetër për Belgjikën përveç golit. Me shumë pakënaqësi po shkojmë ne Portugali. 

Belgjika ka fituar secilën nga 14 ndeshjet e fundit EURO përgjatë kualifikimeve dhe finaleve, duke barazuar rekordin e vendosur nga Gjermania dhe, aktualisht, Italia.Belgjika ka fituar 23 nga 27 ndeshjet e fundit.Thorgan Hazard tani ka shënuar katër gola në shtatë paraqitjet e tij për Belgjikën në 2021.Belgjika ka shënuar në 34 ndeshjet e fundit dhe në gjashtë ndeshje radhazi eliminatore të turneut përfundimtar EURO.Belgjika ka mbajtur gjashtë fletë të pastra në tetë ndeshjet e fundit të turneut EURO.Ky është turneu i dytë radhazi EURO në të cilin kampionët (Portugalia ne kete rast) u skualifikuan qe në 16 teshe. Heren e pare ishte Spanja në 2016.Portugalia nuk arriti të shënojë për herë të parë në nëntë ndeshje finale të EURO.Pepe – 38 vjet dhe 121 ditë – u bë lojtari më i vjetër në skuadër që filloi një ndeshje nokaut në finalet e EURO.
Belgjika 1, Portugalia 0 (FT)ElBelgjia: Thorgan Hazard – 42 ’

Filed Under: Sport Tagged With: Alban Kolonjari, Belgjika, Portugalia

…Dhe topin nuk ka kush ta rrotullojë

September 10, 2020 by dgreca

Përgatiti: Alban Kolonjari-

“Ne faktikisht kemi vendosur që nuk do të përfshihemi në kampionatin e superiores gjatë këtij sezoni” ,shprehet Koço Kokëdhima, Presidenti i Apollonisë së Fierit në emisionin “Procesi Sportiv”. Klubet e Super Ligës shqiptare duhet të zbrisnin në fushën e lojës me datën 12 shtator 2020. Por një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur. Në faqen e saj zyrtare FSHF, nuk ka asnjë njoftim zyrtar se kur do të fillojnë takimet e Super Ligës. Përveç kalendarit futbollistik, asnjë lajm tjetër.Por a është e drejtë që ndeshjet e Super Ligës të mos luhen dhe kampionati të mos fillojë. Përpara se të analizojmë vendimin e “Presidentëve” të Kategorisë Superiore le të lexojmë kërkesat e tyre:

1-Të ulet TVSH në masën 6%.

2.Të falen gjobat dhe kamatëvonesat e detyrimeve tatimore, fiskale e të sigurimeve të prapambetura.

3- Efektet e pezullimit të tatimit mbi të ardhurat personale të lojtarëve, të shtrihen nga 2 në 10 vite.

4-Te miratohet Ligji i vërtetë i Sponsorizimeve, në vend të mashtrimit të qeverisë, që sot propagandohet si Ligj Sponsorizimi për Sportin.

5-Të apelojmë komunitetin e futbollit shqiptar, që debuton brenda e jashtë kufijve tanë shtetërorë, bashkësinë e sporteve të tjera, inteligjencën dhe shoqërinë shqiptare, të bashkohen me luftën tonë të drejtë e të ligjshme.

Ok. Kërkesat e tyre për një minutë po i quaj shumë të drejta. Por pyetja që shtrohet është:”me ç’të drejtë “Presidentët” marrin përsipër të ndalojnë futbollin e luajtur në Shqipëri”?. Mos u çudisni me pyetje time. I vetmi klub privat në Shqipëri është Partizani. Nëntë klubet e tjera nga 10-të të Kategorisë Superiore, janë klube që ende varen nga Bashkitë dhe kanë Presidentë Sponsorizues duke përfshirë ketu edhe klubet e Kategorisë së Parë dhe asaj të Dytë. E theksoj edhe një herë President Sponsorizues. Këta Presidentë kërkojnë:”Te miratohet Ligji i vërtetë i Sponsorizimeve, në vend të mashtrimit të qeverisë, që sot propagandohet si Ligj Sponsorizimi për Sportin”. Presidentët nuk janë të qartë se çfarë është:”Ligji i vërtetë i Sponsorizimeve” dhe ku çalon Ligji për Sponsorizimin në Sport. Ku është ndryshimi midis ligjit ekzistues dhe ligjit që ata propozojnë  dhe pse nuk bëhet publik ky ligj. Sot duhet të flasim me fakte dhe jo të rrahim ujin në hava. Në bazë të formulës: “President sponsorizues” shumë klube në Shqipëri, kanë pasur probleme të mëdha finaciare dhe klube me emër në futbollin shqiptar, Luftëtari, Flamuartari, Lushnja, Besa, etj luajnë në kategori të ulta. Kur merr përsipër të drejtosh një klub me finacat e tua në bazë të sponsorizimit, do të thotë që i ke dalë për zot të mbulosh të gjitha shpenzimet e klubit, kontratat e futbollisteve, pagat e tranjerëve, të punojsëve të klubit, etj. E gjithë shuma e sponsorizuar raportohet në shtet, dhe ky i fundit duhet të ulë taksat e biznesit privat që ky President Sponsorizues drejton. Jo në pak raste klubet e futbollit në Shqipëri kanë përfunduar në zyrën e zgjidhjes së konflikteve, si pranë FSHF, por edhe në FIFA, pikërisht sepse këta presidentë nuk kanë respektuar kontratat që kanë me futbollistët. Por ata që dënohen në këtë rast janë klubet shqiptare, dhe jo Presidentët.  Ateherë me të drejtë shtrohet pyetja:Pse Presidentët vazhdojnë të kembëngulin tek ligji i sponsorizimeve dhe nuk shikojnë mundësinë e krijimit të klubeve 100% private siç është Partizani?. Të kuqtë janë i vetmi klub në Shqipëri që kanë të drejtën që të kërojnë:”uljen e TVSH në masën 6″. Presidentët Sponsorizues këkrojnë:”Efektet e pezullimit të tatimit mbi të ardhurat personale të lojtarëve, të shtrihen nga 2 në 10 vite”. Në të gjithë botën (lojtarët në këtë rast), ata që janë në marrëdhenie me punën paguajnë tatimet e tyre në bazë të të ardhurave por edhe sigurimet shoqërore në mënyrë që nesër të kënë mundësinë e një pensioni dhe këtë Presidentët e dinë mirë, ata duhet të paguajnë një pjesë të këtyre taksave sipas ligjeve në fuqi. Ligjet në Shqipëri janë. Problemi kryesor qëndron në atë që unë personalisht e quaj:”bajraktarizimi” i futbollit shqiptar, ku një person i vetëm merr përsipër të drejtojë një klub i vetëm. “Unë jam sponsori, unë jam Presidenti, unë vendos”. Shpenzimet në futboll, por edhe në sportet e tjera, janë të mëdha dhe një përson i vetëm sado i pasur qëtë jetë e ka të vështirë të mbulojë gjithçka dhe për më tepër në Shqipëri, ku të ardhuart nga sporti janë shumë të vogla në raport me shpeznimet. Imagjinoni që shpëtim i vetëm për klubet shqiptare janë pjesmarja e tyre në kompeticionet europiane. Klubet shqiptare fërkojnë duart kur arrijnë të marrin të ardhura nga UEFA. Une mendoj që i vetmi shpëtim për futbollin në Shqipëri është privatizimi i klubeve shqiptare dhe krijimi i shoqërive aksionere. Tirana, Vllaznia, Teuta, Flamurtari etj kanë simpatizanë të cilët kanë biznese të fuqishme në Shqipëri, dhe që kanë dëshirë ti afrohen futbollit, por që qëndrojnë larg, pasi “mullari” me problemet finaciare të trashëguara nga klubet për vite me rradhë bëjnë që ata të mos jenë pjesë e një revolucioni sportiv në Shqipëri siç është privatizimi 100% i klubeve shqiptare.  Problemt finaciare janë krijuar nga ish presidentë apo edhe presidentët aktualë, të cilët me të drejtë kërkojnë që në rast privatizimi klubi, shuma që ata kanë sponsorizuar tu merret parasysh dhe ata të jenë pjesë e shoqatës aksionere që do të krijohet. Lëmshi i krijuar është vështirë të zgjidhet. Tirana vuajti për sezone me rradhë borxhin e akomuluar nga ish presidentët, por rregullimi i finacave po i jep shpresë klubit bardheblu për kalimin e situatës. Por klube të tjera, si Flamurtari, Vllaznia, Elbasani, Dinamo etj, duhet të gjejnë me shumë kurajo në të mirë të futbollit, formulën e faljes, çfarë do të thotë ata që kanë sponsorizuar deri tani duhet të heqin dorë nga kërkesat e tyre, në mënyrë që klubi dhe futbolli shqiptar të kenë mundësinë të ecin përpara. Deri sa trokitën në dyert e klubeve me dëshirën për të sponsorizuar duhet të gjejnë edhe dëshirën për tu larguar. Ndërsa Skëndërbeu është një lëmsh që vetëm ata që drejtojnë duhet ta zgjidhin në favor të futbolldashësve korçarë. “Ne do të protestojmë me qytetari e vendosmëri në bulevardet e Shqipërisë dhe nuk do të kthehemi më në fushat e blerta të stadiumeve, pa u përmbushur kërkesat tona. Ne do të bëjmë të njohur për opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar gjendjen katastrofike të klubeve shqiptare për shkak të politikave të gabuara e të papërgjegjëshme të shtetit dhe qeverisë shqiptare”, shprehet , Presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima. Në fakt zgjidhja nuk është kjo. FSHF dhe klubet shqiptare janë pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s. Ish miku i Kryeministrit Rama dhe sot opozitar i “flakë” e Tij, Koço Kokëdhima e di mirë që UEFA mund të ndërshkojë klubet shqiptare për mos rifillimin e kampionatit. Koço Kokëdhima e di mirë, që futbolli nuk luhet për portofolat e Presidentëve Sponsorizues, por për futbolldashësit. Dhe për më tepër çdo veprim politik i klubeve shqiptare do të ishte i prapanueshëm nga UEFA. Nga ana tjetër Kryeministri Rama, ka heshtur përballë kërkesave të Presidentëve të Kategorisë Superiore, të cilët janë të organizuar në Ligën Profesioniste të Shqipërisë ku bëjnë pjesë vetëm 10-të ekipit e Kategorisë Superiore.

DRITAN KADIA SEKRETARI I LIGËS PROFESIONISTE, shprehet për Vision Plus se:”Ky është një vendim unanim i të gjithë presidentëve të klubeve dhe ata i qëndrojnë fortë këtij vendimi. Arsyet pse natyrisht janë bërë dhe publike. Ata parasisht kushteve të vështira në të cilën ata punonin para pandemisë, koronavirusi ia thelloi dhe më shumë problematikat e tyre dhe me ndryshimet ligjore që bëhen për sponsorizime ata prisnin të kishin  lehtësira. Kjo gjë nuk ka ndodhur . Theksoj ligji vlen për të gjitha sportet dhe jo vetëm për futbollin.” Nga ana tjetër edhe shtëpia e futbollit shqiptar FSHF që organizon kampionatin hesht. Deri në përfundim të kësaj heshtje, topin nuk ka kush ta rrotollojë në Shqipëri. 

Filed Under: Sport Tagged With: Alban Kolonjari, Klubet e Superliges, presidentet

U-21- KUQEZINJTË FITOJNË NË FRYMËN E FUNDIT

September 9, 2020 by dgreca

Eleminatoret e Kampionatit Europian-Shpresa të bën me zemër. Kuqezinjtë fitore në frymën e fundit. –

Përgatiti:Alban KOLONJARI-*

Ekipi  U-21 fitoi me rezultatin 3-1 përballë modestëve të Andorrës. Në pjesën e parë kuqezinjtë të bëjnë me zemër. Takimi nis me gol për U-21 të Andorrës. Alaez shënon nga pika e bardhë e penalltisë. Gjyqtari i takimit ndërshkoi me faull brenda zonës mbrojtësin Bajrami që pengoi Rosas Ubach. Goli i pësuar goditi psikologjikisht kuqeznjtë. Takimi i parë në Andorrë kishte përfunduar 2-2, dhe pjesa e parë dha përshtypjen që kuqezinjtë do të ishin në një natë të errët. Gjatë 45 minutave të para, kuqezinjtë kërkuan të barazojnë rezultatin me anë të Kallakut, Mucit dhe Tucit por pa rezultat. Në fillimin e pjesës së dytë Shqipëria U-21 është më kërkuese dhe shfaq më shumë karakter. Goli i barazimit vjen nga mbrojtësi lacian Selmani në të 62-tën minutë. Kallaku kroson nga këndi dhe gjiganti kuqezi shënon me kokë. 1-1. Interesent është fakti që portieri Gentian Selmani dhe mbrojtësi Adolf Selmani janë vëllezër. Në të 85-tën minutë “juventini” Vrioni pas një asistit të Ismajlgecit, godet saktë me kokë duke shënuar golin e dytë 2-1. Goli i përmbysjes i jep frymarje kuqezinjëve. Në të katërtën minutë shtesë, pas një gjuajtje perlë të Kallakut, topi ndalet nga shtylla, Bullari qe ndjek aksionin shënon me portën e boshatisur 3-1. Me këtë fitore Shqipëria U-21 ngjitet në vendin e tretë me 11 pikë. Ne takimin tjetër të grupit tonë Anglia U-21 fitoi 2-1 me Austrinë U-21 me rezultatin 2-1. Pas takimit tranjeri i U-21 Alban Bushi u shpreh se nuk ishte i kënaqur nga niveli i gjykimit në këtë ndeshje:”Që kur jam bërë trajner gjithmonë mendoja se për gjyqtarët nuk do të thosha asgjë. Kam kaq vite në futbollin e luajtur por edhe tani që drejtoj, dhe si ky gjyqtar nuk kam parë kurrë. Ai ka ardhur me qëllim këtu, nuk di çfarë emri ti vë. Për mua ai merr notën  0″. Pas një ndeshje të shkëlqyer me Austrinë, ku kuqezinjtë fituan 5-1, në takimin me Andorrën, Shqipëria fitoi në frymën e fundit dhe me shumë vështërsi.  Për këtë tranjeri Bushi shprehet:“Nuk ka kundërshtarë të vegjël. Andorra luan e organizuar mirë në mbrojtje. Janë lojtarë që luajnë në liga të ulëta spanjolle, por mbrohen mirë. Na shënuan të parët dhe e kishim të vështirë, tentuam gjatë gjithë lojës të luanim nga krahët se ata mblidhen në zonë, krijuam raste, bëmë volum. Dua të falënderoj lojtarët se kemi bërë dy ndeshje në katër ditë dhe ndjehej lodhja. Në  këto ndeshje kemi luajtur me 16 lojtarë të rinj. Shumë prej tyre nuk kanë qenë pjesë e ekipi Shpresa. Ata luajtën mirë dhe me disiplinë. dua të vecoj  mbrojtësin Selmani që është i ri. E kam pasur te klubi im dhe mendoja se ishte e vështirë të bëhej futbollist, por me punë arrihet gjithçka. E marr si shembull. Kallaku është lojtar klasi, ka shumë klas, nuk mendoj se Shqipëria ka pasur ndonjëherë lojtar si Kallaku sa i përket cilësisë, teknike dhe inteligjencës. Ai është rritur se ka qenë dobët fizikisht, e ka marrë veten: Kam shpresë që do të bëhet lojtar shumë i mirë, për kombëtaren . Në këtë takim kuqezintë krijuan një volum të madh loje. Ata gjuajtën 15 herë në drejtim të portës kundërshtare. 9-të gjajtje brenda kuadratit, 4 jashtë saj, dhe dy herë ishtë portieri që bllokoi gjuajtjen e futbollistëve tanë. Gjithsesi fakti që pesë lojtarë u ndërshkuan me kartoin e verdhë, flet për faktin që duhet të përgatiten me shumë psikologjikisht dhe sidomos në marëdhënie me gjyqtarin e takimit pavarësisht nga niveli i tij i gjykimit. 

U-21 

Shqipëri-Andorra 3-1

Austri-Angli 1-2

Ndeshja e ardhëshme 

Kosovë-Shqipëri. 12/11/2020

Angli-Shqipëri 16/11/2020

Anglia 15

Austria 12

Shqipëria 11

Turqia 7

Kosova 6

Andorra 4

U-21

Eleminatoret e Kampionatit Europian.

Shpresa të bën me zemër. Kuqezinjtë fitore në frymën e fundit. 

Ekipi  U-21 fitoi me rezultatin 3-1 përballë modestëve të Andorrës. Në pjesën e parë kuqezinjtë të bëjnë me zemër. Takimi nis me gol për U-21 të Andorrës. Alaez shënon nga pika e bardhë e penalltisë. Gjyqtari i takimit ndërshkoi me faull brenda zonës mbrojtësin Bajrami që pengoi Rosas Ubach. Goli i pësuar goditi psikologjikisht kuqeznjtë. Takimi i parë në Andorrë kishte përfunduar 2-2, dhe pjesa e parë dha përshtypjen që kuqezinjtë do të ishin në një natë të errët. Gjatë 45 minutave të para, kuqezinjtë kërkuan të barazojnë rezultatin me anë të Kallakut, Mucit dhe Tucit por pa rezultat. Në fillimin e pjesës së dytë Shqipëria U-21 është më kërkuese dhe shfaq më shumë karakter. Goli i barazimit vjen nga mbrojtësi lacian Selmani në të 62-tën minutë. Kallaku kroson nga këndi dhe gjiganti kuqezi shënon me kokë. 1-1. Interesent është fakti që portieri Gentian Selmani dhe mbrojtësi Adolf Selmani janë vëllezër. Në të 85-tën minutë “juventini” Vrioni pas një asistit të Ismajlgecit, godet saktë me kokë duke shënuar golin e dytë 2-1. Goli i përmbysjes i jep frymarje kuqezinjëve. Në të katërtën minutë shtesë, pas një gjuajtje perlë të Kallakut, topi ndalet nga shtylla, Bullari qe ndjek aksionin shënon me portën e boshatisur 3-1. Me këtë fitore Shqipëria U-21 ngjitet në vendin e tretë me 11 pikë. Ne takimin tjetër të grupit tonë Anglia U-21 fitoi 2-1 me Austrinë U-21 me rezultatin 2-1. Pas takimit tranjeri i U-21 Alban Bushi u shpreh se nuk ishte i kënaqur nga niveli i gjykimit në këtë ndeshje:”Që kur jam bërë trajner gjithmonë mendoja se për gjyqtarët nuk do të thosha asgjë. Kam kaq vite në futbollin e luajtur por edhe tani që drejtoj, dhe si ky gjyqtar nuk kam parë kurrë. Ai ka ardhur me qëllim këtu, nuk di çfarë emri ti vë. Për mua ai merr notën  0″. Pas një ndeshje të shkëlqyer me Austrinë, ku kuqezinjtë fituan 5-1, në takimin me Andorrën, Shqipëria fitoi në frymën e fundit dhe me shumë vështërsi.  Për këtë tranjeri Bushi shprehet:“Nuk ka kundërshtarë të vegjël. Andorra luan e organizuar mirë në mbrojtje. Janë lojtarë që luajnë në liga të ulëta spanjolle, por mbrohen mirë. Na shënuan të parët dhe e kishim të vështirë, tentuam gjatë gjithë lojës të luanim nga krahët se ata mblidhen në zonë, krijuam raste, bëmë volum. Dua të falënderoj lojtarët se kemi bërë dy ndeshje në katër ditë dhe ndjehej lodhja. Në  këto ndeshje kemi luajtur me 16 lojtarë të rinj. Shumë prej tyre nuk kanë qenë pjesë e ekipi Shpresa. Ata luajtën mirë dhe me disiplinë. dua të vecoj  mbrojtësin Selmani që është i ri. E kam pasur te klubi im dhe mendoja se ishte e vështirë të bëhej futbollist, por me punë arrihet gjithçka. E marr si shembull. Kallaku është lojtar klasi, ka shumë klas, nuk mendoj se Shqipëria ka pasur ndonjëherë lojtar si Kallaku sa i përket cilësisë, teknike dhe inteligjencës. Ai është rritur se ka qenë dobët fizikisht, e ka marrë veten: Kam shpresë që do të bëhet lojtar shumë i mirë, për kombëtaren . Në këtë takim kuqezintë krijuan një volum të madh loje. Ata gjuajtën 15 herë në drejtim të portës kundërshtare. 9-të gjajtje brenda kuadratit, 4 jashtë saj, dhe dy herë ishtë portieri që bllokoi gjuajtjen e futbollistëve tanë. Gjithsesi fakti që pesë lojtarë u ndërshkuan me kartoin e verdhë, flet për faktin që duhet të përgatiten me shumë psikologjikisht dhe sidomos në marëdhënie me gjyqtarin e takimit pavarësisht nga niveli i tij i gjykimit. 

U-21 

Shqipëri-Andorra 3-1

Austri-Angli 1-2

Ndeshja e ardhëshme 

Kosovë-Shqipëri. 12/11/2020

Angli-Shqipëri 16/11/2020

Anglia 15

Austria 12

Shqipëria 11

Turqia 7

Kosova 6

Andorra 4

*Me shume fotografi gjeni ne Facebook -Gazeta Dielli

Filed Under: Sport Tagged With: Alban Kolonjari, U-21

KUQ E ZI: DY FITORE JASHTË SHTËPISË

September 4, 2020 by dgreca

Nata e madhe “Kuq e Zi”:Shqipëria fiton 2: 0 ne Minisk, Shpresa shemb” Austrinë e vendit të dytë në grup– në Riedi-Austri–

Përgatiti:Alban KOLONJARI-USA-

Shqipëria e nis me këmbën e mbarë duke fitur 0-2 përballë Bjellorusisë në Eliminatoret e Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë zhvilluan një pjesë të parë të mirë dhe një pjesë të dytë, që nuk u ngrit në lartësinë e duhur. Sokol Cikalleshi zhbllokoi takimin ndaj Bjellorusisë, pas një veprimi individual. Goli i dha mundësinë kuqezinjëve të menaxhojë lojën. Sfida Bjellorusi-Shqipëri ishte ndeshje e komplikuar, dhe me kalimin e minutave u bë shumë e vështire për kuqezinjtë. Një nga shkaqet ishte mangësia fizike e lojtarëve tanë në raport me kundërshtarin bjellorus. Bjellorusia kishte në përbërje të saj lojtarë që luajnë në kampionatin vendas, i cili është i vetmi kampionat në Europë që nuk është ndërprërë për asnjë cast dhe treguan një pregatitje fizike të mirë. Ndërsa lojtarët tanë zbrisnin në fushën e lojës pa patur minuta në këmbë por vetëm stërvitje me ekipet e tyre. Gjithsesi kuqezinjtë e nisin me fitore me këto eliminatore dhe tranjeri Edi Reja u shpreh se ishte :”shumë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëev të tij”. “Objektivi ynë ishte të merrnim fitoren dhe kryesimin e grupit dhe besoj se ia arritëm qëllimit. Kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë, kur edhe gjetëm golin e avantazhit, ndërsa më pas patëm një rënie të pritshme fizike, ndaj u vendosëm pak më mbrapa. Dua të veçoj punën shumë të mirë të bërë në fazën mbrojtëse, ku lexuam në perfeksion manovrën e kundërshtarit. Jam i kënaqur me paraqitjen dhe mbi të gjitha me fitoren.” Një mbrojtje “italine” me tre, Veseli, Gjimishti dhe Demarku. Përpara tyre “supriza” Trashi dhe kapiteni Hysaj, dhe në mesfushë Abrashi, Gjasula, Bare ndersa në sulm Cikalleshi ndihmohej nga Manaj. Për këtë fakt tekniku Edi Reja shprehet:”Mbrojtja bëri një ndeshje perfekte, duke mos i lejuar asgjë kundërshtarit, ndërsa sulmi pati oshilacione, pasi shpesh e ulte ritmin, duke mos mbajtur topin. Më pëlqyen edhe tre mesfushorët, që vrapuan shumë gjatë gjithë ndeshjes dhe na dhanë superioritet në thuajse të gjithë sektorët e fushës”. Në pjesën e dytë Bjellorusia është më këmbëngulëse, ndërsa tek skuadra jonë ndihet lodhja e energjive të harëgjuara gjatë pjesës së parë. Bjellorusët shtyjnë përpara dhe kontrollojnë mesfushën, ndërsa kuqezinjtë e kanë të vështire të dalin përprara. Reja ndërhyn në kohën e duhur. Vendin e Trashit të dëmtuar e zë Roshi, ndërsa atë të Cikalleshit Balaj, për ti dhënë freski sulmit. Pas një kombinimi midis dy “firakëve” Roshi-Bare ky i fundit gjuan brenda zonës duke shënuar goiln e dytë për kuqezinjtë. 

Sokol Cikalleshi.

“Riktheheshim pas shumë kohësh dhe ka qenë shumë e vështirë kjo ndeshje. Gjendja jonë fizike nuk ishte në nivelin e duhur, ndaj jam shumë i lumtur që i hapa rrugën e fitores ekipit, me golin që shënova. Ky ishte kundërshtari ynë më i vështirë për vendin e parë, por kemi bërë gjysmën e punës me këtë triumf. Me ekipet e dobëta kemi hasur vështirësi, ndaj uroj që pas 3 ditësh të bëjmë përsëri fitore. Çdo prurje e re është në të mirë të Kombëtares. Në momentin kur rritet konkurrenca, të gjithë japin maksimumin”.

Loren Trashi

“Kam marrë një goditje në kavilje dhe nuk po ndihesha mirë gjatë ndeshjes. Provova të vijoja lojën, por ishte e pamundur dhe kërkova zëvendësim. Ndikoi edhe lodhja, pasi kisha kohë pa ndeshje dhe mendova t’i lë vendin një tjetri që ishte më i freskët. Më kanë munguar ndeshjet zyrtare, pasi stërvitje kam bërë rregullisht. U mundova të zbatoja detyrat që më dha trajneri dhe më vjen mirë që çdo gjë shkoi në favorin tonë. Trajneri dhe stafi i tij e vendosën një ditë para që do të isha titullar. Në futboll duhet të jesh gati për çdo vendim dhe tani shpresoj që të rikuperoj për ndeshjen me Lituaninë”,

U-21 Ortek kuqezi në Austri.

Austri-Shqipëri 1-5

Shqipëria U-21 e drejtuar nga trajneri Alban Bushi ka realizuar një fitore historike sonte në mbrëmje, duke fituar me rezultatin 1-5 me homologët e tyre austriakë në stadiumin “Keine Sorgen Arena” të Riedi në Austri. Ndeshja ishte e vlevëshme për Eleminatoret e Kampionatit Europin të Futbollit EURO 21. Ekipi ynë e dominoi lojën dhe u hakmorr ndaj Austrisë për atë humbje të psësua në shtator e vitit 2019 me rezultatin 0-4 në Niko Dovana të qytetit të Durrësit. Në pjesën e parë në të 16 mimutë, Sherif Kallaku realizoi golin e parë nga një goditje dënimi ku tregoi klasin e tij. Dhjetë më vonë në të 26-të minutë  pas një aksioni të bukur në zonë dhe kombinimi  midis Vrionit dhe Tucit, ky i fundit shënon golin e dytë,  duke vendosur Shqipërinë në udhëheqje të rezultatit 0-2. Pjesa e dytë foli e gjitha për Shqipërinë U-21. Talenti “bardheblu” Ernest Muçi i sapohedhuri në fushën e lojës Ernest Muçi, shënon një supergol në të e 64-trën minutë duke shtangur portierin austriak. Në të 82-tën minutë Xhixha shkakton 11 metërsh që kthehet në gol nga Ëolf 1-3. Austria kërkon të rihapë lojën, por  harron mbrojtjen, ku Ernest Muçi është në një natë magjike. Në të 87-tën minutë ai bëhet protagonist ku driblon mbrojtjen austriake kundërshtare  duke shënuar golin e katërt dhe  golin e dytë personal në këtë ndeshje. Austria dorrëzohet, por jo kuqezinjtë tanë. Në minutën e ’89 të të ndeshjes mbrojtësi Adolf Selmani shënon golin e pestë pas një goditje të bukur me kokë. Me datën 8 shtator U-21 do të luajë më Andorrën në “Elbasan Arena”. Shqipëria U-21 ndodhet në grupin e 3-të ku bëjnë pjesë Anglia, Austria, Shqipëria, Turqia, Kosova dhe Andora. Pas kësaj fitorje Shqipëria U-21 hyri sërisht në vadhe për zonën play-off. Ajo që të binte në sy sot në këtë takim ishte fakti që tranjeri Alban Bushi i besoi shumë lojtarëve që luajnë në Super Ligën Shqiptare, si Kallaku, Muçi, Selmani, Ismailgeci, etj

Anglia 15 pikë

Austria 12 pikë

Shqipëria 8 pikë

Turqia 7 pikë

Kosova 6 pikë

Andora 4 pikë

Ndeshjet e ngelura

Shqipëri-Andorë

Kosovë-Shqipëri

Angli-Shqiperi

Filed Under: Sport Tagged With: 5 me 1, Alban Kolonjari, Shqiperi -Bjellorusi 2 me 0, Shqiperi U-21-Austri

Faleminderit Mergim Marvaj…

August 23, 2020 by dgreca

Ish-Kapiteni largohet dhe shpreson:”Nje Flamur, Nje Simbol”Faleminderit Mergim Marvaj.Pergatiti Albano KolonjariNe shtator Kombetarja Shqiptare do te zbrese serisht ne fushen e lojes, por Mergim Marvaj nuk do te jete. Largimet jane gjithmone trishtuese. Ish kapiteni nuk do te jete ne fushen e lojes, por ne zemrat e tifozeve kuqezi. Mergim Marvaj dha doreheqjen nga Kombetarja kuqezi, nepermjet nje postimi ne Instragram. Kane kaluar tete vite nga dita kur gjermano-kosovari Mergim Marvaj veshi per here te pare bluzen kuqezi. Tete vite nga dita kur ish futbollisti i perfaqesueses Gjermane U-21 (dy ndeshje), vendosi te ndiqte rrugen e Lorik Canes dhe te bashkohej me Kombetaren Shqiptare. 50 ndeshje, tre gola mjaftuan ta per ta kthyer ate tashme nje nje Legjende Kuqezi. Mergim Marvaj nuk i ka harruar emocionet e ndeshjes se pare Shqiperi-Katar 2-1 te zhvilluar ne Spanje, kur ish tranjeri De Biassi do ti jepte atij besim per te luajtur me kuqezinjte.  Mergim Marvaj shpreson qe ” nje dite nje Flamur te jete simboli yne”. Faleminderit Mergim Marvaj. Faleminderit per sakrficat dhe djeresen e derdhur per bluzen kuqezi. Per here te pare ne futbollin profesionist Marvaj do ta luane me skuadren SV Darmstadt 98 me te cilen zhvillon 38 ndeshje dhe shenon dy gola. Ne sezonin 2007-2008 VFL Bochum 2, tete ndeshje nje gol. 2008-2010, VFL Bochum 65 ndeshje, nje gol. 2011-2014 Greuther Furth 105 ndeshje tre gola. 2014-2016 FC Koln 43 ndeshje, FC Koln 2, 4 ndeshje. 2017-2018 Hamburger SV 31 ndeshje, 2018 Aris 5 ndeshje, 2019 FC Ingolstadt 12 ndeshje dhe 2019-2020 Greuther Furth 23 ndeshje. 
Presidenti i FSHF Armando DukaSot u njoha me vendimin e Mërgim Mavrajt për t’u tërhequr nga kombëtarja shqiptare. Lajme të tilla janë gjithmonë prekëse, sidomos kur bëhet fjalë për lojtarë të cilët kanë dhënë shumë për skuadrën tonë përfaqësuese.Gjithmonë me këmbë në tokë, i gatshëm të sakrifikojë për të mirën e skuadrës dhe një lider plot edukatë – kështu e risjell gjithmone ne mendje Mërgimin që nga viti 2012, kur nisi rrugëtimin e tij kuqezi. Këto tetë vite u kulmuan me kualifikimin në Europianin 2016, arritje me të cilën ai e ka vendosur emrin në faqet më të arta të historisë së futbollit shqiptar.Jam krenar për djem si Mërgimi, të cilët kombëtaren e kanë konsideruar si gjënë më të shenjtë. Siç u shpreh edhe ai sot, çdo gjë e ka një fund dhe vitet mbi supe kanë peshën e tyre.Duke vlerësuar maksimalisht kontributin e tij për Kombëtaren kuqezi, dua t’i uroj shumë suksese Mërgimit në të ardhmen dhe sa më shumë mbarësi.Mergim MarvajKanë kaluar gati 8 vite që prej shtatorit të 2012-ës, kur unë debutova për herë të parë me Kombëtaren Kuq e Zi, vite të cilat mbase nuk janë të shumta, porse emocionet, sfidat, sakrificat, rëniet, ngritjet dhe sukseset kanë qënë të mëse të mjaftueshme për të skalitur në brendësinë time përjetime të rralla dhe të pashlyeshme. Ky rrugëtim më ka ofruar mundësinë që ta njoh dhe me mirë vendin tim, njerëzit e vendit tim por dhe vet veten time dhe jo vetëm, si shkak i këtij rrugëtimi dhe sportin arrita ta njoh dhe me mirë. Mirëpo si çdo rrugëtim dhe ky e ka një fund, dhe ky fund është më se i lumtur. Ndaj për këtë dëshiroj të falenderoj të gjithë bashkshoqëruesit e mi duke filluar nga Familja ime, Miqt e mi, Ndjekësit e Kombëtares Kuq e Zi, Presidentin Armando Duka, Kolegët e mi dhe të gjithë Stafet Teknike me të cilët kam punuar, edhe pse gjithsecili prej tyre meriton një falenderim personal jam i detyruar që të gjithë falenderimet ti përmbledh në keto pak rreshta. Mbi të gjitha falënderimet është falenderimi ndaj Zotit, I Cili ma mundësoj këtë fund të lumtur.
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe popullin tonë shqiptar !
Zoti na e mundësoftë që Një Flamur të jetë simboli ynë !
Përzemërsisht,
Mërgim Mustafë Mavra

Filed Under: Sport Tagged With: Alban Kolonjari, faleminderit, Mergim Mavraj

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 8
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT