• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Uellsi- Kombëtarja shqiptare pa dy kapitenët

June 2, 2021 by dgreca

Nga Albano Kolonjari-Dielli/

Dy kapitenët Etrit Berisha, edhe  Elseid Hysaj nuk do të jenë të gatshëm për takimin miqësor përballë Uellsit që do të luhet ditën e shtunë për shkak të problemeve fizike. Dhe sëbashku me ta dhe mesfushori Odise Roshi që ka pësuar tërheqje muskulore gjatë seancës stërvitore të ditës së hënë.  Duke parë shkallën e dëmtimit, stafi mjekësor i Kombëtares ka deklaruar se Roshi nuk do të jetë i gatshëm për dy miqësoret ndaj Uellsit dhe Republikës Çeke.  Dhe jo vetëm kaq. Për herë të parë tekniku Edoardo Reja nuk do të ketë në portë dyshen e njohur Berisha-Strakosha, ky i fundit nuk është preferuar të thirret për këto dy takime duke patur parasysh edhe perfomancën e tij tek Lacio. Reja ka thirrur portierët Gentian Selmani, Alen Sherri (FK Laçi)  dhe Romeo Harizaj (FK Apolonia), duke lënë në shtëpi edhe kapitenin e Partizanit Alban Hoxha. Duket se për herë kuqezinjtë do ta nisin ndeshjen duke patur në portë portierin Gentian Selmani që luan me Boluspor në Turqi . “Këto ndeshje janë ndeshje ideale për të parë se ku jemi. Unë mendoj që këta kundërshtarë janë shumë të ngjashëm me Polononë, që është një nga ekipet më të forta në Europë, por edhe me Hungarinë e cila ka punuar mjaft mirë dhe ka një formë në rritje, sidomos vitin e fundit. Duhet të jemi të përgatitur të japim maksimumin në këto ndeshje për t´u rikthyer sa më në formë në shtator, thotë Reja. Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Uells, ku të shtunën, datë 5 qershor, do të luajë ndaj vendasve një takim miqësor. 

Më 20 nëntor të vitin 2018 Shqipëria dhe Uellsi kanë luajtur një takim miqësor në Elbasan Araena, kuqezinjtë fitonin me 1-0 me gol të sulmuesit Bekim Balaj nga pika e bardhë e penalltisë. Në këtë takim Shqipëria luante me skemën 4-1-4-1 përballë 4-2-3-1 të Uellsit.

Shqipëri-Uells 1-0

Ja formacioni kuqezi

1 Etrit Berisha, 15 Mërgim Mavraj, 6 Adrian Ismajli, 8 Migjen Basha, 5 Frederic Veseli, 4 Elseid Hysaj, 14 Taulant Xhaka, 2 Andi Lila ,  60′ (9 Ledian Memushaj), 7 Eros Grezda, 69′ (13 Sabien Lilaj), 22 Myrto Uzuni, 19 Bekim Balaj (58′ gol me penallti). 

Në takimin e ditës së shtunë pritet që Uellsi të kërkojë “hakmarrje” përballë humbjes së pësuar në vitin 2018, kur skuadra e kapitenit të njohur Ryan Giggs dhe sulmuesit potent Gareth Bale u kritikua për humbjen e pësuar dhe shtypi vendas e quajti humbje si një humbje poshtëruese. Me datë 2 qershor Uellsi do të luajë një miqësore përballë Francës, me të cilën është ndeshur pesë herë, tre fitore për francezët, një barazim dhe një fitore për Uellsin me golavarazhin e përgjithshëm 11-4 për Gjelat.

Përpara takimit tekniku Reja është ndalur edhe tek çështja Nedim Bajrami. “Është shumë Teknik, lojtar që zotëron aftësi të mira dribluese, që mund të driblojë lehtësisht kundërshtarët. Ka të dhëna shumë të mira sa i përket asisteve dhe pë rmua do të ishte një lojtar ideal për të kompletuar ekipin tonë. Shpresoj të zgjidhet sa më shpejt, dëshira e të gjithëve është që ai të luajë me Kombëtaren shqiptare dhe unë besoj se do kemi një fund pozitiv”. Gjithashtu Reja tha se “përsa i përket Rrocës, sigurisht është një lojtar interesant dhe unë e kam ndjekur dhe e ndjek në vazhdimësi. Ndërsa për sa i përket Gjasulës, ai ka patur probleme fizike, por ka dhe probleme me klubin”. Çështja Kamberi:” Sigurisht ne e donim në skuadër, por ndoshta nuk është mirë fizikisht ose ka probleme në kokën e tij në këtë moment, ndoshta nuk ka gjetur ende ekuilibrin e duhur por sigurisht ne jemi gati të ulemi e të diskutojmë me të për të ardhmen dhe pse jo të rishikojmë edhe ne pozicionin tonë dhe të gjejmë gjuhën e përbashkët”. Interesant është fakti që nga formacioni i 2018 për kuqezinjt do të jenë në fushën e lojës dy futbollistë, mbrojtësi Ismajli dhe aoutori i golit Balaj. 

Portierë

Gentian Selmani

Alen Sherri

Romeo Harizaj

Mbrojtës

Ardian Ismajli

Berat Djimsiti

Marash Kumbulla

Federic Veseli

Arlind Ajeti

Albi Doka

Lerenc Trashi.

Mesfushorë dhe  sulmues.

Amir Abrashi

Qazim Laci

Ermir Lenjani

Ylber Ramadani

Odise Roshi

Keidi Bare

Sherif Kallaku

Endri Cekici

Sokol Cikalleshi

Rei Manaj

Taulant Seferi

Bekim Balaj.

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, Uellsi- Kombëtarja shqiptare

KAPITENI HYSAJ DREJT LAZIOS?

May 11, 2021 by dgreca

Lazio SMS Elseid Hysajt:” Përshtatesh me skemat e Inzagit”Kapiteni i Lazios/ Senad Lulic  me valixhe në dorë. Mbrojtësi i majtë Mohamed Fares pati një sezon të dështuar për shkak të dëmtimeve. A do të jetë shkodrani Hysaj zëvëndësuesi i Lulic ?

Përgatiti Albano Kolonjari/

Lazio po kërkon të forcojë mbrojtjen gjatë merkatos së verës dhe po ndjek nga afër situatën e dy lojtarëve të Napolit Elseid Hysaj dhe Nikola Maksimović  të cilët së shpejti do të jenë lojtarë të lirë. Lajmin e bën të ditur portali sportiv TheLaziali. 27-vjeçari shqiptar Elseid Hysaj është mbrojtës i majtë ndërsa serbi 29-vjeçar Nikola Maksimović është qendërmbrojtës.Të dy janë në dispozicion për të nënshkruar një transferim falas në fund të muajit të ardhshëm. Por cili nga të dy do të ishte më i përshtatshëm për Biancocelesti? Duke filluar me Hysaj, ka të ngjarë që ai të përshtatet më së miri në sistemin e Simone Inzaghi si mbrojtës i krahut të majtë, duke plotësuar rolin e zënë aktualisht nga kapiteni Senad Lulic  dhe ish njeriu i SPAL Mohamed Fares. Lulic ka vendosur të largohet nga Biancocelesti në fund të sezonit, ose të pensionohet ose të zhvendoset në ligën Zvicerane, duke liruar një vend në këtë rol. 25-vjeçari Fares nuk ka arritur të tregojë veten e tij në këtë sezon. Ai ka luajtur shumë pak minuta dhe është përballur me çështjet e dëmtimit të muskujve, duke i dhënë Hysaj mundësinë për të luftuar për një vend fillestar nëse ai nënshkruan me Lazion.  Duke parë statistikat, Hysaj është më pak i suksesshëm në sulm në krahasim me mbrojtësin aktual të krahut të majtë Mohamed  Fares, duke patur 0.2 xG jo-penallti me 0.6 xG jo-penalltie të Fares, por 1.5 xA i shqiptarit është më i mirë se 1.0 xA i Fares, duke sugjeruar që tek Napoli Hysaj është një lojtar më kreativ. Kjo mbështetet nga numrat kalues ​​të Hysaj. Shqiptari përfundon mesatarisht 54.7 pasime për 90 minuta, me një normë përfundimi të pasimeve prej 84.5%; Nga ana tjetër, Fares, 33.8 pasime për 90 dhe plotësojnë vetëm 77.2% të tyre, një rënie e konsiderueshme. Sidoqoftë, Fares krijon më shumë shanse për gjuajtje ne portë, mesatarisht 2.20 veprime krijuese për 90 minuta krahasuar me Shqiptarin 1.42 për 90 minuta. Algjeriani Mohamed Fares që aktualisht luan me Lazion mban një avantazh të vogël edhe në mbrojtje, duke kompletuar 1.70 ndalime për 90 krahasuar me 1.48 të Hysaj. Nëse Maksimovic nënshkruan për Lazio, atëherë ai do të ishte pjesë e tre mbrojtësve të ekipit, që do të thotë se ka të ngjarë të konkurrojë me Patric, Stefan Radu dhe Luiz Felipe për një vend fillestar, me pozicionin e Francesco Acerbi të konsideruar të palëkundur. Krahasuar me mbrojtësit e zakonshëm të Biancocelesti, 29-vjeçari Maksimovic nuk bën përshtypje të veçantë. 1.57 trajtimet e tij për 90 janë më të ulëta se Radu (1.77), Patric (1.63) dhe Acerbi (1.80), dhe kjo tendencë përsëritet në një shumëllojshmëri të metrikave.

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, Kapiteni Hysaj, tek Lazio

Shqiponjat”fluturojnë”me vështirësi

April 1, 2021 by dgreca

  • Kualifikueset Europiane Katar 2022- San Marino-Shqipëri 0-2/

Shënojnë Manaj dhe Uzuni, por loja lë shumë për të dëshiruar. Në shtator udhëtojmë në Poloni dhe presim Hungarinë në Tiranë./

Përgatiti Albano Kolonjari/

Shqipëria fitoi me rezultatin 0-2 të mërkurën në mbrëmje, në San Marino Stadium, përballë San Marinos . Në këtë ndeshje kuqezinjtë vuajtën shumë për të arritur tek fitorja. Teknikun Reja, edhe këte herë, ishte kundër kritikave ndaj ekipit dhe zgjedhjeve tekniko-taktike që ai zgjodhi për këtë ndeshje duke deklaruar se :”E rëndësishme është që morëm 3 pikët”. Teknikisht “Komandati” kuqezi ka të drejtë, por praktikisht  nëse Shqipëria vazhdon të luajë sic luajti me (Andora, Angli dhe San Marino) do ta ketë shumë të vështirë realizimin e objektivave të saj që sipas portierit Strakosha janë: “Shpresojmë të kapim vendin e dytë. Kemi lojtarë me vlera dhe mund ta realizojmë këtë”. Teknikun Reja thotë se:”E kemi shumë të vështirë, me skuadra të tilla si Andora dhe San Marino që tërhiqen shumë mbrapa, dhe kjo më bën të reflektoj edhe për skema të tjera”. Reja “Italiani” kuqezi në fillimin e takimit i qëndroi besnik skemës së tij 1-3-5-2. Kapiteni Berisha u ul në stol dhe në vend të tij portieri Strakosha. Një mbrojtjen sërisht me tre,  ku binte në sy rikthimi i Ajeti, Gjimishti në qëndër dhe Veseli në majtë. Në mesfushë Hysaj (që mbate shiritin e kapitenit), Bare, Ramadi,  Laçi dhe Lenjani. Në sulm Broja dhe Manaj. 45-të minutat e para janë një loje e lexueshme e lojtarëve kuqezi. Shqiponjat luajnë nga krahët, dhe skuadra kërkon të gjejë golin nëpërmjet krosimeve në zonë, por të gjitha topat largohen nga mbrojtësit e San Marinos dhe nga gjitha tentativat vetëm një top përfundon në kuadratin e portës. 0-0 përballë skuadrës që në renditjen e FIFA-s ështe në vendin e 220-të. I pakuptueshëm insistimi i teknikut  Reja gjatë kësaj pjese në skemën 3-5-2 kur ka përballë një ekip modest. Në pjesë e dytë Shqipëria ndryshon. Uzuni zëvendësoi Laçit, Roshi zëvendësoi Brojën. 3-4-3 në fushën e lojës. Shqipëria bëhet më sulmuese. Në minutën e 61-të, Manaj më në fund ia del të shënojë me kokë pas një krosimit të saktë të Uzunit, 0-1. Në minutën e 84-të gjatë një goditje këndore, Gjimishti gjuan me kokë, topi përplaset në traversë, Veselit ndjek trajektoren e topit, gjuan dhe aty  Myrto Uzuni,  e devijon topin  në rrjetë 0-2. “Në të dytën ndryshuam diçka. Kishim disa raste për shënim, dhe goditëm dy herë edhe shtyllën. Sigurisht që do të më pëlqente të luanim më mirë, por kjo është ndeshja e tretë brenda javës dhe është e vështirë të rikuperojnë energjitë lojtarët. Morëm 6 pikë dhe ia dolëm të arrijmë objektivin që kishim për këto 3 ndeshje. Duhet të bëjmë më mirë ndaj këtyre skuadrave” u shpreh Reja.

Grupi I, fatet e Shqipërisë vendosen në Shtator. 

Poloni-Shqipëri me 2 Shtator dhe Shqipëri-Hungari me 5 shtator 2021, janë dy ndeshjet kyc që kuqezinjtë do të luajnë dhe aty do të varet edhe “fatet” e Shqiponjave në këto eleminatore. “Dua të krijoj një grup të pjekur, për të ecur përpara. Skuadra nuk bëhet për një vit. Duhet kohë. Duhet të gjesh lojtarët e duhur. Pas këtyre ndeshjeve, mund të bëjmë ndryshime. Do përpiqem të formoj një grup me 22 lojë. Shpresoj të na vijë edhe Bajrami, pasi do të na japi më shumë fantazi, në mënyrë që të kemi një lojë më shumë sulmuese”, u shpreh Reja. Por nga Zvicra pretendohet se mesfushori i Empolit Nedim Bajrami ,nuk lejohet nga FIFA që të luajë për Shqipërinë me Kombëtaren A. Gjithsesi do të jetë FSHF ajo që do të sqarojë situatën e krijuar. “Kemi 6 pikë e jemi në lojë, kemi kundërshtarë të fortë, por besoj se kjo skuadër ka më shumë vlera. Bajrami kishte probleme me letrat dhe iku, por shpresojmë që ta kemi sa më shpejt në eklip, pasi është një lojtarë shumë i mirë” u shpreh Elseid Hysaj.  

Në ndeshjet e grupit tonë Anglia mundi 2-1 Poloninë, ndërsa Hungaria fitoi 1-4 me Andorrën. 

  • Me shume foto gjeni ne Fb(Gazeta Dielli)

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, Shqiperi-San marino

Izmir Smajlaj dhe Franko Burraj ngrenë lart flamurin e Shqipërisë në Beograd

February 25, 2021 by dgreca

Nga Albano Kolonjari/ Izmir Smajlaj dhe Franko Burraj ngrenë lart flamurin e Shqipërisë në Beograd. Dy atletët tanë Izmir Smajlaj dhe Franko Burraj, ngritën lart flamurin e Shqipërisë në Mitingun Ndërkombëtar të Beogradit 2021. Atleti i kërcimit së gjati Izmir Smajlaj, fitoi Medaljen e Artë, duke kërcyer 7.91 metra. Në këtë garë Smajlaj fitoi pas një konkurence të fortë me atletin serb, dhe me një diferencë shumë të vogël nga ai. Fakti që Smajlaj fitoi Medaljne e Artë, dhe bëri që në podiumin e nderit të ngrihej flamuri dhe të dëgjohej hymi i  Shqipërisë, bëri që të pranishmit serb në sallë të mos ndiheshin mirën. Kjo ishte medalja e dytë e artë që atleti ynë i kërcimit së gjati Izmir Smajlaj fiton brenda pak ditëve. Tre ditë më parë, ai fitoi Medaljen e Artë në Kampionatin Ballkanik në salla të mbyllura në Stamboll të Turqisë, duke u shpallur Kampion Ballakani duke kerkcyer 7.91m. Atleti Izmir Smalaj pas një jave do të konkurojë në Kampionatin Europian 2021, dhe i urojmë atji suksese. Një garë të sukseshme realizoi edhe atleti Frank Burraj në garën e 400 metrave. Ai zuri vendin e dytë, me vetëm 0.06 sekonda nga vendi i parë në të cilën u rendit romuni Robert Parge me 47.39, ndërsa Burraj realizoi kohën 47.45. Edhe Burraj ngriti lart flamurin e Shqipërisë. Pak ditë më parë atleti Franko Burraj në Kampionatin Ballkanik në salla të mbyllura në Stamboll të Turqise në garën e 400 metrave, u shpall kampion i Ballkanit duke arritur kohen 47sek. 

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, Beograd-Flamuri shqiptar, Franko Burraj, Izmir Smajlaj

MARKU MPOSHT NË WEMBLEY ARENA CHARLTON DHE FTON NË DYLUFTIM KAMPIONIN E BOTËS

February 20, 2021 by dgreca

-Lushnjari Florian Marku fiton me KO ndaj Rylan Charlton dhe fton në dyluftim Kampionin e Botës Conor Benn-/

NGA ALBANO KOLONJARI

Lushnjari Florian Marku shpreson se fitorja ndaj Charlton është mjaftueshme për ta bërë atë të dyluftojë me Kampioni e Botës Conor Benn. Por tani për tani kjo ndeshje duket larg realizimi të saj. Në mitikun Wembley Arena, Florin Marku fitoi dyluftimin me rivalin e Tij, anglezin Rylan Charlton. Marku pëlqeu të luftonte me vrull, gjë që e bënte atë emocionues në disa raste dhe “vdekjeprurës” ndaj rivalit të tij.Kur përdorte grushtat së bashku, Marku dukej shumë mirë, duke i dhënë Charlton disa kombinime scintillating. Sidoqoftë, Marku dukej më shumë se i lumtur në tre raundet e para, në të cilat ishte më lat se kundërshtari i tij. Kjo bëri që Marku të kalonte shumë nga koha e tij pranë litarëve duke biseduar, me sa duket në një mënyrë nënçmuese me Charlton. Por Marku paraqiti një dilemë, Charlton, i cili ishte përgjithmonë në këmbën e përparme, dhe shpesh në formë “balene” shtynte Markun pranë litarëve, nga frika e hapjes ndaj grushtave të rëndë të Markut. Gjatë dyluftimeve Marku ishte më i rrezikshëm. Dhe kjo u tregua shumë qartë në fund të raundit të katërt, kur një dorë e djathtë e rëndë tronditi Charlton pothuajse në gjëndje KO. Duke u tërhequr dhe i pambrojtur, Charlton u përpoq të qëndronte drejtë, ndërsa Marku e lidhi atë pranë litarëve, por ai nuk arriti të gjente një grushtim përfundimtar para se të binte zilja për të nxjerrë kundërshtarin e tij jashtë dyluftimit. Charlton u përmirsua mirë në raundin e pestë, dhe arriti të mbante presion ndaj Marku për tre minuta të plota. Megjithatë, Marku ndërsa përpiqej të mbante ritmin e tij dhe u kap në befasi, Charlton me një goditje të majtë e kapi Markun pastër në nofull dhe e rrëzoi në tapet. Ky moment ishte një inkurajim për Charlton që ai shkoi pas Markut në fillimin e raundit të shtatë, duke zhvilluar një dyluftim shumë të fortë. Marku e përfundoi raundin në stil, duke i dhënë një goditje të majtë dërrmuese Charlton që kishte këmbë të paqëndrueshme ndërsa ecte përsëri në cepin e tij. Charlton ishte rikuperuar mirë në fillim e raundit të tetë. Ai i mbijetoi një sulmi fillestar të Markut. Sidoqoftë, lushnjari i cili po kërkonte kohën e tij e gjeti atë dhe një tjetër goditje të djathtë dërrmuese e lëkundi Charltonin.Dhe, këtë herë, ai që shpëtoi Charltonit nga rrëzimi në tapet , ishte tranjeri i tij duke hedhur peshqirin, në ndërsa Charlton përpiqej më kot të luftonte.

“Hej Conor Benn, WILL NEVER FIGHT ME”, i thirri Marku rivalit të tij në pesha të lehta, i cili e shikonte dyluftimin në platformën “studio” të Sky Sports.

“Mos u bë budalla”, bërtiti Benn.

Benn duket disa hapa përpara Markut tani, por kjo nuk do ta ndalojë Markun të dëgjohet.

Ian John Lewis ishte arbitri.

***. 

Deklarata e Markut pas ndeshjes

ZOTI ESHT ME I MADHI ! 

JU FALENDEROJ TE GJITHVE NGA ZEMRA.

Si fillim, urime Rylan Charlton… nje boksier i forte dhe do dalesh me i forte nga kjo. Kthehu shendosh e mire prane familjes .Kam nje ekip shume te mire pas meje.Ne kete ndeshje kisha trajnerin tim te dashur George Armagos qe me njeh qe ne moshen 12 vjecare dhe ka qene gjithnje prane meje. Dua te falenderoj Clifton Mitchell i cili me mesoi shume gjera gjate stervitjes ne Derby, eshte nje trajner shume shume i mire. Dhe sigurisht dua te falenderoj personin qe rriti rezistencen time dhe e coi ate ne nje nivel tjeter Kirk gibbons . Ky eshte vetem fillimi. Shume dashuri per te gjithe ata qe besuan tek une…

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, Florian Marku, Mposht Charlton

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • …
  • 21
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT