Nga Ahmet ZANI/
Ka mbyllur siparin edicioni i dytë i eventit mbarëkombëtar për fëmijë Miss & Mister Children Albania 2016. 80 fëmijë fitues që ishin shpallur të tillë në qytetet e tyre respektive kanë qenë konkurentët e këtij spektakli mbreselënës që u organizua nga 16-18 Qershor në Durrës. Fëmijët nga 6-13 vjeç kanë garuar të gjithë së bashku duke sjellë bashkë me alegrinë dhe natyrshmërinë e tyre, pjesë të ëndrrave dhe botës së tyre fëminore. Konkurentët ushin nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, Maqedonisë, Mali i Zi dhe nga Kosova gjithashtu. Organizatore e këtij eventi special ka qënë si gjithmonë agjensia e spektakleve Albania Event Productions me organizatore gazetaren e njohur Albana Çakshiri nën produksionin e producentes Irena Vreto. Organizatorët kishin zgjedhur qytetin bregdetar të Durrësit si një nga qytetet më elitare të turizmit dhe kulturës në Shqipëri. 80 pjesmarrësit e kësaj gare kanë konkuruar për çmime të ndryshme, ku natyrisht çmimet kryesore janë ato të Miss Children Albania dhe Mister Children Albania. E veçanta e këtij edicioni ka qënë juria e cila ka patur pjesë të saj vetëm tre antare emra të njohur në fushat përkatese dhe njëherësh personazhe shumë elitare. Natyrisht që emri më special i jurisë ka qënë ai i tenorit me famë botërore z. Agim Hushi. Gjithashtu pjesë e jurisë ka qënë piktori i suksesshëm nga Maqedonia njëhereësh drejtori i Qëndrës për Kulturë në Gostivar z. Luan Zenki. Produksioni kishte vendosur si kryetar të jurisë botuesin e suksesshëm të gazetës më të mirë në tregun shqiptar Telegraf z. Ëngjëll Musai. Juria ka votuar për çmimin e madh Mister Children Albania 10 vjeçarin nga Fushë Kruja Orges Daci. Ndërkaq vajza që është kurrorëzuar si fëmijë më i bukur i trojeve shqiptare për vitin 2016 është 9 vjeçarja nga Bulqiza Gerdana Viçishta. Gjithashtu 10 fëmijë të kësaj gare do përfaqësojne Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi në garën e madhe botërore në kategorinë fëmijë Miss&Mr. Grand Sea Universe në Sofie Bullgari. Vlen te përmendet ndër te tjera Eleni Cereni 10 vjeçarja durrsake që përveçse është vleresuar me tre çmime të rendësishme mes të cilëve dhe atë te përfaqësimit të Shqipërisë në eventin boteror të lartpërmendur. Gjatë performancave të konkurentëve vëmendja është fokusuar dhe tek evidentimi i talenteve artistike. Nadia Meta Miss Children Peshkopia ka performuar si këngëtare duke sjellë emocione të bukura ndërsa është vlerësuar me tre çmime të rëndësishme. Përgjatë këtij viti të gjithë fëmijët fitues do të jenë pjesë e një botimi special në një revistë të rëndësishme, ndërkohë qe do jenë imazh dhe i disa kompanive me produkte për fëmijë. Dy fituesit e vitit të kaluar Medina Shijaku nga Kavaja dhe Reald Gishta kanë qënë prezent në skenë duke dorëzuar trofetë tek fëmijët pasardhes. Spektakli u drejtua nga Albana Çakshiri njëherësh organizatore e eventit